Anëtarja e Kryesisë së PD në Fier: E bëtë “dobiçin”, e hodhët në ferrë dhe tani na tregoni përralla
Demokratja Enkelejda Veliu ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi, ku dy prej votave ishin nga Partia Demokratike.
KOMENTI I VELIUT
E bëtë “dobiçin”, e hodhët në ferrë dhe tani na tregoni përralla. Dy apo tre…?!
Turp…për çdo votë të marrë nga ne!
Turp, për çdo votë të demokratit të palëkundur, që u gdhi stolave në çadër!
Turp, për çdo votë të numëruar dhe mbrojtur me shpirt…!
Jazëk ju qoftë, çdo votë e atyre demokratëve të varfër, që refuzuan thesin e miellit…
Besuam tek ju besëshkelur, bukëshkelur, ballukëlëpirës…
Ishaim gati të bënim dhe më shumë….ne
Jeni gati të bëni edhe më shumë, ju .. Gjithçka ka lidhje me shitjen … Nderin e hëngrët me bukë
Dinjiteti ka prerë gojën… 43 sa e mbyll sytë e bëtë 40.. Kaq shpejt….??
U deshën vetëm pak minuta… dhe iu shkelët, me këpucët e zhytura në mut, mbi votat tona..