Edi Rama, energji negative me lekët e taksapaguesve të vendit që drejton
Pajtim Lutaj
Edi Rama, energji negative me lekët e taksapaguesve të vendit që drejton. Vetëm 10,8% e popullit beson në shkencë.
Z. K/ministër, dinjiteti human i një personi fillon aty ku ndalon shfrytëzimi i vuajtjeve të tij. Humanizmi duhet te paraprijë çdo ambicje politike. Dhimbja njerzore kërkon përgjegjmëri e jo oportunizëm politikë.
Ngjarjet e fundit po konfirmojne se nuk jemi nje vend normal.
Kam vite që shkruaj se te ne Normalja është zëvendësuar nga Anormalja. E Vërteta nga Gënjeshtra. Drejtësia nga PaDrejtësia. Dituria nga Padituria, Aftësia nga Paaftësia. Koshienca nga SubKoshienca. Nderi nga Turpi. Paqja nga Lufta. Liria nga Burgu etj… etj…
Fatkeqësisht këto po vërtetohen edhe shkencërisht. Sondazhet e fundit nga më sëriozet në botë tregojnë se vetëm 10,8 % e shqiptarëve besojnë në shkencë. O zot🙏 ku besojnë 89%?
Për të ngushëlluar veten përdor shpesh thënien franceze “tel peuple, tel gouvernement= si është populli është qeveria”, por ndër vite nga eksperienca ime si Profesor i Angazhuar në jetën shoqërore, nga kontaktet e shumta që kam me Politikanë, Ministra, Deputetë, Drejtora… popullit tim i shkon.më shumë thënia “Si është Populli është Lideri”.
Populli yne ka 40 vjet tranzicion që udhëhiqet nga lider anormal.
Veprimet, fjalimet dhe vendimet e fundit të Liderit aktual nuk më kanë surprizuar, por më kanë shokuar, jam neveriitur se po përdor shëndetin e popullit për të ndenjur në pushtet.
PO, më erdhi për të vjellë të shoh k/ministrin të përdori shëndetin e popullit për përfitime politike. Humbjen e syrit të pacientit për kënaqësi narcisike. Përdorimin e taksave të mia për qetësinë e tij psiqike dhe shpërlarje truri.
Për shkak të profesionit tim të shenjtë, mjek oftalmolog dhe detyrës së profesorit të okulistikës e kam ndjekur rastin dhe ndjej detyre të sqaroj opinionin publik, familiarët e pacientit dhe vetë pacientin E. V. te cilit i uroje shërim të shpejtë:
***Trauma e syrit është e rëndë, plagë penetrante e syrit në sklerë në formë U-je me permasa 12×14 mm, shkaktuar nga trup i huaj prerës (metal? xham? kauçuk?). Ndihma e parë urgjente ështe dhënë në QSUT, operacioni është kryer nga kirurgia K.T. e assisistuar nga E.V. sipar protokollit: pastrim i siperfaqes të syrit, mbyllja e plagës sklerale, formimi i globit okular. Në një kohë të dytë nevojitet ndërhyrje per heqjen e trupit të huaj dhe pastrimi i syrit brenda.
Prognoza e shikimit varet nga demtimet që ka bëre trupi i huaj në Retinë dhe Nervin Optik.***
Operacioni është kryer në kushtet e terrorit psikologjik nga mediat dhe politikanë mjekë, të cilët kakarisnin si pula të lagura te dera e sallës operacionit jo për humanizëm por për përfitime politike.
Ndërsa kryeministri, drejtuesi i operacionit pseudohumanitar, si inspirues i propagandës fallco, autor i fasadës, i etur për vota të pamerituara, me sy të errur për pushtet kërkon qetësi publike duke bërë show, bënë veprime të pamoralshme, të pasinqerta, të paligjshme… me lekët e taksa paguesve:
Urdhëron, alarmon të gjitha strukturat e tij të fshehta (pushteti i tij paralel) dhe zyrtarë të gjejnë një avion sanitar, të çohet jashtë me urgjencë për t’u trajtuar në Itali.
Kjo është shkelje e të gjitha normave, protokolleve dhe ligjeve te shkruara.
Rasti nuk përbën urgjencë jetike, nuk ka vështirësi lëvizje, edhe Syri nuk ka urgjence për operacionin e dytë.
Athere:
Përse Avion Sanitar me assistencë mjekësore? Kur pacienti mund të ikte me linjë normale?
Përse në Itali? kur shumë mirë mund të operohej në Shqipëri. Kur në QSUT vdesin përditë pacientë nga mungesa e shërbimeve.
Përse vendimi u mor nga politika? (Një nga arsyet e shkatërrimit të shëndetësisë dhe falimentimit të QSUT është se vendimmarrja iu hoq mjekut dhe ju dha administrarës).
Përse prezenca e k/ministrit në Rinas? Waaauuu coup de pub🤮 mburrje primitive, … në Itali e çova uuuunë, shpenzimet do i heqi shteti… çfare donte të thoshte Edi Rama, çfarë mesazhi i dha popullit që ka 4 muaj po proteston kundër politikave të tij? Çfarë mesazhi u dha pacientëve në nevojë? Oreee në fund të fundit çfarë mesazhi u dha protestuesve? Vazhdoni konfrontimet me policinë se po u plagosët do ju çoj unë për kurim jashtë me lekët e shtetit!
Ja pra ky është realiteti aktual, kjo është katastrofa që po i ndodh këtij vendi ku Normalja është zëvendësuar nga Anormalja.
Ku protestat masive dhe paqësore, humbën përfaqlsinë e munguar dhe shpejt ia lanë vendin dhunuesve, Antifasho dhe Black Blocs… që po djegin vendin.
Ku studentët, petagogët dhe profesorët dirigjohen nga organizata të dyshimta, pa orientime të qarta. Ditën që duhesh të mbështesnin ndryshimin historik, studentët e Serbisë për të rrëzuar pasardhësin e Millosheviçit, u turbulluan me grupet dhunuese të protestës në Tiranë.
Thirrje studentëve, petagogëve dhe profesoratit të organizohemi për zgjidhje politike.