Kozeta Zavalani: Me kurorë në krye
Me kurorë në kokë,
por me dashurinë në zemër,
qëndroj mes buzëqeshjeve
që lindën nga një vepër e mirë.
Një kurorë nuk të bën mbretëreshë
vetëm pse shkëlqen mbi flokë;
të bën mbretëreshë
kur di ta kthesh bukurinë
në mirësi,
famën në shërbim,
e duart në dhurim.
Xheni, mikja shpirtbukur,
që ka fituar kurora bukurie
e inteligjence në Prishtinë e Dubai,
sot kurorëzoi dashurinë.
Dhe kurora që më vendosi mua
ishte më shumë se një stoli
ishte një përqafim,
një bekim,
një kujtim i bukur
nga një ditë bamirësie.
Sepse, siç na mësoi Shën Tereza:
“Bej gjëra të vogla,
me dashuri të madhe”.
E kur dashuria bëhet vepër,
çdo zemër bëhet mbretëreshë.