Sadik Bejko: SHQIPËRIA I VRISTE FEMRAT, TË BUKURAT
Në vitet ’30 në jetën civile të Shqipërisë hynë të bukurat, të shkolluarat femra. Ato po kërkonin afirmim, një vend ndryshe nga gruaja e traditës së ngulur shqiptare.
1. E shëndritshmja Sara Blloshmi përmendet si damë e lartë e shoqërisë së lartë të kohës.
Femra të tjera, më të reja, më të shkolluara, më fatale në bukuri e tragjicitet e ndoqën.
2. Beratsja Margarita Tutulani, bijë ministri, e bukur, e talentuar, atdhetare, antifashiste.
Vritet e masakrohet nga fashistët…
E vërtetë?
Deri më sot e vërteta e saj mbulohet nën pllakën e varrit: ku shkruhet: e masakruan në Gosë të Kavajës…
Margarita Tutulanin e donin dy të rinj shqiptarë Toska dhe Protopapa. Këta për të mos ia lënë njëri-tjetrit e dorëzuan te italianët… (mbase nuk kam të drejtë).
Diku në sfond dhe Ramiz Alia.
Një histori që pret nën pluhur të zbulohet.
3. Sabiha Kasimati, libohovite, e bukur, intelegjente, doktore e shkencave në biologji. Ka ndarë jetën fizikisht e shpirtërisht me Eqrem Çabejin. E përndjekur nga Sigurimi dhe… nga një armik personal: Enver Hoxha, bashkëstudenti i saj i Liceut Korçë.
U pushkatua pa gjyq, pa akuzë. U varros në një gropë të përbashkët me rreth 20 burra të pushkatuar.
4. Ramize Gjebreja… e fejuar e një prej krerëve më të lartë komunistë, e Nako Spiros. Në kulmin e luftës e degdisur në zonat e Jugut. Flinte në shpella dimërore. Nëse aty e vetmuar si infermiere partizane flirtoi me një burrë, komandantin trim himariotin e pashëm Zaho Koka, e pagoi me kokë. Ky i dashur para gjyqit partizan e shiti. Tha: unë nuk doja, më provokoi ajo, …
Dy burra e braktisën… e vranë.
5. Musine Kokalari, e lakmuar nga kushëriri i saj i largët E. Hoxha. Në një llidhje dhe me Ramadan Sokolin.
U burgos… vdiq me kancer pa njeri, pa familje në internim.
Nuk e di tjetër.
Ka qenë një kohë e egër kur të ishe vajzë e bukur dhe e ditur jetoje me qefin mbi kokë.
Shqipëria dikur i vriste gratë e bukura, gratë e ditura