Albspirit

Media/News/Publishing

Ish- kryeministri Meksi kujton Ylli Popën: Humbëm një njeri të madh

Njëri nga njerëzit e afërt të akademikut Ylli Popa, ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Në një lidhje telefonike për Report Tv tregon njohjen, sfidat, diskutimet dhe takimet e fundit me profesorin dhe mjekun e njohur, që ndërroi jetë pasditen e djeshme.

Aleksandër Meksi shprehet se Ylli Popa ka qenë një nga intelektualët më të shquar të Shqipërisë, që krijoi shkollën e Kardiologjisë, ngriti Akademinë e Shkencave, kontribuoi në demokratizimin e Shqipërisë por mbi të gjitha ishte edhe një njeri me zemër të madhe.

Zoti Meksi si e kujtoni akademikun Ylli Popa?

Tani, pasi mora lajmin po u bëja një mesazh të afërmve të tij, është një humbje e madhe. Ylli është një ndër themeluesit e Kardiologjisë shqiptare. E kam vlerësuar si një ndër intelektualët më të shquar shqiptarë, një njeri me zemër të madhe. Një ndër profesorët më të mirë shqiptar, i cili ka krijuar një shkollë të vërtetë të Kardiologjisë.  Ishte mbi të gjitha njeri, dhe realisht humbëm një njeri të madh, por sikur dihet jeta i ka këto.

Si e konsideroni rolin e tij pas viteve ’90?

E kam konsideruar si një njeri që ka kontribuar në demokratizimin e Shqipërisë. Në vitet e diktaturës kam lexuar libra që ndaheshin nën dorë nga Ylli Popa. Një personalitet i madh, nuk kam dëgjuar ti bëjnë vërejtje.

Nëse do të kujtonit një moment që do ta ndanit me…

Ishte një person që i duhej Shqipërisë, punoi dhe drejtoi dhe u bë kryetar i Akademisë së Shkencave sepse e meritonte. Ishte një person i ekuilibruar që mund të përballonte sfidat. E kam takuar disa herë kohët e fundit, një njeri i sjellshëm, i urtë. Nuk kam pasur rastin të jem pacient i tij, por i nxënësve të tij, por kam dëgjuar fjalët më të mira.

Si do ta vlerësonit rolin e Popës te Akademia e Shkencave?

Akademia ka fatin e keq të drejtohet nga njerëz që nuk kanë lidhje me shkencën, por ai mundi të siguronte mbijetesën e Akademisë së Shkencave, me ikjen e tij ato u shpartalluan.

A keni pasur kontakte si duhet të funksiononte Akademia e Shkencave?

Akademia vazhdon që të drejtohet nga njerëz që nuk kanë lidhje me shkencën.

Please follow and like us: