Projekti i Zvërnecit/Jared Kushner i përgjigjet mediave amerikane: Toka u ble 230 mln euro, investimi mund të arrijë në 4 mld euro
Biznesmeni amerikan Jared Kushner ka reaguar përmes një deklaratë sqaruese ndaj shkrimeve të medieve amerikane lidhur me projektin turistik në Zvërnec, duke hedhur poshtë pretendimet se toka i është falur nga qeveria shqiptare apo se ka përfituar favore politike.
Kushner sqaroi se toka është blerë përmes një transaksioni privat nga partnerët e tij për shumën 230 milionë euro, çka sipas tij përbën një nga çmimet më të larta të paguara në rajon për pasuri të paluajtshme. Ai theksoi se interesimi për projektin ka nisur që në verën e vitit 2021 si qytetar privat dhe se aeroporti i Vlorës ishte miratuar nga autoritetet shqiptare përpara se ai të njihej me potencialin e zonës.
Në reagimin e tij, Kushner nëllimoi se projekti mund të arrijë një vlerë totale investimi prej rreth 4 miliardë eurosh, duke angazhuar kapital privat me qëllim zhvillimin e turizmit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ai shtoi se plani parashikon ruajtjen e standardeve më të larta mjedisore dhe biodiversitetit, ndërsa theksoi se iniciativa mbetet në pritje të miratimeve rregullatore nga institucionet shqiptare.