Albspirit

Media/News/Publishing

Ruzhdi Gole: NGJIZJE

Secili nga ne plagosur në gisht,
për fajet tona
gishtin ia cytim tjetrit,
zjarret djegin gjithçka
nga jona
me mund
në çdo sakrificë
rrethuar nga
vetja

as vetja ndoshta më nuk jemi.

I kujt është atdheu,
në mos i yni?

Ai ende gjallë
na afrohet na ikën,
ndërkohë
ne pak
ia ndijmë drithërimat,
të gjithë brohoritës.

Kush janë humbësit?

Për fajet tona
gishtin ia cytim tjetrit,

as vetja ndoshta më nuk jemi.

I kujt është atdheu
në mos i yni?!…