Albspirit

Media/News/Publishing

Intervista/Serbia duhet paditur në Hagë, thirrja e Çerçiz Loloçit që sapo ka ribotuar, “Krime serbe në Kosovë”

Faleminderit kolegjit AAB në Prishtinë!

‘Me Xhaxhiun’/ Krimet serbe në Kosovë, flet publicisti Loloçi: Agresori shfaqet si viktimë dhe viktimat janë bërë agresorë

Thirrja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë e ka bërë të nxitojë për të ribotuar librin, që në vitin 1999 e pati shkruar me të ndjerin Agim Neza, e duke i ndryshuar titullin nga “Holokaust, dosje pa koment për krimet e Millisheviçit” në “Krime serbe në Kosovë”, ku rrëfehen të plotësuara me dëshmi të reja të shumë prej krimeve më makabre që Europa pa pas rënies së nazizmit. Për të na kujtuar se vetëm 20 vite më parë vëllezërit dhe motrat tona të pambrojtur u masakruan në mënyrat më ekstreme të mizorisë njerëzore; fëmijë që iu hiqeshin sytë apo që iu priteshin koka, gra që përdhunoheshin e vriteshin, gra shtatzana që vriteshin me fëmijët në bark, kamionë me kufoma të hedhura në lumë, batare që shkrepeshin mbi dhjetëra trupa që digjeshin, e fshiheshin që mos mbeteshin prova. Por megjithatë, prova ende ka sipas autorit të librit. Prova të mjaftueshme për ta paditur e cuar Serbinë në Hagë.
Për autorin e librit Çerçiz Loloçi, çuditërisht Serbia që ende nuk ka kërkuar ndjesë për krimet në Kosovë dhe që ka ende në poste drejtuese të shtetit të saj kriminelë të dokumentuar, është më përpara Shqipërisë në proceset e integrimit europian. Loloçi mendon se edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçië duhet thirrur në Hagë si ish-ministër i Millosheviçit.
Ndërkohë Çerçiz Loloçi shprehet se nuk ka gjetur dokumente për krime nga ana e krerëve të UÇK-së, edhe pse anëtarë të saj mund të kenë bërë krime të vogla, por që nuk ishin një strategji kriminale si ajo e gjithë shtetit serb.

Interviste e dhënë për RTSH1

Please follow and like us: