Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkesë Bushatit – Idrizi: I thuaj Kotzias të çojmë një autobus me 50 pleq çamë të shohin vendlindjen

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nPBUqPRbc9k]

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek të hënën e javës së ardhshme ka sjellë debate mes kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreut të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati

Idrizi i kërkoi një diplomaci më guximtare në raport me Greqinë për heqjen ligjit të luftës dhe trajtimin e çështjes çame dhe për këtë i rekomandoi Bushatit tu referohet figurave si Fan Noli apo Medi Frashëri.

Për kreun e PDIU është emergjente ezaurimi i shportës së problemeve të Luftës së Dytë Botërore me Greqinë.Idrizi i kërkoi Bushatit ta ftojë në aktivitetin ku do jetë i pranishëm Kotzias.

 Idrizi: Do kisha kënaqësi që të isha dhe unë i ftuar dhe si deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe aty të kishim mundësi të thonim dhe ne mendimin tonë se jam i bindur që zoti Kotzias është i keqinformuar dhe për personin tim dhe për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Vetëm unë nuk ngjaj as si njeri i shportës së Luftës së Dytë Botërore. Normalisht duke mos u njohur më duhet ti kujtoj që nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin grek, e kam fjalën për Agimin e Artë.

Nuk mungoi dhe një propozim konkret.

Idrizi: A mundet dot ti thoni homologut tuaj ditën e hënë që të organizojmë një autobus me 50 pleq në limit të moshës që kanë gjithë jetën që presin që të shkojnë të shohin dhe njëherë vatrat e tyre.

Ministri Bushati iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Idrizit në aktivitet. Ai nënvizoi se nuk kanë asnjë diferencë sa i përket përqasjes për  çështjen çame.

                               Debati në Kuvend

Idrizi  Heqja e ligjit të luftës në 1940 dhe gjendja e luftës që ekziston mes nesh në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Nuk dua të helmoj atmosferën dhe kështu të rënduar në marrëdhënien mes dy vendeve. Por fshehja e problemeve, intimidimi deri në kompleks, mungesa e reciprocitetit dhe diplomacisë publike nuk na ka ndihmuar në 25 vjet të kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Greqinë. Pa komplekset profesionale që kaplon Ministrat tanë të jashtëm dua të vendos disa paketa mbi problematikën kryesore midis dy vendeve tona.Jam i vetëdijshëm për qasjen dinjitoze të diplomacisë sonë me fqinjin tonë verior, por na duhet më shumë guxim.

Greqia në mënyrë të paprecedentë në marrëdhëniet ndërkombëtare mbajti mes dy vendeve fqinjë jo thjesht ligjin e luftës, por dhe gjendjen e luftës.

Po pse është mbajtur në këmbë ligji i luftës? Greqia ka dashur të mbajë në këmbë pretendimet territoriale mbi jugun e Shqipërisë, ka dashur të bllokojë pronat e qytetarëve shqiptarë në territorin e vet por dhe për të bllokuar lëvizjen e lirë të tyre në drejtim të trojeve ku kanë lindur dhe ndodhenshtëpitë e të parë.

Edhe pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë 20 vjet më parë, Greqia mbajti në këmbë ligjin e luftës. Për pretendimet territoriale de juro ka hequr dorë siç thotë Traktati dhe siç e ka pranuar Presidenti Stafanopullos në konferencë shtypi me Presidentin tonë Moisiu.

Por pasuritë që vlerësohen mbi 10 miliard dollarë mbeten të bllokuara.Në Prefekturat e veriut ku jetojnë shqiptarët ka pasur dhe ka ende regjim special juridik, nuk lejohet shitblerja e pronës, lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, konkretisht i anëtarëve të komunitetit çam që edhe sot i është kufizuar deri në mohim e drejta për të parë vatrat e të parëve.

A do kuptojmë që thelbi është në mënyrën si e ka shikuar dhe e shikon Greqia Shqipërinë.Ky shikim anti-historik kundër të gjithëve dhe vetë Greqisë.E konsideron Shqipërinë në mënyrë absurde si shtet sulmues apo pushtetues në tetorin 1940, këtu është nyja gordiane, në këtë pretekst janë bllokuar pasuritë, me këtë pretekst komuniteti çam u internua dhe më pas iu nënshtrua genocidit të egër.Prej këtij preteksti nuk lejohet as gëzimi i gjithë të drejtave të popullit shqiptar dikur banues në Greqi. Si mund të mashtrojë Greqia për rolin e popullësisë çame, diçka që është zbuluar dhe nga vetë historianët grekë.

Bushati: Disa probleme e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, disa janë aktuale, disa kanë të bëjnë me të ardhmen. Jemi fqinj të mirë,  dëshirojmë të kultivojmë marrëdhënie shumë të mira me Greqinë. Marrëdhënia bazohet mbi mkirëkuptimin dhe mirësjellësinë dhe askush qoftë me shkrime, qoftë me zëdhënie apo burime nga më të ndryshme mund ta vendosë Shqipërinë në një pozitë të disfavorfshme.Praktika dhe precedentët dhe drejta ndërkombëtare është në favorin tonë. Vizita e kolegut tim javën që vjen në Tiranë është e arsyeshme dhe e logjikshme që të pasohet nga vizita të tjera, kemi ndërtuar një kanal komunikimi.Të dy palët kemi vendosur të gjitha çështjet  që mendojmë se janë çështje të përbashkëta pa asnjë lloj tabuje, pavarësisht nëse biem dakord me mënyrën sesi mund adresohen një pjesë e tyre.Unë do isha i gatshëm për të bashkëpunuar në mënyrë më të strukturuar për të organizuar konferencën e famshme në ambientet e Ministrisë së Jashtme, për çdo formë komunikimi që nuk kompromenton pozicionet tona institucinale.

Idrizi: Dhe për ne ky takim që prapë se mora vesh është për 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike apo 25 vjetorin e Traktatit të Miqësisë, është një mundësi shumë e mirë. Absolutisht duhet të gjejmë rrugët dhe mënyrat për të pasur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Ndaj diferenca me ju zoti Ministër.Ju sugjeroj që mos të presim që të bëjmë në hollin e Ministrisë së Jashtme një konferencë vetëm për çështjen çame, do kisha kënaqësi që të isha dhe unë i ftuar dhe si deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe aty të kishim mundësi të thonim dhe ne mendimin tonë se jam i bindur që zoti Kotzias është i keqinformuar dhe për personin tim dhe për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Vetëm unë nuk ngjaj as si njeri i shportës së Luftës së Dytë Botërore. Normalisht duke mos u njohur më duhet ti kujtoj që nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin grek, e kam fjalën për Agimin e Artë.

Zoti Ministër, po flas për marrëdhënie komplekse me shtetin grek dhe jo thjesht dhe vetëm për shqiptarët e Çamërisë. Efektet e shportës së Luftës së Dytë Botërore rëndojnë akoma mbi komunitetin çam.Pleqtë 85-vjeçarë, që janë shumë në vështirësi, nuk shkojnë dot të shohin qoftë dhe njëherë të vetme vendlindjen e tyre dhe pse sot gëzojmë lëvizjen e lirë. E njëjta ndodh dhe me të rinjtë. A mundet dot ti thoni homologut tuaj ditën e hënë që të organizojmë një autobus me 50 pleq në limit të moshës që kanë gjithë jetën që presin që të shkojn të shohin dhe njëherë vatrat e tyre.

Po kaq njerëzore dhe humane është kërkesa jonë për varrezat e shqiptarëve të Çamërisë në Greqi. I dimë vendodhjet e tyre, për reciprocitet ne nuk mund të vazhdojmë dot të bëjmë 600 vendzhvarrime për ushtarët grekë që e dimë shumë mirë nga historia që nuk erdhën rastësisht në Shqipëri dhe erdhën si pushtues, hoqën flamurin shqiptar. Minimalisht kemi detyrimin për shqiptarët e Çamërisë, për reciprocitet, të kërkojmë të ngrihet një varrezë dhe një permendore për shqiptarët e Çamërisë.Partia jonë dhe unë personalisht jemi gati të kontribuojmë, sigurisht që çështjet janë shumë më të mëdha, emigrantët, sigurimet shoqërore.

Ne nuk mund të lëmë çështjen çame, çështje të tavolinave apo bisedave në kafe. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë dhe ligji i luftës janë çështje të diplomacisë publike dhe duhet folur hapur. Nuk e di se çfarë bilanci do keni në konferencën ditën e hënë, por shpresëplotë që e ardhmja do ketë një bilanc shumë të mirë mes dy vendeve. Shpresoj zoti Ministër që dhe këto që thatë sot do ti dëgjoj edhe në dilpomacinë publike, jo se keni ju ndroje si person. Referojuni Medi Frashërit, Fan Nolit, Raul Ficos dhe aty do gjeni dhe argumentin dhe forcën.

Bushati: Nuk kemi asnjë diferencë sa i përket çështjes çame. Për metodën, teknikën dhe mënyrën e të shprehurit natyrisht që kemi. Është e nevojshme të kemi komunikim të zhdërvjelltë duke respektuar pozitat institucionale të secilit. Sa i përket aktivitetit që do zhvillohet me rastin 45 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike është një aktivitet me studentë dhe profesorë të Universitetit të Tiranës. Nuk shoh asnjë problem për pjesmarrjen tuaj si nënkryetar i Kuvendit.Dera e institucionit që drejtoj është e hapur jo thjesht për një parti politike me peshë në jetën parlamentare si PDIU, por gjithë shoqatat dhe institucionet që kanë një zë dhe duan të kontribuojnë për një çështje kaq të rëndësishme, por dhe përtej kësaj.Publikisht gjej rastin tu them se dera jonë mbetet e hapur. Sa i takon çështje së rishikimit të teksteve shkollore, është vështirë që ky proçes të kryhet mirë dhe me rigorozitet duke respektuar sentimentet e palëve të përfshira në rast se nuk mbyllim kapitullin e Luftës së Dytë Botërore. Sepse ne do të kemi të pamundur që nuk ekziston një ligj lufte në tekstet tona shkollore në rast se nuk është shfuqizuar ligji i luftës. Nuk është ushtrim për të negociuar historinë apo faktet, nuk jemi përfshirë në këtë proçes për të negociuar historinë tonë dhe as Greqia për të negociuar historinë e saj. Grupi i ekspertëve përbëhet kryesisht nga bota universitare dhe Akademia e Shkencave.Por edhe në këtë drejtim kushdo që ka diçka që mund të kontribuojë që është jashtë syrit të vëmendjes  së organeve përkatëse është më se i mirëpritur.

Please follow and like us: