Zef Chiaramonte: Përse u emërua nga jashtë dhespoti i sotëm i Horës së Arbëreshëve?
Do të duhej të ndodhte diçka e jashtëzakonshme, ashtu siç është rasti i Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, të emëruar nga jashtë, meqë nuk kishte klerikë vendas në fund të ciklit komunist…
– Për sa u përket eparkive italo-shqiptare, meqë jetonin mirë e shëndoshë një shumicë priftrash beqarë të Kishës Arbëreshe, nga të cilët sapo ishte formuar një ternë për të zgjedhur dhespotin e ri i Ungres (Lungro), nuk eksistonte asnjë arsye për të cilën u emërua nga jashtë, dhespoti i sotëm i Horës së Arbëreshëve.
Nga Zef Chiaramonte/Palermo
I dashur Zoti Drejtor i Hora Contessa Entellina,
Në vijim të shkrimit të dalë në blogun tuaj, sot e dy ditë, rreth (in)oportunitetit të emërohen dhespotra bizantinë që kanë prejardhje nga tradita latine, duhet shënuar patjetër se përkatësia “konfesionale” ia shkon, ia kalon, “traditës”. Dmth se përbrenda katolicitetit, një ipeshkev-ordinar latin është baraz me një dhespot bizantin.
Po cila është, pra, arsyeja për të cilën një ipeshkvi latin, ose pseudo-bizantin, t’i jepet një eparki bizantine? Ose, një dhespoti bizantin t’i jepet një dioqeze latine (gjë që, në fakt, nuk ndodh pothuajse kurrë)?
Do të duhet të ndodhte diçka e jashtëzakonshme, ashtu siç është rasti i Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, të emëruar nga jashtë, meqe nuk kishte klerikë vendas në fund të ciklit komunist.
Për sa u përket eparkive italo-shqiptarë, meqë jetonin mirë e shëndoshë një shumicë priftrash beqarë të Kishës Arbëreshe, nga të cilët sapo ishte formuar një terne për të zgjedhur dhespotin e ri i Ungres (Lungro), nuk eksistonte asnjë arsye për të cilën u emërua nga jashte, dhespoti i sotëm i Horës së Arbëreshëve.
Këtë gjë e di shumë mirë Kongregacioni per Kishën Lindore (dhe jo Papa; cili?), e cila, pasi pati krijuar artificialisht probleme me Eparkinë arbëreshe të Lungro-s, me anë të një intermexo me një Administrator Apostolik latin, në vend që të merrej me mirëvajtjen e Eparkisë së Horës së Arbëreshëve, eventualisht me një kandidat i nxjerrë nga terna, ende e freskët, e Lungro-s, bëri çmos që të qarkullonte emri i një të huai.
Për turp më të madh të atij Dikasteri, i cili ka për detyrë promovimin e Kishave Lindore, ai bëri çmos që emri i një joarbëreshi të qarkullonte dy vjet para se dhespoti i mëpërparshëm, imz. Sotiri, të jepte dorëheqje, kur papë ishte ende Benedikti XVI!
A do jemi të kushtëzuar që të mendojmë se ky Dikaster nuk e promovon aspak traditën lindore të kishave që i janë besuar, por promovon vetëm njerëz sipas pëlqimit të eprorëve të vet?
Me më të madhin respekt ndaj të Interesuarit.
Palermo, 13 tetor 2017- Zef Chiaramonte
————–
Caro Direttore di Hora Contessa Entellina
Facendo seguito alla nota apparsa due giorni fa sul Suo blog, circa l’ (in)opportunità di nominare eparchi bizantini provenienti dalla tradizione latina, va detto che, certamente l’appartenenza “confessionale” prevale sulla “tradizione”. Nell’ambito della cattolicità un vescovo-ordinario latino equivale a un eparca bizantino.
Ma qual’è la ratio perché a un vescovo latino (o pseudo-bizantino) si assegni un’Eparchia bizantina? Oppure perché si dia un vescovo bizantino a una Diocesi latina (ipotesi, quest’ultima, invero, mai praticata!)?
Dovrebbe trattarsi di un caso eccezionale, come quello dell’attuale Arcivescovo della Chiesa Ortodossa d’Albania, nominato dall’esterno in quanto non c’era clero indigeno alla conclusione del ciclo comunista.
Per quanto riguarda le eparchie italo-albanesi, non essendo periti tutti i sacerdoti celibi della Chiesa Arbëreshe, ché, anzi, se ne era appena formata una terna per la nomina a vescovo-eparca di Lungro, non esiste alcuna ratio che abbia potuto presiedere alla nomina, dall’esterno, dell’attuale vescovo-eparca di Piana degli Albanesi.
Questo lo sa fin troppo bene la Congregazione Orientale ( e non il Papa, quale?) che, creato artificialmente un problema a Lungro con l’inutile intermezzo dell’Amministrazione apostolica latina, invece di provvedere a Piana con un candidato della terna di Lungro, ha fatto circolare un nome peregrino.
A maggior disdoro del Dicastero che è chiamato a promuovere le Chiese Orientali, esso ha fatto circolare tale nome ben due anni prima delle dimissioni del suo predecessore, Mons. Sotir Ferrara, quando papa era ancora Benedetto XVI !
Se ne deve concludere che esso Dicastero non promuova l’orientalità delle chiese affidate alle sue cure e promuova, invece, solo persone di proprio esclusivo gradimento?
Con tutto il rispetto per l’Interessato.
Palermo, 13 ottobre 2017
Zef Chiaramonte