Blerina Matraku: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje

Pas ditësh diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht për situatën e krijuar pas publikimit dhe shpërndarjes së një videoje intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.
Në një postim të gjatë, Matraku ka zgjedhur të flasë drejtpërdrejt për publikun, duke kërkuar falje për situatën dhe njëkohësisht duke bërë thirrje që videoja të mos shpërndahet më tej.
Ajo ka thënë se merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa thekson se privatësia e saj është cenuar.
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.
I drejtohem së pari publikut, ç’do individi, që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë…
Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.
Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd, por cenojnë gjithkënd dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e më me përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë, për besimin, që dikujt i dhashë në momentet me vulnerabël të jetës sime, besim i cili m’u përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për ç’do lot apo dhimbje të shkaktuar, gjë që do paguhet me drejtësi hyjnore.
Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia të cilat, sikur t’i paguaja me jetë.
Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik, pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me preteksin që lotët në sy, ishin lot gëzimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft”!
Mos shpërndani më…
Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerëzisht.
Dhimbja kërkon respekt.
Mjaft ju lutem.
Jam njeri, që më është cenuar privatësia…
Përulësisht Blerina Matraku.
Shpresoj ta përcjell mesazhin, sepse është shumë vështirë të kap fillin në këto momente.