Sadik Bejko: Ed Rama zhblloko situatën – largohu!
Shqipëria nuk të është asnjë gjysmë leku borxh.
Para 30 vjetësh me thonj të pistë emigranti të katapultuan (Soros) në pushtet.
Ministër, Kryebashkiak, tre-katër herë Kryeministër. Ramë, ti krijove perceptimin se në këtë vend je mbret. Sa more pushtetin për herë të katërt, urdhërove prishjen e mijëra ndërtimeve (bërë nën hundën lënde) anembanë vendit. Fadromat në Theth. Këtë s’e urdhëron, s’e guxon asnjë mbret. Veç një arrogant i prishur kryeneç.
Rama urdhëron (ky është perceptimi) të shiten Sazani, Zvërneci.
Rama i shkarkon ministrat si të zbrazësh plehrat. Rama nuk shkon për interpelancë në parlament. E poshtëron cilindo të zgjedhur. Shkarkon gjithë drejtorët e drejtorive në Bashkinë Vlorë. Mbron zv.kryeministren Balluku, nuk ia jep drejtësisë.
Shkurt. Rama e ka stërngarkuar veten me një mbipushtet që poshtëron ligjin, kushtetutën, poshtëron qytetarinë e vendit të vet.
Më shumë se kaq. Para tij në parti cilido duhet të ndihet plesht.
Protestat vunë pikën. I thanë ti e ke bllokuar këtë vend. Ti duhet të largohesh të zhbllokohet situata. Ti je një ordiner me pushtet. Ke zënë rrugën. Harrove atë se si dikur një emigranti të pistë i dhanë pushtet.
Largohu.
Ti gënjen, nuk çon në Europë. Asnjë vend europian sot që të thonë “shko në burg”, nuk të del në krahë.
Protesta do rrëzimin tënd si vizion, si estabilishment.
Je i konsumuar me gjithësej. Zhblloko vendin tënd, hapi rrugë Partisë Socialiste se i ke marrë frymën… e le pa frymë tërë këtë vend.
Një hero, një burrështeti si De Goli dha dorëheqje nga protestat. De Golii kish ardhur në pushtet si hero e jo me thonj të pistë, jo një emigrant për ibret që Nano e bëri ministër.
Shqipëria u zgjua.