Albspirit

Media/News/Publishing

Nёse problemi ёshtё 2008, problemi ёshtё proporcionali!


Artan Xh. DUKA

Jo rastёsisht, proporcionali kombёtar me lista tё hapura (PKLH) po bёn bashkё si tё vjetrёn qё po i vjen “fundi” ashtu edhe rininё e “revolucionit” qё do i bёjё “gjёmёn” asaj. Koha tregoi se proporcionali ёshtё pasiguri, frikё e mungesё respekti ndaj votuesit qё nё thelb ёshtё mungesё besimi tek vetvetja si politikё. Ndёrkohё, “qoftlargu” mazhoritar ballё pёr ballё, tregon si respekt ndaj votuesit e besim tek vota e tij ashtu edhe besim tek vetvetja si politikё.

Nёse proporcionali mban “Asin” nёn mёngё e mazhoritari tregon tё gjitha “letrat” nё tavolinё atёhere i bie qё “revolucioni” nuk synoka veçse “rrotacion” e “klonim” tё sё vjetrёs. Nuk duan tё shkundin sistemin por tё struken atje e kapin edhe ata ca karrike me privilegje pafund. I bёn bashkё tundimi i pushtetit e dyshimi ndaj votuesit ndaj preferojnё proporcionalin qё garanton mbijetesё. Janё “kopje” e “origjinalit”, njёlloj prapashtese e BeRamёs qё vandalizmin rrugёve e paraqesin si argument e presin solidarizim(!) ndaj dhe nuk kanё gjё nё “torbё”! Paradoksalisht i tromaksen mazhoritarit ndёrkohё qё mund tё bien nё sy e tё votohen vetёm nёse zotohen pёr tё!    

Avazi i proporcionalit

Pёrpara 2008 sistemi zgjedhor nuk ishte proporcional por mazhoritar e nёse bie 2008, bie edhe proporcionali . Reforma zgjedhore duhet tё hapё “lojёn” ndaj cdo sistemi e lyp referendum. Nga i mёparshmi (a) mazhoritar i plotёsuar me proporcional kombёtar, (b) sistemi STV irlandez, ai (c) proporcional etj.  

PKLH fut “ujё” e do tё ishte “2008 e Dytё”; tentativa e rradhёs e politikёs pёr tё garantuar vijimёsi tё abuzimit e privilegjeve pёrmes “kolektivizimit” tё votёs nga syresh qё hymnizojnё “privatizimin” si shkop magjik.   

Vota e bёn “aksioner” qytetarin nё politikё. Me tё ai “blen” deputetin qё e pёrfaqёson por nё rastin e PKLH, sistemi e “kolektivizon” votёn nё kurriz tё pёrkatёsisё “territoriale”. Deputeti ёshtё i gjithkujt e askujt njёkohёsisht teksa del me “thёrrime” votash tё mbledhura nga Vermoshi nё Konispol. “Tapinё” mbi deputetin e kanё tё gjithё dhe askush njёkohёsisht, njёlloj si prona publike e tё gjithёve dhe askujt njёkohёsisht dhe kjo deformon llogari-dhёnien nё demokraci!   

Ky “kolektivizim” vote ushqen karshillёk e arrogancё politike sikurse edhe indiferentizёm, apati e fatalitet qytetar. Qytetari humb interesin e nuk ia var politikёs, fushatat zgjedhore nuk “ndezin” si mё parё, ai e kupton se vota nuk vlen mё e kjo zbeh dhe besimin tek e ardhmja.

Shqiptarёt ikin jo thjesht se qeveris Rama por edhe se opozita qё duhet tё jetё simbol shprese ёshtё akoma mё e pashpresё e simbol qoftёlargu, sikurse edhe vetё “revolucioni” po katandiset nё rrotacion pёr privilegje pushteti dhe pёr t’i “vёnё kapak”, edhe vota “nuk pi mё ujё”!

Deputet nё hava

Tё gjitha sistemet zgjedhore janё demokratike por pёrzgjedhja varet nga rrethanat e mё pas duhet “noterizuar” me referendum.  

Proporcionali kombёtar mundёson “ylber” mё tё madh politik e partiak nё Kuvёnd. I jep epёrsi lidhjes qytetar-parti pёrkundrejt asaj qytetar-deputet (mazhoritari) aq sa ndonjёherё Kuvёndi ngjason me njё “Kombёtare” me lojtarё deri edhe nga bota qё nuk i njeh kush, ndёrkohё qё vёndalinjtё, ata qё ngjallin entuziazёm se janё njёsh me komunitetin, shpёrfillen.    

Proporcionali zbeh parimin e “territoriales” me deputetin qё nuk arrin tё pёrfaqёsojё realisht interesat e veçanta tё komunitetit nё Kuvёnd. Deputeti “Proporcional” ёshtё mё larg halleve tё terrenit pёrkundrejt atij “Mazhoritar”. Futja me “thёrrime” votash andej-kёndej nё Kuvёnd nuk e bёn atё njё “ambasador” tё mirё pёr komunitetin me tё cilin nuk ndan tё pёrditshmen sepse e ka adresёn tjetёrkund.

Ky lloj deputeti nuk ka “valencё” pёrfaqёsimi lokale, ёshtё “elektron” i lirё nё Kuvёnd i paatashuar nё ndonjё “atom” territorial (qytet apo rreth) dhe si i tillё mbetet deputet me karrike por pa “bythё” pёr t’u ulur atje pёrballё sfidёs pёr tё pёrfaqёsuar si duhet tё gjithё qё e votojnё.  

Pushteti lokal e kryetari Bashkisё, sado tё zotё, kanё “çelsat e kashtёs” ndёrkohё qё njё deputet zone “mazhoritar”, pёrveçse di çfarё flet se jeton pёrditё atje, ka edhe gjёra nё dorё. Nga dalja nga rrjeshti e vota kundёr, bashkimi i votёs nё mocion mosbesimi etj; nuk stepet sepse “bosi” nuk ёshtё kryetari i partisё por votuesi.    

Nuk bёn qё pёr njё kryetar bashkie me “çelsa kashte nё dorё” tё pёrdoret mazhoritari e pёr deputetin qё realisht ka “çelsa” qё hapin dyer pёr komunitetin, tё pёrdoret proporcionali qё pjell deputet nё “hava”!

PKLH bart plot vёshtirёsi fuksionale e organizative. Logjistika zgjedhore ёshtё “mamuthiane” sepse me dhjetra parti, pa llogaritur tё pavarurit, do tё ofrojnё secila listat me kandidatё dhe votuesi ka pёrballё njё “libёr” me emra ku duhet zgjedhur jo vetёm mes partive por edhe mes brёnda sё njёjtёs parti.

Numёrimi do tё jetё “pёlhurё penelope” nё pritje tё rezultateve nga gjithё vёndi. Kjo mund tё provokojё dyshime, mosbesime, sfida ligjore, protesta shesheve etj, njё zallamahi qё pёrbalt proçesin e “lё litarin jashtё” me pasoja nё kohezionin shoqёror e normalitetin demokratik.

Edhe nёse njё kandidat vёndali ёshtё popullor nё zonё, boll njё “elitar” atje nё Tiranё tё mbledhё “thёrrime” votash nga tё katra anёt mё shumё se ai qё t’i zёrё atij karriken nё Kuvёnd duke lёnё tё pagojё banorёt e asaj zone qё ai vetё nuk ia ka haberin nga bie.

Nisur nga “deti” i emrave nё rang kombёtar, njё fushatё zgjedhore e PKLH do tё ishte njё kakofoni e zallamahi mediatike. Massmedia e rrjetet sociale do tё pёshtjellonin pandalesё dhe kufiri mes fakteve e sajesave do tё zbehej me ndikim nё vendimarrjen zgjedhore. Produkti i kёsaj fushate do tё ishte njё Kuvёnd “ylber” alla “njёri gozhdёs, tjetri patkoit” me deputetё “tёrhiq e mos kёput” me protagonizёm fals pёr “klikime” e “like” nё internet.  

Vetё shumicat kuvёndore rrezikojnё tё jenё tё brishta e “recet” pёr paqёndrueshmёri qeverisёse me kosto nё normalitetin demokratik e xhepin qytetar qё zbrazet fushatave zgjedhore. Politika e qeverisja do tё humbin mё tej identitet dhe tё “tё kapim çfarё tё kapim” do tё bёhet normё.

Njё Kuvёnd ku askush nuk di kё pёrfaqёson realisht do tё binte ndesh me parimin kushtetues tё sё drejtёs sё pёrfaqёsimit ndaj qё ajo tё respektohet nevojitet njё sistem zgjedhor qё barazpeshon pluralizmin “proporcional” me pёrfaqёsimin “mazhoritar”.

Nёse vijohet me Proporcionalin, atёhere pёr t’a demokratizuar e bёrё mё dinjitoz Kuvёndin nevojitet njё Proporcional Rajonal me Lista tё Hapura. Pёrtej kusureve, ai mundёson disi pluralizёm partiak e lidhje tё deputetit mё rajonin, logjistikё zgjedhore mё pak tё ndёrlikuar, ruajtje sadopak tё kohezionit partiak etj.

Dhe nёse deputeti me ligj nuk ka mё privilegje, rrogё, pension etj qё i bёjnё karshillёk qytetarit, nёse ai ka si adresё banimi rajonin ku votohet, nёse nuk ka imunitet ndaj ligjit jashtё asaj salle etj, atёhere edhe njё deputet “liste” fare mirё mund tё jetё njё “misionar”; i futet politikёs pёr tё bёrё mirё e lёnё emёr tё mirё dhe jo pёr t’u pasuruar, punёsuar pёr jetё apo abuzuar sikundёr ndodh shpesh sot.

Mё shumё se individёt e “fortё”, demokracinё e shtetin ligjor e rrezikojnё partitё e “forta” qё nё vetvete prodhojnё individё tё “fortё” qё kanё partinё pas e nuk ua ndjen pёr SPAK e dekriminalizim.

Mazhoritar-Plus

Çёshtja nuk shtrohet nёse duhet mazhoritari por si duhet pёrsosur ai. Nga futja e balotazhit qё garanton kohezion social e shmang merak vote, ndёrprerja e financimit buxhetor pёr fushatat – reduktim nё mitingje sallave tё mbyllura, seri debatesh etj, barazia nё median publike, kandidimin atje ku banon – Rama nё Surrel e Berisha tek Kryeministria, çpolitizimi i trupёs zgjedhore, zhveshja e deputetit nga privilegjet e tepruara, kufizimin e mandateve, plotёsimin me proporcional kombёtar pёr partitё pёr tё barazpeshuar stabilitetin qeverisёs me pluralizmin nё Kuvёnd etj.  

Njё tjetёr sistem zgjedhor ёshtё edhe ai STV irlandez ku votohet nё rajone dhe votuesi voton pa merak pёr sa kandidatё qё dёshiron sipas njё preference qё mё pas pёrllogaritet pёr fituesit nё atё zonё.

Pavarёsisht sistemit qё pёrzgjidhet, fjalёn e fundit duhet t’a thotё referendumi. Pyetja nuk duhet tё jetё “a jeni po apo jo dakort” me “sistemin” e pёrzgjedhur paraprakisht nga politika por “cilin sistem preferoni” pёr mё tej.

Vota ёshtё gur themeli e reforma zgjedhore nuk bёn tё jetё “mёlçi qё i varen ujkut nё qafё”. Politika ёshtё nё konflikt interesi me sistemin zgjedhor dhe njёlloj si Kodin Penal nuk e vulosin shkelёsit e ligjit apo tё burgosurit, edhe sistemin zgjedhor duhet t’a vulosё referendumi dhe jo politika “xhepiste” qё vjedh gjithshka nga vota, prona (7501) etj. 

Me 2008 u prek fundi ndaj dhe zgjidhja shkon pёrtej proporcionalit. Mazhoritari afron politikёn tek qytetari, e bёn tё prekshme atё (kandidatёt e zonёs), interesante, emocionuese e gjithёpёrfshirёse duke e shndёrruar politikёn nё “sport” ku votuesi pёrjeton emocione sepse luan edhe vetё atje me votёn e tij. Ai nxit pjesmarrje aktive nё fushatё e masivitet nё votime ndryshe nga sot e kjo rrit vetvetiu edhe besimin e shpresёn tek e ardhmja tashmё qё qytetari ka “gurin e arrёn nё dorё”.

Mazhoritari, si “muzikё” pёr veshin e votuesit, ёshtё shansi i vetёm pёr ata nё shesh tё vijnё nё pushtet. Tё paktёn njёherё nё jetё çdokush, pavarёsisht bindjeve ideologjike, do tё votojё atё parti qё i jep “çelsin” dhe e bёn “zot shtёpie” falё votёs sё ka.

“Revolucioni” i dhunёs nuk i shpie kund; edhe nё Sёrbi, qё e sjellin si krahasim, nuk u dogj gjё dhe rrotacioni erdhi me votё ndaj preçedenti i dhunёs pёr pushtet nuk duhet tё normalizohet. Me dhunёn humbim imazh si vёnd e vuajmё tё gjithё si shoqёri dhe pikё fiton vetёm e vjetra. Revolucioni qё na duhet nuk ёshtё molotovi e tulla por rikthimi i mazhoritarit! Ai po e shkund sistemin nё themel!