Albspirit

Media/News/Publishing

Boksieri Luan Krasniqi takohet me kancelaren Merkel

Shqiptari Luan Krasniqi, Ish-kampioni i Evropës në boks, është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

Krasniqi gjithashtu e ka falënderuar Merkelin për ndihmën ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.

“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, sëbashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë. Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Please follow and like us: