Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: E Premtja e QiArjes së Halleve

-fejton

Sot ishte ditë e premte! Ditë e shënuar me ligjin e Algoritmit Qeveritar si dita e QiArjes së Halleve të Popullit të Majtë!

Për dreq, ngaqë nuk kisha asnjë hall për të qiArë, bëra vizitën time të zakonshme për kujdesin e shëndetit tim mendor, tek pavioni Zero, përndryshe reparti i Psikiatrisë!

Me Doktor Kolecin, jam mik kahershëm, e ndajmë prej vitesh, të njëjtat probleme mendore!

Sa më pa, më tha: Prit pak sa të mbaroj me këtë radhën e gjatë të pacientëve!

Fillojnë dialogjet me doktorin e unë dëgjoj e mbaj në mendje!

Kisha një vend pune në ujësjellës, dua dy vende pune! Jo ore nuk i dua per tjerët i dua për vete! Pse të mos jem edhe Drejtor, edhe Vartës! Kështu marr dy rroga!-

Ti mor burrë -ia kthen psikologu,  je për ma nalt! Ja adresën e Ulsiut (Ulsi Manjës)

Një fshatar, i drobitur, që me zor mbahej në këmbë: Vij nga Roskoveci, janë problem trangujt se nuk rriten! Madje as nuk trashen! Kanë mbetur të veckël fare!

-Doktor Koleci: Në vend! Ja letrën e drejt e në takimin me Zeqinenë! Besoj do të jetë edhe Ministresha e Zarzavateve!

Nje plak me një kasketë, e kollare të palarë, nga ata që vinin nga koha e Qoftëlagurt Enver! -Kam nevojë,  -thotë të më spejgojë dikush si funskionon ekonomia katërkëndore kapitaliste në kohë e socializmit demokratik! Lutem shoku Doktor më zgjidh hallin! Se më çmendi gruaja në shtëpi!

Doktori: -Ore shoku, ti je fiks për të qiArë hallin tek doktori i Shkencave Ekonomike Taulant Balla!

-Ndërsa plotëson kartelën për tek Balla trupi na dridhet papritur! Zhurmë frenash Sinjale Policie! Një mesoburrë me zy sinjale policie! Një në krye, e një në sumë! Duke thirrur -“Stop! Stop! Stop! Policia e Rendit! Kontroll me dru shpinës e shpulla fytyrës!”

Me shpejtësi, të pazakontë për moshën, dr. Koleci i vë përpara syve zgjidhjen: -Ja letra! Vetëm ai rrezikziu i Ministrisë të Përbrendshme mund të kryejë punë! Ja letra për tek Besfort Lamllari! Mos u vono se e gjen në gjumë pastaj!

Me tu larguar hallexhiu i Lamllarit, me drita ndezur, hyn një zonjë me veshje tradicionale të grave të Kurveleshit: -Doktor shoh ëndërrra me një zezak të rrumbullakët, që vjen drejt meje gjithë ditën duke kënduar: Mbreti Diellë je Ti! Naltmadhëri! Naltmadhëri! Madje edhe natën!

-Ja letrën për tek Ministri i Kulturimit, z. Blendi Gonxhe! Është derman për ty! I çikë i shtrenjtë por nuk e turpëron psikiatrinë pellazge!

Dhe nuk mungonte në radhë edhe një grua që lëvizte herë pas herë me një tortë të madhe që sapo kishte filluar të shkrihej! Aroma e Tortës dhe djersëve të hallexhinjve që qiAnin hallet në derën e psikiatrit! Dallohej qartë shkrimi: Torta Belinda!

Këtu ndërhyra pa leje! E nxora zonjën nga radha e i shkrova dy gisht kartë: Ti zonjë e nderuar drejtoju tek zëvendësja e të Madhit! Belinda Balluku është Number One, për punë torte!

Ndërsa zonja niset në takim me Belën, mua sytë më mbesin tek pacienti i fundit! Sapo e thërret Koleci, ai fillon e gërthet: Pasqyra Besnike, Pasqyra Unike, Pasqyra Satelite,  Paketa detare e maleve, Paketa Kodrinore e fushave…

Boll! -i thotë doktori: -Ja të prenotoj, urgjent, takim me atë të Madhin fare se vetëm ai bën derman në këto raste! Ai është vetëm për rastet e rënda!

Pas kësaj, mua s’më mbetet asgjë tjetër veç të shtyj vizitën, pasi duhet të përcaktohet më parë: Jam rast i rëndë apo rast i zakonshëm!