Albspirit

Media/News/Publishing

“Stop Soros”, qeveria e Hungarisë do miratojë ligjin: Kush ndihmon emigrantët, 1 vit burg

Hungaria është e gatshme të miratojë një ligj të mërkurën që të lejojë burgosjen e njerëzve që ndihmojnë emigrantët e paligjshëm. Parlamenti hungarez do të votojë ligjin që ka marrë emrin: “Bill Stop Soros” që ka marrë emërtimin e miliarderit të njohur, i cili mban tepër anën e refugjatëve, kryesisht myslimanë.

Qeveria e zotit Orban ka shumicën në parlament dhe ndaj e kalon shumë lehtë ligjin. Ligji që pritet të miratohet thotë ekzaktësisht: “Personat që do të japin mjete financiare ose do ta zhvillojnë këtë aktivitet organizativ (emigrimi i paligjshëm) do të dënohen me një vit burg”. Tjetër propozim është që të ndalohet hyrja në Hungari e personave emigrantë që vijnë nga shtete që konsiderohen të sigurta.

Please follow and like us: