Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë me flakadanë
Në ditën e 100-të të protestës kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës protestuesit të shumtë në numër u mblodhën në 7 shtator 2026 para godinës së Kryeministrisë si çdo natë.
Mijëra protestues paqësorë, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, denoncuan qeverisjen dhe kryeministrin Rama për aferta korruptive. Në këtë protestë merrnin pjesë shumë studentë, çka premton se ata do të jenë shumicë në ditët e ardhshme për të bërë ndryshimin.
Pas fjalimeve disa të rinj parakaluan përgjatë godinës me flakadanë. Ndërkohë vijoi më pas edhe marshimi i gjithë qytetarëve rreth Kryeministrisë në thirrjet: Ju erdhi fundi!