Albspirit

Media/News/Publishing

Reshat Kripa: Lypësja e bukur

 

 

Rrugës po kaloja,
Ecja duke u menduar,
Nuk e di çfarë doja,
Isha shumë i dëshpëruar.

Një zë tha: – Të lutem,
Më ndihmo mua të shkretë,
Nuk di ku të futem,
Fill e vetme sot kam mbetë!

Nga zëri vështrova,
Para meje pashë një vashë,
Shumë u turbullova,
Kishte bukuri të rrallë.

Me flokët flori,
Me sytë që pikonin lotë,
Syri saj i zi,
Bukuri më s’ka në botë.

O moj bukuroshe,
Nga na paske zbritur vallë?
Pse rri n’ atë qoshe,
Nga parajsa mos ke ardhë?

Nuk e njoha nënën,
Nuk e njoha as babanë,
Njoha vetëm hënën.
N’atë vend ku më lanë.

Desha të kem motër,
Desha të kem dhe vëlla,
Nuk kam asnjë votër,
Nuk kam të pi as të ha.

Jam si një kërthi,
Së shpejti mbush dhjetë vjetë,
Dua një bari,
Të më ndriçojë në jetë.

Kështu foli vasha,
Unë qëndroja i hutuar,
Shihja shumë gjasa,
Kurrë se kisha menduar.

Eja vashë, o hënë,
Eja shkojmë në shtëpi,
Do të gjesh një nënë,
Një baba si e do ti.

Të gjithë do të duan,
Do kesh motër dhe vëlla,
Me ta do të luash,
Do të shkosh në shkollë me ta.

Vasha hapi krahët,
Më qafoi me dashuri,
Thirri me një zë të lartë,
Babi im i shtrenjtë je ti!

Tiranë, qershor 2004

Please follow and like us: