Mbi kremtimet për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Merita Leka
Edhe pse kaluan 140 vjet nga dita themelimit, akoma ka sfida të brendshme (tradhtarët, hafijet, njerëzit në shërbim të UDB-KGB) e ndërkombëtare (shërbimeve sekrete) qoftë edhe vetëm si festë, që po të kenë mundësi do e shlyenin nga kujtesa e popullit apo nga rreshtat e librave, madje po të pyeteshin disa shtetas Kosovës s’do konsiderohej fare festë, meqe tani ka lindur (New Born) një popull kosovar hibrid.
Po kujtoja që para një muaji erdha në Prizren dhe tek po bëja një shëtitje po ndiqja me qejf rrugën e shtruar dhe të zbukurar me lule, por që kur mbaroi rruga e shtruar dhe kopshtet me lule dhe po më vinte keq që nuk po vazhdonte akoma sytë më shkuan jo larg nga aty Kompleski i Lidhjes së Prizrenit, rruga para këtij objekti ishte e pashtruar dhe s’ka lule, sa keq që u ndjeva dhe kjo më zgjoi kurreshtjen të hyja ta vizitoja se në çfarë gjendje mund të këtë ardhur ky tempull i shenjtë për kombin tonë?
Si mund të lejohej nga përgjegjësit e departametit të trashëgimisë kulturore një gjendje e tillë?
Era myk, mureve iu kishte dal boja nga legështia, s’kishte ndonjë shtroj në dysheme, çdo gjë aty ishte në gjendje të mjerueshme, marimangat që kishin thurur pëlhura gjithandej,të dukej si një shtëpi e braktisur dhe e mallkuar e dëshiruar për regjisorët e fimave horror.
Ndodhi që më erdhi ftesa për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e që gëzoi dhe më bëri ta mendoj që jam nxituar, sepse ja, erdhi koha të kujtohen institucionet tona për këtë festë kombtare shqiptare.
Më ra në sy menjëhere rruga që tani ishte shtruar deri te kompleksi, oborri ishte stolisur, dallohej ndryshimi megjithëse modest, tani isha kureshtare të shihja objektin brenda nëse janë bëre ndryshime, meqënese do hyja me vonë brenda, por bukurinë e shtonte gjallëria e qytetit gjithandej që ndjehej, në gjithë Prizrenin e veshur me flamuj kombtarë kuq e zi.
Një gjë që më tërhoqi vëmendjen ishte xhamia aty afër, që ashtu si mora vesh i ishte kërkuar që të vinte flamurin kombëtar, por kishte refuzuar në heshtje ndërkohe që valvitej flamuri jeshil, nejse jemi mësuar tani ne me xhami e hoxhollarë.
Ngjarja filloi në ora 9 me vendosjen e gurëthemelit të shtatores; aty ishin e pranishme e gjithë struktuara politike duke filluar nga Presidenti shqiptar Meta, Kryeparlamentari maqedonas Xhaferi, Kryeministri kosovar Haradinaj, Kryeparlamentari kosovar Veseli, përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve dhe shumë personalitete tjera nga mbarë trojet shqiptare, por që verehej mungesa e Thaçit dhe Ramës gjë që mediat e tejkaluan.
Programi filloi të ecë sipas agjendës që ishim njoftuar në ftesa, por më pas filluan të shfaqen të papritura.
Një gjë tjetër që më ra në sy ishte mungesa e stafit të protokollit, të cilëve iu kërkohet angazhim në ceromoni të tilla shtetërore, nga disa hulumtime personale që bëra departamenti i protokollit, megjithë njoftimin dhe kërkesen që i është bërë e ka neglizhuar në mënyrë të ftohtë duke u vënë në dispoziocion vetëm një person i cili sikur kishte ardhë pa vullnetin që t’i bashkohet detyrës rreth ceromonisë përkatese dhe një tjetër që qe erdhi fare vonë, por që as ai nuk kishte interes të angazhohej. Nga kjo ndjehej një sabotim komplet prej stafit të departamanentit të protokollit.
Parakalimi i FSK-së që ishte një simbolikë e fuqishme, sikur futi inatin dhe linja e ngjarjes duhej të prishej me domosdo. Pamë fjalët e rastit të krerëve shtetërorë, por nuk pamë moderatorin e thirrur për ngjarjen i cili asnjëhere nuk u afrua tek tribuna, me arsyetimin se kishte harruar tekstin por edhe me arsyen se i kishte pantallonat e ngushta, tani nga ky arsyetim s’dinim a të qeshim apo te qajmë.
Këtu shihej që diçka nuk shkonte e aq më pak kur të pranishmëve ju drejtohet një grua e paftuar e cila qëllimshēm ishte “ftuar” për të krijuar skandal. Një lëshim i sigurisë apo një urdhër i caktuar që me domosdo festimi i 140 vjetorit të zbehej dhe në vend të kësaj të kërciste skandali me veprimin impulsiv të Kryeministrit Haradinaj, të cilit i erdhën në majë të hundës të gjitha këto sabotime nga individë të institucioneve të Kosovës
Gjithë mediat atëherë u përqendruan tek skandali në fjalë, e para po të kishte një fije kulture zonja nuk do çirrej me sulme histerie e dyta kush e urdhëroi zonjën të futej aty, kur kishte dhe përfaqësues të tjerë familjesh atdhetare dhe patriotike të cilet kishin ardhur enkas për te festuar dhe jo shkaktuar skandal, e treat reagimi i kryeministrit mori dhenë dhe gjithë ngjarja u fokusua në të ku shtrohet pyetja: Pse mediat shqiptare nuk folën për asnjë aktivitet tjetër të zhvilluar atë ditë, apo pse nuk pyetën pse dështoi organizimi, po sikur gruaja e cila shkaktoi skandalin dhe dështoi sigurimin dhe organizatorët të mos ishte në bindur cili do ishte skandali tjetër sepse tendencat për ta prishur festimin e Lidhjes Shqiptare nga qarqet e caktuara, ishin të qarta.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se që në themelimin e saj Lidhja e Prizrenit kishte sfidat e saj të brendshme dhe ato ndërkombëtare… Dhe unë ndërkohë po mendoja që Lidhja e Prizrenit edhe pse kaluan 140 vjet nga dita themelimit, akoma ka sfida të brendshme (tradhtarët) e ndërkombëtare (shërbimeve sekrete) qoftë edhe vetëm si festë, që po të kenë mundësi do e shlyenin nga kujtesa e popullit apo nga rreshtat e librave, madje po të pyeteshin disa shtetas të Kosovës s’do konsiderohej fare festë, meqë tani ka lindur (Neë born) një popull kosovar hibrid. Por ky emër do vlejë vetëm për shqiptarët, sepse një shqiptar i Kosovës s’i duhet më emri shqiptar por duhet të bëhet kosovar, ndërsa një serb i Kosovës mund të quhet serb dhe jo kosovar.
Seç më la shije të hidhur kjo festë dhe më ktheu pas në kohë; nëpër gjithë ato faqe librash historie që kam lexuar dhe sikur mu shfaq jeta e vështirë e shqiptarit por edhe jeta ime apo te jetuarit si shqiptar, po pyesja veten: pse është kaq vështirë të jetosh si shqiptar gjë që shumë shqiptarë sikur dorëzohen dhe i bën të ndalojnë të jetojnë si shqiptarë, madje pajtojnë veten se janë turk, musliman, grek e serb. Apo ndoshta të qenit shqiptar është fenomen në vete…herë pas here shqiptaria pastrohet vetevetiu dhe jo të gjithë mund të mbajnë peshën e të qenit shqiptar mbi supe. Shumë pyetje më shkojnë në kokë se si bëhet që kemi kaq shumë tradhtarë e mohues të kombit të vet shqiptarë. Po kjo festë i takon komunitetit shqiptar dhe ne do mbrojmë të drejtën historike të të qenit shqiptar pavarësisht si duan të na quajnë shtetet fqinje, tradhtarët e monoritet, jemi shqiptarë do ngelemi shqiptarë, s’ka si të bëhet ndryshe kjo punë deri sa te ekzistojnë amerikanët, madje edhe po të mos ketë amerikanë që na mbrojnë sot prapë shqiptarët do ekzistojnë.
Natyrisht se gjesti i kryeministrit Haradinaj me një pasardhëse të familjes atdhetare Dërralla, nuk ishte shumë etik (ka një debat të madh për këtë gjest), por organizimi i kësaj veprimtarie ishte shtetëror dhe se Haradinaj është në anën e miqve tanë eurotlantikë, ku nuk lejohet të gabojnë kushdo, qoftë edhe pasardhësit e familjeve atdhetare.
Marksitët, pseudoatdhetarë në një botë të lirë i kanë të gjitha mundësitë të bëjnë veprimtaritë e tyre, qoftë edhe me kërkesa radikale, por jo në një protokoll shtetëror.
Përjashtuar përfaqësuesen e familjes Dërralla që është një kekqkuptim tragjik, gjithë horrat shqiptarë me hoxhallarët dhe pseudoatdhetarë, që mblidhen në strehën e nacionalizmit të shpifur, nuk kanë vend në kemtimin e një ngjarjeje të madhe që bashkon shqiptarët muslimanë, katolikë e ortodoksë dhe që i rreshton ata pranë forcave properëndimore.