Gëzim Mekuli: Erdogani, Serbia dhe shqiptarët
Si nga perëndimi e poashtu edhe nga lindja, Serbia, në Ballkan, është kthyer në thithësen më të madhe të investimeve. Ky shtet, që vrau mbi 20.000 shqiptarë, që dogji e shkatëroj më shumë se 60% të të mirave materiale, dhe që dhunoj seksualisht mbi 2.000 gra shqiptare, është duke u kthyer me hapa të shpejtë si fituese politike dhe ekonomike në politikën Euro-atlantike.
Vetëm dje Turqia e Erdoganit, mikut të Hashim Thacit e të Edi Ramës, arriti një marrëveshje prej 1 miliardë euro për ringjalljen e ekonomisë serbe, pra të ringjalljes së politikave serbe. Në anën tjetër Rusia ka investuar mbi 2 miliardë euro në modernizimin e flotës ajrore serbe si dhe në infrastrukturën e saj ushtarake. Gjermania, Italia, SHBA dhe Franca, janë po ashtu prezente në gjeo-politikën serbe. Kuvajti dhe Arabia Saudite, po ashtu….
Serbia arriti të ruajë flamurin, gjuhën dhe teritorin serb. Ajo u rikthye fuqishëm edhe në arenën sportive, apo jo?
Ku janë shqiptarët sot?
Shqiptarët “me sukses” themeluan Gjykatën Speciale. Jo për të akuzuar Serbinë për vrasjet dhe shkatërrimet masive, por për të dënuar dhe për të akuzuar vetëvehten.
Shqiptarët poashtu, me sukses, po ngrisin akuza për terorizëm dhe për vrasje. Por jo akuza kundër terorizmit serb por kundër njëri-tjetrit!
Dhe jo vetëm kaq: Shqiptarët po akuzojnë shoqi-shonë për vrasje, dhunime e për cenim të dinjitetit njerëzor, e jo Serbinë?!
Akuza, gjykime, bastisje, burgosje, paraburgime, hetuesi, vrasje, ofendime, artikuj gazetaresk, analiza “të pavarura”, “filma dokumentarë”, lajme, lajme dhe vetëm lajme po prodhojnë e po nisin shqiptarët: Por jo kundër Serbisë, por kundër njëri-tjetrit. Për ta lodhur e për ta shkatëruar shqiptarin “tjetër”:për ta frikësuar mendimin tjetër, për ta shporrur opozitën nga skena politike.
Gjeo-politika ballkanike po pëson ndryshime dhe kthesa “të paparallogaritura”.
Faktori shqiptar, gjeo-politika e tij, si pasojë e mentalitetit lokalist dhe duke u bazuar në politikën e kaubojsve të shekullit XVIII, po pëson prapakthim tragjik.
Invesime ekonomike nga përëndimi e nga lindja ka! Turqia ndërton xhamia! Italia Kisha! Edhe furra buke dhe organizata humanitare po ndërton orienti dhe oksidenti. Dikush dhuron nja pesë a gjashtë makina për policinë e Kosovës dhe media publike e pushtetit e bën kryelajm. Dikush dhuron dorëza higjienike e aparate për reparte të gjinekologjisë, që arrijnë shumën e drekave dhe darkave të pushtetarëve të Kosovës, e pushteti e bën lajm të javës e lajm të ditës.
Shqiptarët janë para kapitulimit edhe në aspektin social dhe kulturor, përpos atij politik dhe ekonomik. Identiteti është zbehur. Gjuha është kthyer në nivelin e epokës së perandorisë osmane. Flamuri kombëtar është kthyer në objekt tallës dhe shpesh është kthyer në sherr dhe në problem përdorimi i tij në publik.
Media shqipe është vetëm përkthyese e lajmit serb, turk, anglez e gjerman. Këto media akuzojnë “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë, e s’kanë guxim të akuzojnë të keqen e krimin para hundës së vet!? S’ka prodhime! S’ka investime! S’ka kulturë! S’ka ekonomi! S’ka! S’ka! S’ka!
E, Hashim Thacci fajëson “miqtë ndërkombëtarë”