Çifti kërcënon se do hidhet nga vinçi
Ndërsa ndodhen në majë të vinçit në qendër të Tiranës prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, burrë dhe grua, Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari kanë kërkuar të takohen me kryebashkiakun e Tiranës dhe ministren e arsimit Lindita Nikolla. Pavarësisht se çifti kërcënon se do të hidhen nga vinçi, ende nuk ka ardhur asnjë reagim nga Nikolla dhe Veliaj. Burrë dhe grua, ish-të përndjekur, kërkojnë dëmshpërblim për vitet e burgut, ndërsa policia po negocion me çiftin që kërcënon që të zbresin nga vinçi. Kujtojmë këtu se po nga i njëjti vinç një person tjetër kërcënoi se do të vetëflijohet.
Please follow and like us: