Ilmi Kasemi: Statuja e munguar për Hasan Tahsinin

Më gjeni një shqiptar me gjuhë e gjak, të që të ketë qenë në koto dyqind vite; filozof, filolog, astronom, matematicien, fizikant… si ai!
Më gjeni një tjetër që të ketë qenë mësuesi i Rindasve të kombësisë.
Më gjeni një patriot të alfabetit sovranist si Hoxha Tahsin.
Më gjeni një akademik universal si ai.
Dhe statuja e tij nuk është, as te Akademia, as te Universiteti Politeknik, as te Shkencat e Natyrës, as te ai Filologjik, as te shkolla nëntë vjeçare me emrin e tij.
Ai ishte klerik mysliman, por sjellja politike, artistike monumentalistike e jona është më myslimane se ai.
Më shtet anikonik “mysliman” nga ky yni, më “hoxhë” që nuk pranon apo dënon idhujtaritë nuk nuk ka.
Apo qe rektor i Universitetit të Stambollës!?
Po Gjergj Kastrioti, po Ismail Qamili, po Naimi… nga erdhën.
Të gjithë lindën këtu dhe ikën në Stamboll dhe të gjithë ishin këtu me dije e shpirt.
…
Ky bocet u realizua sot gjithë ditën, është në baltë në lartësinë 70 cm.
Është varianti i katërt, pas të parit të realizuar 40 vite më parë.
Figura në këtë kompozim e ka librin e hapur dhe libri i hapur ka simbolikën e dijeve të hapura të personazhit erudit.
Kështu ishte Hoxhë Tahsini, jo i dijeve të mbyllura sado gjeniale të jenë ato.
Ai ishte MËSUES.