Protesta madhështore, diaspora karvane automjetesh drejt Shqipërisë
Një kolonë automjetesh me flamuj kuqezi është nisur drejt Shqipërisë, teksa qytetarë nga diaspora pritet t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Tiranë.
Sipas pamjeve të publikuara, dhjetëra makina janë vendosur në autokolonë, ndërsa pjesëmarrësit po udhëtojnë nga vende të ndryshme të Europës për të marrë pjesë në tubimin e radhës në kryeqytet.
Shqiptarë të nisur nga Mbretëria e Bashkuar janë bashkuar gjatë rrugëtimit me bashkatdhetarë nga Franca, Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane, duke formuar një karvan të gjatë automjetesh drejt Shqipërisë.
Sipas organizatorëve, ky mobilizim synon të theksojë pjesëmarrjen e diasporës në zhvillimet politike në vend dhe lidhjen e saj me protestat që po vijojnë prej disa ditësh në Tiranë.
Protesta e paralajmëruar në kryeqytet vjen pas një serie tubimesh të zhvilluara në ditët e fundit, ku pjesëmarrësit kanë artikuluar kërkesa për ndryshime politike dhe largim të qeverisë.
https://noa.al/lajmi/2026/06/2594691.html