Kanceri në mushkëri, terapia imune “kuron” 51% të të sëmurëve
Rreth 51% e pacientëve me kancer të avancuar të mushkërive, janë në gjendje të mirë pas një viti në sajë të mjekimeve më të fundit me të ashtuquajturin imunitet të onkologjisë, një qasje të re që synon për të “zgjuar” sistemin imunitar dhe “armatosjen” për të luftuar qelizat e kancerit, duke treguar tashmë rezultate të rëndësishme edhe në melanomë.
Ky është një nga përfundimet më të rëndësishme gjatë Kongresit të 51-të të Organizatës Amerikane të Onkologjisë Klinike, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 30 mijë specialistë të kësaj fushe.
Të dhënat e paraqitura në Kongresin e Çikagos, raportojnë se më shumë se një në dy pacientë, të prekur nga forma më e zakonshme e kancerit të mushkërive, jo ajo e qelizave të vogla, janë gjallë pas një viti me terapi imune, krahasuar me 39% që trajtohen me kimioterapi.
Në veçanti, është veprimi i një ilaçi të aprovuar nga FDA në mars, për të “ringjallur” qelizat e bardha të gjakut dhe antitrupat të dobësuar nga kanceri. Studimi tregon të dhëna mjaft inkurajuese në aspektin e mbijetesës së pacientëve të prekur dhe i bën thirrje autoriteteve mjekësore dhe ligj zbatuese në SHBA, të lejojnë shitjen e ilaçit ‘nivolumab’ brenda tre ditësh. Kjo është hera e parë që verifikohet një kërkesë për aprovim kaq e shpejtë në onkologji.