Fjalët e turpshme, më të zeza se shkarjet e konspiracionistëve
Sharjet si një formë e sjelljes së njeriut, janë shpërfillur për një kohë të gjatë nga hulumtimet serioze, pasi supozohej se ato ishin thjesht një shenjë agresioni, e aftësisë së dobët gjuhësore apo edhe e një inteligjencë të nivelit të ulët.
Sot ka shumë prova që e sfidojnë këtë pikëpamje. Pavarësisht nëse e pëlqejmë apo jo këtëformë sjellje, shumë nga ne ka të ngjarë që t’i përdorim këto fjalë herë pas here. Për të vlerësuar fuqinë e sharjes, dhe për të zbuluar se nga buron ajo, një studim i fundit rishikoi më shumë se 100 punimeve akademike mbi këtë temë nga disiplina të ndryshme.
Kështu një nga studimet e publikuar në “Lingua”, tregon se përdorimi i fjalëve të pista mund të ndikojë shumë tek mënyra se si mendojmë, veprojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin. Shpeshherë njerëzit e lidhin sharjen me fjalë vulgare me katarsisin, çlirimin e emocioneve të forta.
Dhe s’ka dyshim se sharja është e ndryshme, dhe emocionalisht më e fuqishme sesa format e tjera të përdorimit të gjuhës. Është interesant fakti se për folësit e më shumë se sa një gjuhe, katarsisi është gati gjithmonë më i madh kur personi shan në gjuhën e parë sesa në çdo gjuhë që ka mësuar më pas gjatë jetës.
Të sharat ngjallin emocione. Kjo mund të matet me reagimet si djersitja e shtuar dhe nganjëherë edhe rritja e rrahjeve të zemrës. Këto ndryshime sugjerojnë se sharjet mund të aktivizojnë reagimin instiktiv të njeriut “lufto ose largohu”.
Disa hulumtime neuroshkencore, supozojnë se sharjet mund të lokalizohen në pjesë të ndryshme të trurit nga rajone të tjera të të folurit. Ato mund të aktivizojnë pjesë të “sistemit limbik” (duke përfshirë tiparet e njohura si ganglia bazale dhe amigdala).
Këto struktura të thella, janë të përfshira në aspekte të kujtesës dhe përpunimit të emocioneve, të cilat janë instinktive dhe të vështira për t’u frenuar. Kjo mund të shpjegojë arsyen pse sharjet janë më tpike tek njerëzit që kanë pësuar dëmtime të trurit, dhe që për pasojë e kanë vështirë të flasin normalisht.
Por eksperimentet në laborator, tregojnë edhe ndikimin tek efektet njohëse. Ne e dimë se fjalët sharëse kërkojnë më shumë vëmendje, dhe mbahen mend më mirë se fjalët e tjera. Por ashtu ato ndërhyjnë në përpunimin njohës të fjalëve dhe stimujve të tjerë. Ndaj duket se ndonjëherë sharjet mund të pengojnë edhe mënyrën e të menduarit.
Por ato mund të jenë të “vlefshme”, të paktën ndonjëherë. Në një eksperiment ku njerëzve Iu kërkua të zhysin njërën dorë në ujë të akullt, sharja prodhon lehtësimin e dhimbjes. Në këto studime, shqiptimi i një fjale të pistë, sjell një tolerancë më të lartë ndaj dhimbjes, dhe një prag më të lartë të dhimbjes krahasuar me fjalët neutrale.
Studime të tjera, kanë zbuluar rritje të forcës fizike tek njerëzit pas disa të sharave. Por sharja nuk ndikon vetëm tek gjendja jonë fizike dhe mendore, por edhe tek marrëdhëniet tona me të tjerët. Hulumtimet në komunikim dhe gjuhësi, kanë treguar një sërë qëllimesh të dallueshme shoqërore të sharjes:nga shprehja e agresionit dhe shkaktimi i ofendimit, deri tek lidhjetsociale dhe humori.
Madje një gjuhë vulgare, mund të na ndihmojë të menaxhojmë identitetin tonë dhe të shfaqim intimitet dhe besim, si dhe të rrisim vëmendjen dhe dominimin ndaj njerëzve të tjerë.Pavarësisht se ka një efekt kaq të dukshëm në jetën tonë, ekspertet aktualisht dinë shumë pak se ku motivohet një sjellje e tillë. / “The Conversation” – Bota.al