Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Rilindja duhet të jetë dakord me Majkon

Ish-ministri Ylli Manjani ka përkrahur sot qëndrimin e ministrit për Diasporën, Pandeli Majko. Në një koment në Facebook, Manjani thotë se Majko mbajti qëndrim prej shtetari dhe Rilindja duhet të mbajë këtë qëndrim.

“Respekt për qëndrimin prej shtetari të përgjegjshëm të zotit Pandeli Majko! Ashtu është: më mirë pa ftesë për negociata sesa shndërrimi i vendit në pikë grumbulli refugjatësh!

Ashtu është: siguria e kombit shqiptar vihet në rrezik serioz! Jam tërësisht në një mendje me Pandin! Mbetet që Rilindja të bjerë dakord me këtë qëndrim të përgjegjshëm!!”,- shkruan Manjani.

Please follow and like us: