Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Kuvendi nuk mund të jetë më mejhane

Kryeministri, Edi Rama, apeloi opozitën të bëhet më e përgjegjshme dhe të futet në hullinë e zbatimit të rregullave. Në mbyllje të seancës, Rama tha se Kuvendi do të funksionojë në bazë të rregullores do apo nuk do PD apo LSI, ku kësaj të fundit iu referua si motra e përbashkët. Kryeministri u kujdes të nënvizonte se Parlamenti si mejhane apo klub te dehurish ka vdekur në 25 qershor.

Rama: Nuk po ja dalim dot që të arrijmë në momentin që opozita të bindet që parlamenti nuk mund te jete klub të dehurish siç ishte katër vjet ka vdekur në 25 qershor. Ky parlament i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit funksionon në bazë të rregullave të shkruara bashkarisht, të miratuara bashkarisht. Me përfshirjen nga ana jonë kur erdhëm në qeveri dhe ishim shumicë të një rregulli që kurrë nuk na u njoh kur ishim opozitë që sa herë flet kryetari i shumicës aq herë e merr fjalën kryetari i opozitës me të njëjtin minutazh dhe mbi bazën e këtyre rregullave ky parlament kan nisur të funksionojë dhe do të vazhdojë të funksionojë do apo nuk do PD bashkë me motrën tonë të përbashkët LSI. Do apo nuk do kushdo që qoftë ca për fajin e vet, ca për përgjegjësinë tonë u mësua me parlamentin mejhane ku merrej fjala, flitej në hava jashtë çdo lloj norme dhe rregulli të shkruar bashkarisht.Si i bëhet që opozita ta kuptojë këtë gjë një orë e më parë, të mos kërkojë atë që nuk ka për ta realizuar dot, shkeljen e rregullores në emër të lirisë. Dhe të shfrytëzojë të gjithë lirinë që ka rregullorja njësoj për të gjithë për të çuar përpara axhendën e vet.

Keqardhja më e thellë është kur sheh se e përdorin lirinë për tu ankuar për mungesën e saj në vend që ta përdorin për axhendën e tyre, e cila fatkeqësisht është e njëjta axhendë që ishte para zgjedhjeve, me ndryshimin se jemi në sallën e Kuvendit nuk jemi në çadër. Është rihapur çadra, është rivënë pllaka e gramafonit të para zgjedhjeve të cilën shqiptarët e thyen dhe e bënë copa e çika në 25 qershor dhe ka filluar një proces vetëpengues i opozitës që kërkon debat dhe nuk bën debat, kërkon diskutim duke bllokuar foltoren, kërkon hapësirë për çështje që i duken asaj në interesin parësor dhe pastaj nuk ja jep mundësinë që të diskutojë. Është një opozitë pa kokë, vizion, program, skuadër, pa përgjegjësi. Nuk ka dhe nuk merr dot përgjegjësi. Nuk shoh vërtet sesi duhet t’ia dalim të gjithë së bashku që ta fusim këtë opozitë në rrugën e arsyes jo për të thënë atë që duam ne por për të mos shkelur rregullat e bashkëjetesës të miratuara bashkë në Kuvendin e Shqipërisë.

Rama sqaron rregulloren e Kuvendit: Dhe mua mu ndërpre fjala

Rama: Nuk ka shans që kur i jepet fjala dikujt, dikush tjetër të vijë për procedurë dhe të marrë fjalën në foltore. Ajo që po bën opozita është për të ardhur keq, është një çorodi totale, mungesë përgjegjësie totale, mungesë totale e të parit të ca të vërtetave të thjeshta që vinë nga 25 qershori dhe një mungesë për të përballuar këtë mandat në opozitë duke ndërtuar një alternativë dhe jo duke u rikthyer në çadër dhe duke rifolur prapë nga e para për përplasje, për këtë dhe atë. Ju ka mbirë krimi në gju, ju ka mbirë krimi në gojë, bark dhe sy. Krimi krimi, droga droga! Nuk kanë absolutisht asnjë vizion, asnjë program dhe asnjë ide për ti ofruar këtij vendi.Nuk kanë marrë dot përgjegjësi që prej humbjes së 2013, lëre pastaj në 2017 për atë që ju ka ndodhur në raport me popullin shqiptar. Ne jemi këtu, do ti presim, do ti trajtojmë siç i kemi trajtuar me maksimumin e respektit, me gjithë vullnetin për të respektuar rregulloren.Edhe mua sot mu ndalua fjala sepse mbaroi koha e replikës.

Please follow and like us: