Adi Krasta: Sindroma e “Gjelit në Majë të Plehut”
Gazetari Adi Krasta është rikthyer pas në kohë, gati tre vite më parë, kohë ku përmes një emisioni të tij televiziv ka shpërthyer në akuza ndaj polikanëve.
Në emisionin e tij, “A Show”, në Agon Channel të datës 7 tetor 2015, Krasta shprehej se pushtetarët kanë veneracion ndaj banditëve pasi “ata e tërheqin me të kaluarën e ashpër dhe pandëshkueshmërinë dhe sidomos me transformimin e guximshëm në njerëz të pasur dhe të fuqishëm me pushtet”.
“A” erdhi në atë kohë me një reflektim mbi publikimin e fundit të analistit Owen Jones “Establishmenti”. Pikëtakimet me struktura të krahasueshme, një sjellje e ngjashme e eksponentëve të fuqishëm të momentit, pjesëtarë të Establishmentit ballkanik e shqiptar.
Një analizë e sjelljes së individit politiko-mediatik . “A”, kështu e perifrazon emisionin e tij, në këtë puntatë të fundit në Agon Channel pasi, këtij kanali iu pre sinjali dhe energjia elektrike.
Pikërisht sot kur kanë kaluar disa vite, Adi Krasta ka rikthyer sërish në vëmendje këtë analizë ku përmes një postimi në rrjetin e tij social shprehet se gjithçka që ka thënë atëherë vazhdon të qëndrojë edhe tani.
“Programi A në linkun më poshtë është regjistruar në studion pa kameramanë të Agon Channel, një ditë para se të mbyllej plotësisht. Është një reflektim për Establishmentin.
Pas tre vjetësh, gjithçka që kam shprehur e analizuar mbi qeverisjen, arrogancën, paaftësinë dhe sindromën e “Gjelit në Majë të Plehut”, qëndron. Është ai rast kur e vërteta të çliron e fuqizon”, shkruan Adi Krasta.
Në atë kohë Krasta bëri një analizë të thellë të një personi të droguar duke marrë pikënisje nga një libër që kishte lexuar, të Ouen Jons. Bëhet fjalë për “Establishment”. Me qëllim ai thekson karakteristikat e një personi të droguar dhe sjelljen e tij karshi të dytëve. Krasta theksoi se ky libër shpjegon sjelljen e djemve ‘cool’ të qeverisë sonë.
“Establishment është një klinikë e madhe rehabilitimi për abuzuesit me drogën. Ai ka shkruar se abuzimi me drogën nuk është vetëm një aktivitet i vogël i ndaluar, është një ves i fshehtë i gjithë establishmentit. Kohë më parë do e kisha lexuar këtë përcaktim me një lloj mosvëmendje, por sot jo. Establishmenetet funksionojnë sipas të njëjtave rregulla, dhe kanë të njëjtin protokoll.
Shmangia e drejtuesit nga të qenit i sigurt drejt një vetësigurie të tepruar moskokëçarëse, militarizimi i gjuhës për të deklasifikuar ata që mendojnë ndryshe, etiketimet dhe stigmatizimit ofendues ndaj atyre që artikulojnë defekte apo bëjnë të njohur situata apo qasje të rrezikshme të këtij establishmenti. Reagim foshnjarak, kokderrllëku, ndaj një të vërtete po aq kokëfortë duke mos e pranuar atë apo duke e fshehur me këmbëngulje. Mos kërkesë ndjese apo moskërkim faji apo përgjegjësie…