Ambasadori dhe senatorët amerikanë, takim me kreun e SPAK
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është pritur nga drejtuesi i institucionit, Klodian Braho.
Gjatë vizitës, ambasadori amerikan ka takuar edhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta. Wendt ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit amerikan dhe senatorë të Shteteve të Bashkuara.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me çështjet e diskutuara gjatë takimeve mes përfaqësuesve amerikanë dhe drejtuesve të institucioneve të drejtësisë shqiptare.