Albspirit

Media/News/Publishing

Jani Malo: SPROVË REBELIMI ME VETEN

Në rrugë plehra dhe plehra në kanale,

plehra në gjykata dhe në zyra plehra,

në shkolla plehra dhe plehra në protesta,

në pallate plehra dhe plehra në spitale

Me plehra ushqejmë dhe shpirtin dhe trupin,

në TV me plehra gajasemi përnatë,

flemë mes plehrash dhe dhjesim rehat,

kur bukë nuk kemi me pleh hamë turpin.

Me plehra vishemi, për pleh firmato vdesim,

zhvishemi në plehra dhe rripemi në diell,

mes plehrash pushojmë me çmimet në qiell,

prodhim bio kemi veç pordhët që shesim.

U puthëm mbi plehra, mbi plehra u shamë,

mes plehrash aq vite dhe qamë dhe qeshëm,

na dhjenë qeveritë, ne më shumë i deshëm,

për gjelat e majëplehut jetët i dhamë.