Mësuesit protestojnë në mbarë Iranin: “Lironi të burgosurit politikë”
Arsimtarët e punësuar si dhe ata pensionistë nga të paktën 32 qytete në pjesë të ndryshme të vendit, duke përfshirë Tehran, Arak, Qazvin, Zanjan, Kermanshah, Isfahan, Homayoun Shahr, Shiraz, Mamasani, Shahreza, Shahrekord, Mashhad, Bojnourd, Birjand, Kazeroun, Saghez, Baneh, Sanandaj, Dehgolan, Marivan, Mahabad, Ghorveh, Ziviah, Divandareh, Tabriz, Rasht, Sari, Khoram Abad, Behbahan, Bandar Abbas, Bushehr and Hamedan, u mblodhën në protestë ndaj pagave shumë të ulëta, jetesës së vështirë dhe mungesës së benefiteve minimale të punës duke përfshirë sigurimin efikas shëndetësor, mungesën e sigurisë së punës si dhe mospërfilljen ndaj kërkesave të tyre.
Në Teheran, tubimi u mbajt përballë Parlamentit dhe Organizatës së Planifikimit dhe Buxhetit të regjimit.
Ata thirrën me slogane si: sigurimi efikas është e drejta jonë absolute; Mësuesit e burgosur duhet të lirohen. Mësuesit mbanin pankarta në të cilat shkruhej: Mësuesit, Punëtorët, Studentët, Të Bashkuar; Paga mbi kufirin e varfërisë është e drejta e mësuesve; Bukë, Punë, Liri, Drejtësi Arsimore; Aksesi në arsimin cilësor, të lirë dhe të drejtë është e drejta e të gjithë fëmijëve. Forcat shtypëse sulmuan turmën për t’i shpërndarë. Njerëzit u ballafaquan me ta duke thirrur: Thirrjet tona janë për shkak të gjithë kësaj padrejtësie. Gjatë sulmit, me dhjetra njerëz u arrestuan dhe disa u plagosën. Një mësuese nxori syrin për shkak të ashpërsisë së goditjeve. Për të parandaluar përhapjen e lajmit të këtij tubimi protestues, mercenarët i rrahën njerëzit dhe u morën telefonat celularë.