Albspirit

Media/News/Publishing

Masakra e Lushnjes, zbulohen autorët

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Lushnjës, ku humbën jetën dy të rinj. Autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu dhe Ogerst Bilbili. Ata rezultojnë se kanë qenë në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, për një atentat të dështuar në 25 shtator 2016 në Lushnje, ndaj Xhulio Shkurtit, mik i dy viktimave të masakrës së djeshme.
Pikërisht për këtë arsye policia ka shoqëruar në komisariat dhe ka marrë në mbrojtje Xhulio Shkurtin, një nga personat që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në hyrje te qytetit. Hetuesit e kanë lidhur ngjarjen e rende ku vdiqën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha me ngjarjen e vitit të kaluar, ku Laert Haxhiu tentoi të vrasë Xhuliu Shkurtin dhe një tjetër person. Por edhe dje, ai që dyshohet se ishte objektiv i sulmit me armë, arriti të shpëtojë, ndërsa breshëritë automatikut kanë lënë të vdekur dy miqtë e tij, ndërsa mbetën të plagosur pronari i lokalit  Marjus Xhepexhiu 26 vjeç, si dhe kalimtari Bujar Turku 64 vjeç. Atentatorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa makina e tyre u gjet e djegur në aksin rrugor Lushnje-Berat. Në brendësi të mjetit u gjetën 3 armë zjarri dhe një fishek i paplasur. Burime të policisë sqaruan se dy autoret e dyshuar te atentatit Laaert Haxhiu dhe Orges Bilbili kane humbur familjare te tyre si pasoje e konflikteve me bandën e Lushnjës, të drejtuar dikur nga Aldo Bare.
Please follow and like us: