Albspirit

Media/News/Publishing

Pablo Neruda: Vdes dalëngadalë

Vdes dalëngadalë
Ai që nuk udhëton,
Ai që nuk lexon,
Ai që muzike s’dëgjon,
Ai që nuk arrin të gjejë,
Me sytë e tij.
Vdes dalëngadalë
Ai që behet skllav i së zakonshmes,
Duke shkelur përditë në të njëjtën rrugë,
Ai që s’ndërron kurrë zakonet,
Që s’ndërron kurrë as ngjyrat e rrobave,
Që nuk i flet kurrë një të panjohuri.
Vdes dalëngadalë
Ai që shmang pasionin
Dhe dallgët e emocioneve,
Ato që syve u japin dritë
E jetë zemrave të plagosura.
Vdes dalëngadalë
Ai që s’ndërron kurrë udhë
Kur fati i keq atë e zë
Në punë a në dashuri.
Ai që nuk rrezikon
Për të realizuar ëndrrat.
Ai që asnjëherë në jetë
S’u shmanget as këshillave me vlere
Atëherë jeto!
Rreziko sot,
Vepro shpejt,
Mos e lër veten të vdesësh dalëngadalë,
Mos e privo veten të ndihesh i lumtur …

 

Please follow and like us: