Albspirit

Media/News/Publishing

Demiraj: Kur nisi dhe si u favorizuan Habilajt në trafikun ndërkombëtar të drogës

Një prej ish-ministrave të Brendshëm, zbulon se kur dhe si nisi dhe u favorizuan Habilajt në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ish-ministri Dritan Demiraj, bën të ditur se zbulimi dhe denoncimi i këtij klani nga Policia italiane, provon favorizimin që ju bë Habilajve, nga veprimtaria korruptive dhe kriminale me Qendrën e radarëve.
Duke ju rikthyer denoncimit të mëhershëm, për mosfunksionimin e kësaj qendre, Demiraj zbulon se historia e aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nga Habilaj, nisi në muajin tetor 2013, periudhë që korrespondon me tenderët korruptive për mirëmbajtjen e radarëve e moskryerjen e shërbimeve ndaj tyre.

Reagimi i plotë i ish-ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj

Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister i Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin e tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjimet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar.
Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik. Ne cilesine dhe pergjegjesine e shtetarit, kam ndare cdo shqetesim dhe informacion me partneret strategjike te vendit ne menyre qe te parandalonim nje dite kete skandal. E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit.

Please follow and like us: