Albspirit

Media/News/Publishing

Doli nga shtypi numri i ri i revistës “MALËSIA”

Këto ditë doli nga shtypi, nr 12 i revistës “MALËSIA”, revistë për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore që botohet në Podgoricë nga SHOQATA PËR KULTURË DHE ÇËSHTJE SHOQËRORE “MALËSIA”.

Kryeredaktori i revistës është Nikë Gashaj, politolog dhe aktualisht këshilltari i Avokatit të Popullit në Mal të Zi, ndërsa redaktor gjuhësor prof. dr. Shaban Sinani. Këshilli botues i kësaj reviste përbëhet nga emra të njohur të studiuesve dhe gjuhëtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë, etj.

 

Përmbledhja e artikujve të botuar

 

KULTURË

  1. Prof. dr. Valter MEMISHA, Drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë; “Rreth pasurisë leksikore të veprës së PjetërBudit, perms Fjalorit të Kolë Ashtës”.
  2. Prof.dr. Zeqirja NEZIRI, Universiteti i Shkupit dhe Prof.asoc. dr. Merita BRUCI, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë: “Pjetër Budi dhe Jakopone da Todi: Dy poetë në përqasje”.
  3. Prof.dr. Fatbardha HOXHA, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”: “Ndihmesa e shkrimtarëve të Rilindjes në përafrimin letrar të shqipes”.
  4. Prof.dr. Faredin SHABANI, Universiteti i Prizrenit: “Aspekte historiko-politike të zhvillimit të alfabetit shqip deri në vitin 1879”.
  5. Prof.dr. Shefkije ISLAMAJ, Instituti Albanologjik i Prishtinës: “Shqipja standard dhe dialektet e shqipes sot”.
  6. Prof.dr. Shpresa HOXHA, Universiteti i Prishtinës: “Ballafaqimi i termave të ekonomisë anglisht – shqip”.
  7. Prof.dr. Josip MITA, Universiteti i Kalabrisë: “Gjuha si objekt i natyrës dhe mësimdhënia e sintaksës në shkollë”.
  8. Prof.dr. Anton Nikë BERISHA, Universiteti i Kalabrisë: “Vepra e Anton Çettës përligj dhe ndriçon rrënjët tona dhe botën tone”.
  9. Prof.dr. Shaban SINANI, Akademia e Shkencave e Shqipërisë: “Dy ungjijtë më të vjetër të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë”.
  10. Prof.dr. Ardian KYÇYKU, Universiteti Rumun i Shkencave dhe i Arteve “Gheorghe Cristea”, Bukuresht, Rumani: “Strabizmi i anijes dhe i gjumit” (Disa fjalë për artin e Arian Lekës).
  11. Prof.dr. Eris RUSI, Universiteti i Korçës Fan S. Noli: “Dy novela të Kasëm Trebeshinës ndërmjet reales dhe imagjinares”.
  12. Mr. Melihate ZEQIRI (Prishtinë): “Prurjet leksikore në fushën e kuzhinës”.

 

HISTORI

Akademik Muzafer KORKUTI, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: “Në rrugën e zgjidhjes së një hipoteze”; (Në dritën e të dhënave të toponimisë e antroponimisë).

Prof.dr. Lush CULAJ, Instituti Albanologjik i Prishtinës: “Trajtimi i vrasjes së Gjeçovit në parlamentin shqiptar”.

Prof.asoc. dr. Edmond MALAJ, Qendra e StudimeveAlbanologjike, Tiranë: “Kulti i Shën Gjon Vladimirit te shqiptarët sot”.

Dr.Paulin MARKU, Qendra e StudimeveAlbanologjike, Tiranë: “Kryengritja shqiptare antiosmane në vilajetin e Shkodrës dhe të Kosovës” (1909-1911).

Dr.Kastriot MARKU, Milano – Itali: “Ipeshkvia e Arbnit – gjurmë në një shteg kërkimesh”.

 

ÇËSHTJE SHOQËRORE

Prof.dr. Mustafa IBRAHIMI, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë: “Portreti i Nënë Terezës në pullat postare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”.

 

RECENSIONE

Dr. Ismail DODA Tivar –Krajë, Ruzhdi Ushaku: “Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit”.

Prof.dr. Rusana HRISTOVA – BEJLERI, Universiteti i Sofjes: “Ngjallja shkencore të një vepre të vyer gjuhësore shqiptare në gjuhën bullgare”.

Prof.dr. Shaban SINANI, Akademia e Shkencave e Shqipërisë: “Prestigji i individit si prestigj gjuhësor”.

Prof.dr. Gianni Antonio PALUMBO Bari, Itali: “Prani mitologjike – totemike dhe kujtesë rapsodish shqiptare”.

NEKROLOGJI, Nikë GASHAJ, Podgoricë: In memorian, ndahet nga jeta prof. Riza Rexha (1935-2016).

Please follow and like us: