Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Rexhvelaj: Babë…

Më tha nji plakë diku në katund,
afër nji kishe ishte ulë,
se këto ditë bien perdet e dy botëve.

Më tha babë,
nji plakë që mundem me të pa,
me të gjetë mundem diku mes lutjeve.

Më tha babë,
se nuk ka randësi lutja,
as si mysliman, as si kristian,
veç lutu, bijë, për shpirtin e tatës tand.
E ke me e gjetë
në nji flutur a nji lule
të çelun pa takt,
diku në cep të vorreve,
atje larg…

Babë, më tha nji plakë,
se sonte mundem me të pa në andërr.
E s’di tash,
a me u shtri a me pritë,
s’di a vjen edhe ti
si krejt bota tjetër
në këtë natë ‘shumash’.

Babë, hajde sonte,
pashë hatrin e Zotit,
pashë mallin tem, pashë…