Dy figura botnore shqiptare: Gjergj Kastrioti dhe Imzot Pal Engjëlli
Fritz Radovani


Në Shqipninë plakë janë gurrat e lumejëve dhe të prrojeve, e janë edhe shpellat e errta të maleve tona ku edhe sot gurgullojnë vijat e pashterrshme të Gjakut të Shqiptarëve, e prap sot, nuk thirren “kufij” të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit! Janë shtatoret e Trimit të Krujës, të ngrituna nder shtetet ma të njohuna të globit, e prap ka nga tradhëtarët tanë që kërkojnë me e mohue e ndryshue historinë!
Aty janë pasuesit e Atij Burri që me shpaten e vet, i tha otomanëve: “Ndal… e jo, ma ndej”, dhe, po prap… mbi gjurmët e Tij, Shqiptarët vazhduen luftën per mbrojtjen e Lirisë së trojeve tona, e kur ua kerkoi Atdheu per Até dhane edhe jeten. E ku janë Varret e Tyne të bekueme!?
Ku janë bré, trojet e harrueme të Atyne Trimave që në vitin 1911 trandën Stambollin, e sot Emnat e Tyne nuk i gjen as nder librat e shkollave fillore?! Kush mundet me mohue Emnat e Atdhetarëve tanë që gati mbas 500 vjetësh, i thanë turqëve e malazezëve “shporruni këndej” në Hot dhe në Memorandumin e Gerçës, e sot këta Emna nuk përmenden fare tue fillue nga Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Palok Traboini, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Col Dedi i Selcës Këlmendit, Tomë Nika i Shkrelit, Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Martin Preka i Shkrelit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas, Bash Bajrami, Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. (Marrë nga Revista L.E.K.A. 1937).
Mohohen veprat e Don Nikollë Kaçorrit, At Mati Prennushit, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Bajram Currit e të sa e sa Heroj dhe Heroinave Shqiptare, që na nderuen me vepra emnin e Kastriotit… E t’ Imzot Pal Engjëllit!
A mundet me pasë Shqipnia histori pa Formulën e Pagzimit t’ Imzot Pal ENGJELLIT?! – Asnjëherë!
LAVDI FIGURAVE TË PAVDEKSHME TË HISTORISË SONË TË NDERUEME GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT DHE IMZOT PAL ENGJELLIT!…
Melbourne, 1 Qershor 2026.