Mevi Rafuna: Kujt do ia lëmë të ardhmen?
Koha na iku para syve
në lojën e marrëzisë
ku të pushtetshmit
na i morën ëndrrat,
shpresat,
si këmishat e ndyta
që dikush i bart
u zhvesh njeriu
nga dinjiteti,
në këmbët e grisuara
hienat thithin pikën e fundit
të gjakut,
derisa dikush pret
largimin e mallkimit
e dikush tjetër kap
mallkimin me dorë
dhe e shpërndan nëpër gjenerata
si farën e grurit,
në lojën e pafund të marrëzisë
askush nuk arrin të zgjohet,
të shumtë ikën
se s’kishin zë.
Por bota nuk i zë të gjithë
dikush duhet të qëndroj
foshnjat që lindin në lirinë iluzive
të ardhmen ja u ngjesin
si rruza në pe këta të sotmit,
që për vete patën çdo gjë
e pa dhimbje
nuk menduan
që të tjerët pas tyre
nuk do kenë jetë.
Please follow and like us: