Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: TETORI ROZË DHE 5 VEPRIME KONKRETE!

Në Tetorin Rozë nuk mjaftojnë fotot me fjongo rozë, postimet dhe videot.

Gratë që përballen me kancerin kanë nevojë për mbështetje reale.

Disa mendime nga unë si mund të ndihmosh një grua dhe një familje të një zonje që kalon këtë sëmundje.

1-Ndihmoje të kontrollet, paguaje një mamografi, një vizitë apo një analizë për dikë që nuk ka mundësi, ndihmoje nga ana psikologjike, sepse pas rënies së flokeve shume gra e vuajne pafund edhe paraqitjen e jashtme!

2-Ndihmoje me trajtimin, një kontribut për ilaçe, terapi, analiza apo shpenzime të tjera mund të bëjë diferencën!

3-Dhuro kohën tënde, shoqëroje në spital, qëndro pranë saj, dëgjoje.

Ndonjëherë prania vlen më shumë se çdo fjalë.

4-Mbështet familjen e nje zonje të prekur, një familje që përballet me sëmundjen ka nevojë për ushqime, transport, kujdes për fëmijët dhe ndihmë konkrete.

5-Bëj një vepër që vazhdon edhe pas tetorit, ndihmo një fondacion, një organizatë apo një rast konkret që mbështet gratë me kancer.

Dhe në fund mendimi im është:

Mos e mat mbështetjen me numrin e fotove që poston. Mate me atë që bëre për një grua që kishte vërtet nevojë.

Tetori Rozë nuk duhet të jetë muaj fjalësh.

Duhet të jetë muaj veprash.