Ekskluzive/Andrea GUDHA: Festivali i këngës studenteske i parapriu Festivalit të 11- të të këngës në RTSH
In memoriam
Si sot, 46 vjet më parë, më 14 mars 1972, ora 18.00 u çel nata e parë e Festivalit të II- të këngës studenteske (14-16 mars 1972) në sallën e Institutit të Arteve, sot Akademia e Arteve. Kishte interesim dhe dëshirë të jashtzakonshme nga ana e studentëve për të ndjekur festivalin, në raport me biletat e shitura. Salla, platea e llozhat ishin të tejmbushura me spektatorë, që qëndronin dhe në këmbë. Dera kryesore e Institutit të Arteve lëvizi nga mbajtëset nga turma e studentëve. Dikush i thotë Prof. Çesk Zadeja “Profesor, ka shumë kërkesa nga studentët për të ndjekur festivalin, saqë u shqye dera e madhe e Institutit”. Prof. Çesku, me humorin e tij të spikatur, i përgjigjet: “Ky është një sukses i madh…”.
Shpesh në takimet me miqtë e mi muzikantë si B, Lapi, A. Lalo, E. Shëngjergji, F. Radi, J. Minga, O. Mula etj., kujtonim festivalet studenteske dhe diskutonim, se festivalet e këngës studenteske i kanë paraprirë Festivalit të 11-të të këngës në RTSH…
Peshën kryesore artistike të festivaleve të këngës studenteske e mbanin studentët e Institutit të Arteve, si në drejtimin artistik, instrumentistë në orkestër, në kompozime, në anën vokale, në dirizhim e në prezantim. Por, ky ishte një aktivitet artistic i Universitetit të Tiranës, ndaj kishte dhe pjesëmarrje të studentëve nga fakultetet e tjera të universitetit, si nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Histori-Filologji, Inxhinieri Ndërtimi e Gjeologji etj. Po kështu, kishte dhe student nga Fakulteti i Mjekësisë. Unë merrja pjesë në orkestër si violinist dhe si kompozitor, Aleksandër Dhima me piano, Dritan Hysi me kontrabas dhe Spartak Gramatikoi si solist.
Provat e festivalit zhvilloheshin në Kino-Klubin “Studenti” dhe në sallën e Institutit të Lartë të Arteve. Në festivalin e këngës studenteske ishin të angazhuar artistët më të mire të asaj kohe si F. Deda. R. Radoja, E. Krantja, të cilët vinin me kënaqësi në provat e festivalit. Në repertorin muzikor të këgëve të festivalit merrnin pjesë forcat krijuese më të mira, kompozitorë të vjetër e të rinj. Festivali ishte “Bio” me shpirtin e pastër rinor studentesk. Artistët ishin të lire në krijimtarinë e tyre, pa redaktorë tekstesh e të krijimtarisë muzikore, qoftë në kompozim, apo në orkestracion dhe pa klishe regjizoriale në interpretim…Janë vitet kur saksi solo, kitara elektrike solo e ritmi i baterisë e elektrizonin sallën…
Më poshtë, po përshkruaj pjesëmarrjen në festivalet studenteske të bazuar në programet e tyre. Shpresoj të jetë një impuls pozitiv në memorien e atij brezi sudentësh pjesëmarrës në festivalet studenteske, që sot janë kompozitorë me emër, pedagogë në arte, instrumentistë, këngëtarë, inxhinierë, profesorë, mjekë etj. dhe në kontesktin e jetës, në vitin 2018, ata janë bërë baballarë apo nëna, gjyshër, apo gjyshe. Nga ana tjetër, ndoshta, mund të jetë dhe një frymëzim inkurajues për gjallërimin e jetës artistike studentore nëpër universitete në ditët e sotme.
Festivalii i-rë i këngës studenteske u zhvillua më 6-7 shkurt 1971. Këngët e festivalit u kënduan nga dy këngëtarë.
Nata e I-rë
- “Më lart se malet”. Muzika Th. Gaqi, teksti F. Malo. Këndon Petraq Zaka, S. Gramatikoi.
- “Qyteti studentesk”. Muzika I.Troplini, teksti A. Furxhi, këndon S. Gramatikoi dhe Jorgo Mula.
- “Në dyert e shkollës u njohëm”. Muzika O. Mula, teksti Hajdari, këndon Petrit Malaj dhe Dhori Lako.
- “Brigada luftarake e rinisë”. Muzika T. Harapi, teksti F. Malo, këndon Tonin Hoti dhe Dh. Jovani.
- “Dolëm në jetë”. Muzika A. Lalo, teksti H.Likaj, këndon Emine Likaj dhe Nurie Halili.
- “Gëzimi I nënës”. Muzika K.Trako, teksti A. Duka, këndon YlliNaco dhe P. Zaka.
- “Djaloshi nga bregdeti”. Muzika K.Gjini, teksti A. Haxhiu, këndon Lulëzime Shehu dhe Adivie Shoshi.
- “Në provim”. Muzika R.Asimi, teksti L.Cavolli, këndon Antigoni Gace dhe N.Halili.
- “Motiv shtatori”. Muzika R. Keraj, teksti A.Tato, këndon Valentina Mici dhe P. Prelaj.
Nata e II-të
- “Festë në bjeshkë”. Muzika A. Gudha, teksti K. Roze, këndon Edmond Agolli dhe Agim Shejzi.
- “Atë që doja”. Muzika Xh.Ujkani, teksti R. Musta, këndon Valentina Mici dhe Justina Aliaj.
- “Studenti në vendroje”. Muzika K.Koroveshi, teksti S.Gjikondi, këndon Edmond Mazi dhe T.Hoti
- “Ndritu në buzëqeshje”. Muzika A. Gudha, teksti L. Malaj, këndon VjollcaShanaj dhe Tana Fule
- “Për ty studente”. Muzika B.Lapi, teksti A. Tato, këndon Adivije Shoshi dhe Vjollca Shanaj.
- “Ti e di pse këndoj”. Muzika K.Kote, teksti D. Bubani, këndon Yllka Causholli dhe V.Mici.
- “Erdhëm nga larg”. Muzika E. Shëngjergji, teksti S. Gjikondi, këndon Justina Aliaj dhe F. Radi.
- “Në marshim”. Muzika V. Mema, teksti L. Malaj, këndon kompleksi i djemve, kompleksi mikst.
Orkestra e madhe, Drejtues BajramLapi. Kompleksi ritmik, Drejtues Namik Xhaferi e Rexhep Hasimi. Kompleksi vokal i djemve të Universitetit. Kompleksi vocal i vajzave të Fakultetit Histori – Filologji. Regjia Aleksandër Tato. Piktor Niko Progri. Paraqesin programin Vera Grabocka dhe Agim Qirjaqi.
Festivali i II-të i këngës studenteske u zhvillua më 14-16 mars 1972. Këngët e festivalit u kënduan nga dy këngëtarë.
Nata e I-rë
- “Mbëmja e fundit”. Muzika R. Keraj, këndon B. Hajezi dhe E. Minaj.
- “Kur eci vetëm”. Muzika A. Xhunga, këndon E. Tosta dhe E. Tako
- “Jo, kjo nuk është ndarje”. Muzika T. Dori, teksti K. Fundo, këndon P. Pojani dhe I. Carcani.
- “Pres të dielën”. Muzika A. Gudha, teksti F.Gërmenji, këndon Th.Goga dhe Justina Aliaj.
- “Pastërti”. Muzika B. Reci, teksti R. Gjoza, këndon M. Jahja…
- “Kënga jonë”. Muzika M. Luca, teksti V. Shanaj, këndon V. Shanaj, F. Isufi dhe A. Gace.
- “Gërmat dhe sytë”. Muzika J. Minga, teksti H. Rama, këndon Dh. Disho dhe V. Muzha.
- “Stina e gëzuar”. Muzika O.Mula, teksti A. Çapaliku, këndon S. Bratko dhe E. Mehmeti.
- “Pse”. Muzika A. Balliçi, teksti R. Gjoza, këndon Z. Gaci dhe P. Prelaj.
- 10. “Zbori ushtarak”. Muzika V. Mema, teksti E. Telegrafi, këndon M. Murani, kompleksi mikst.
Nata e II-të
- “Ai rron mes pranverash”. Muzika Z. Çoba, teksti F. Hysi, këndon S. Gramatikoi dhe P. Zeka.
- “Mall dhe dashuri”. Muzika M. Kuculi, teksti F. Çupi, këndon E. Tosta dhe Th. Gogo.
- “I treti”. Muzika Gj. Basho, teksti N. Ejupi, këndon P. Pojani dhe A. Boshnjaku.
- “Vajza dhe portokalli”. Muzika K. Gajtani, teksti N. Ejupi, këndon V. Shanaj dhe S. Gramatikoi
- “Adresa”. Muzika F. Radi, teksti K. Gjini, këndon F. Radi dhe A. Boshnjaku.
- “Njohje”. Muzika N. Doko, teksti V. Mosko, këndon E. Mehmeti dhe I. Çarçani.
- “Ne dhe vjeshta”. Muzika K. Kote, teksti V. Mosko, këndon L. Memollari dhe P. Xhango
- “Kopja”. Muzika Xh. Ujkani, teksti H. Rama, këndon F. Isufi dhe V. Muzha.
- “Bora e parë”. Muzika S. Balza, teksti E. Tupe, këndon A. Gaçe dhe T. Sotiri.
- “Mbaj mend atë natë”. Muzika E. Shëngjergji, teksti J. Naçi, këndon A. Hisku dhe J. Aliaj.
Drejtojnë orkestrën: S. Balza, A. Lalo, Xh. Ujkani. Piktor A. Qyshka, Regjia F. Anastasi. Paraqesin programin Sh. Okaj dhe E. Agolli. Drejtues artistik S. Balza.
Pas ngjarjeve të Festivalit të 11-të të këngës në RTSH në vitin 1973, Festivali i III-të i këngës studenteske, që ishte planifikuar për t’u zhvilluar në mars 1974, nuk u zhvillua, por përfundoi në një koncert…Jeta artistike studentore u drejtua në Festivalin Folklorik midis Fakulteteve…Studentët u veshën me kostumet e bukura popullore të trevave të ndryshme dhe në prill 1974 u zhvillua Festivali i I-rë Folklorik i rinisë universitare në sallën e Kino-Klubit Studenti… Me pjesët më të mira të festivalit u dha një concert në TOB më 18 prill 1974.