Duda Balje: UÇK na bashkon
Si çdo herë, edhe këtë herë do të jem në mbështetje të kauzës për UÇK-në.
Unë dhe komuniteti boshnjak do të jemi së bashku më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të marshuar në mbështetje të lirisë dhe çlirimtarëve.
UÇK na bashkon.
Sepse liria nuk është vetëm kujtim i së kaluarës ajo është vlerë që duhet ta mbrojmë dhe ta nderojmë gjithmonë. Sot qëndrojmë së bashku, me respekt, mirënjohje dhe zemër, në mbështetje të atyre që sakrifikuan për lirinë.