Albspirit

Media/News/Publishing

Foto V. MALO: GJIROKASTRA NË SYRIN E KADARESË (5)

VEPRIMTARI PËRNDERUESE

 

Shumë janë shkruar për veprën e I. Kadaresë. Janë shkruar shumë edhe nga ata që nuk e kanë njohur nga afër shkrimtarin dhe Gjirokastrën. Dhe gjërat, më mirë se studjuesit e kritikët, i ka ndriçuar vetë autori. Krijuesit gjirokastritë kanë shprehur herë pas here vlerësimin dhe admirimin për shkrimtarin e shquar, por edhe janë frymëzuar e kanë mësuar prej tij. Kronika e veprimtarive kulturore në Gjirokastër është e pasur krahasuar me rrethet e tjera të Jugut, ndonse jo sa do të dëshirohej. Letrarët dhe intelektualët gjirokastritë, një pjesë ishin nismëtarë të disa veprimtarive kushtuar bashkëqytetarit të tyre të shquar. Ishin dashamirët dhe vlerësuesit e veprës së tij përpara dhe pas viteve ’90.

Në Gjirokastër, me nismën e poetit Sadik Bejko, u krijua shoqata “Miqtë e Kadaresë”, që pastaj kaloi në drejtimin e shkrimtarit Thanas Dino. U krijua edhe shoqata “Kadare – Elitis”, e cila zhvilloi ndonjë veprimtari edhe për Jorgo Seferisin e autorë të tjerë të shquar grekë. Kurse në Athinë janar 2007 u krijua shoqata “Kazanzaqis – Kadare”, që gjithashtu bëri ndonjë veprimtari brenda profilit të vet.

Më 1986, në Gjirokastër ishte festuar pesëdhjetëvjetori i shkrimtarit, ku asistoi edhe shkrimtari, duke ardhur rastësisht nga Saranda. Që atëherë nisën në të vërtetë veprimtaritë që morën emrin “Ditëlindjet e Kadaresë”.

Ndër veprimtaritë e tjera të shoqatës ishte festimi i 55 – vjetorit të lindjes së shkrimtarit, në janar 1991. Erdhi për ta nderuar edhe ish-Ministri i Kulturës, shkrimtari Vath Koreshi.

Në fillim të vitit 2003 u festua në Gjirokastër 67 – vjetori i Kadaresë, ku bashkëpunëtorë dhe miq, intelektualë, pedagogë të Universitetit “Eqerem Çabej” e të ftuar të tjerë, e uruan shkrimtarin nga qytetit i tij i lindjes, nga lokali piktoresk “Fantazia”.

Në prag të 70 – vjetorit të lindjes së shkrimtarit, në Gjirokastër u përurua Libraria Ndërkombëtare “Ismail Kadare”. Dy vjet më vonë një librari e tillë u hap edhe në qendër të Tiranës. Në vitin 2006 në Universitetin e Gjirokastrës u organizua një simpozium shkencor për veprën e I. Kadaresë, ku morën pjesë mjaft firma të njohura në fushën e studimeve letrare, por edhe të rinj. Në pranverën e vitit 2010 në Gjirokastër, me nismën e shoqatës “Pegasi” dhe në kuadrin e veprimtarive kushtuar poezisë, u përgatit një mbrëmje letrare me krijimtarinë e Ismail Kadaresë.

Në Paris në korrik 2006, me nismën e Ilda Marës dhe një grupi gazetarësh, artistësh e studjuesish francezë, u krijua shoqata “Argjiro”. Në qershor 2007 në Paris kjo vajzë 25 vjeçare shqiptare, që studjonte për teori arti, përshtati për skenë novelën “Kush e solli Doruntinën”, përkthyer në frëngjishte nga Jusuf Vrioni. Dhe në gushto-vjeshtën e vitit 2007 në Gjirokastër erdhi nga Parisi një grup teatror të rinjsh, i cili shfaqi në kalanë e Gjirokastrës dramën “Doruntina”, sipas novelës së përmendur.

Shfaqja në kalanë e Gjirokastrës ishte një mesazh që atdheu i dytë i dërgoi autorit në vendlindjen e tij. Në fund të qershorit të vitit 2012 në kalanë e Gjirokastrës u zhvillua edicioni i gjashtë i Festivalit “Takime muzikore të dy botëve”, pjesëmarrës nga Shqipërisë, Europa dhe Amerika. Më pas një specialist i kulturës italiane solli dhe hapi në kala një ekspozitë me shpikjet gjeniale të Leonardo Da Vinçit.

Në belvederen në qendër të kalasë, midis topave mesjetarë dhe gjyleve të mëdha nëpër këmbët e tyre, qëndroi muziktari francez Jonatan Barre, që kompozoi një pjesë për Gjirokastrën, me të cilën ai dhe familja e tij muzikore dëshirojnë të japin një koncert pikërisht në kalanë që iu bë edhe djep arti.

Nga viti 2006 deri në vjeshtën e vitit 2012 njerëzit italianë të kulturës, përfshirë dhe arekologët, kanë dhënë në teatrin romak të Adrianopolit disa veprimtari kulturore – muzikore. E fundit, titulluar “Në Gjurmët e Adrianit”, ishte një veprimtari ku përfshiheshin vargje të I. Kadaresë, eseja për Danten dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë në veprën letrare të I. Kadaresë. (Për shkak të motit me shi, koncerti u dha në kinoteatrin e qytetit). Dhe në maj të vitit 2015, me disa muaj vonesë, u zhvillua me sukses Festivali më i ri Foklorik Kombëtar.

Në vjeshtën e vitit 2006, në kuadrin e Veprimtarive të Trashëgimisë Kulturore, piktori gjirokastrit Bashkim Ahmeti, ardhur posaçërisht nga Amerika, hapi një ekspozitë me 60 punime, midis të cilave një pjesë me motive nga vepra letrare e I. Kadaresë dhe pasqyrimi i Gjirokastrës në të. Kurse në nëntor të vitit 2015, një tjetër talent gjirokastrit, gati i panjohur, Edi Kojani, banues në Vlorë, hapi në galerinë e arteve figurative në kala ekspozitën vetiake me 46 punime, ku në ballë të saj vendosi një reliev të madh me emblemë portretin e shkrimtarit të shquar.

Shumëkush përpiqet të thotë një fjalë për shkrimtarin që u takon të gjithëve.

“Gjëmim që gjëmon në botë” e cilëson atë kënga popullore me tekst të poetit dhe humoristit nga Zagoria, Jorgo Telo, të cilën e këndoi grupi i fëmijve i qytetit.

Deri edhe fëmijët, fillestarët, e bëjnë portretin e tij. Këtë e vumë re edhe më 2 Qershor, kur, në sheshin përpara shtëpisë së Ficove, dyzet metra larg shtëpisë së shkrimtarët, u hap një ekspozitë e arteve figurative.

Në Bibliotekën e Bashkisë së Rrethit dhe në bibliotekën e Universiteti të Gjirokastrës mësuam se I. Kadareja është shkrimtari mjaft më i lexuar. Dhe nuk mund të ndodhë ndryshe, sepse lexuesit e shumtë dhe të rinj gjejnë në veprën e tij edhe Artin, edhe Gjirokastrën.

Nuk janë të paktë miqtë dhe dashamirët e shkrimtarit edhe nga zona e minoritetit etnik grek në Shqipëri, që ia lexojnë librat në origjinal, edhe të përkthyer, disa dhjetra, në gjuhën greke. Me rastin e vizitës së I. Κadaresë në Athinë në janar 2007, dy librat e tij të rinj qëndruan një muaj rresht midis dhjetë librave më të shitur. Për këtë dhanë ndihmesën e vet edhe emigrantët. Ditën e dytë të vizitës së tij në Athinë shkrimtari hodhi firmën në dhjetra libra që blenë emigrantët shqiptarë në mjediset e librarisë “Ianos”. Me vizitën e I. Κadaresë në Athinë në janar 2007, dy librat e tij të rinj qëndruan një muaj rresht midis dhjetë librave më të shitur. Për këtë dhanë ndihmesën e vet edhe emigrantët. Ditën e dytë të vizitës së tij në Athinë shkrimtari hodhi firmën në dhjetra libra që blenë emigrantët shqiptarë në mjediset e librarisë “Ianos”.

 

RRUGA DREJT ÇMIMIT TË MADH

 

“Shenja të veçanta s’ ka”, shkruhej dikur në pasaportën e qytetarëve. I tillë ngjante edhe fëmija Ismail, jo enfante terrible, që thonë francezët. Ky fëmijë i urtë u rrit dhe fitoi titullin e shkrimtarit jo të zakonshëm të vendit, rajonit të Ballkanit, Europës. Ishte disa herë kandidat për Çmimin “Nobel” në Letërsi, prej dhjetra vitesh vazhdimisht në listën paraeliminatore. Konkuroi me emrat më të shquar të letërsisë botërore, gjithsej 18 në listën e çmimit presitigjioz “Man Booker International”, në Skoci, midis tyre edhe nobelistë si Gabriel Markes e Gunter Grass dhe triumfoi mbi ta.

Fitoi fitoi mjaft çmime brenda e jashtë vendit, që ishin si shkallë drejt këtij çmimi, por nuk e ngjiti të fundit. Nuk po futemi në pse-të, ndoshta edhe vetë autori u mërzit nga odiseada për të. Dhe ka zëra se do t’i bënte nder Kadareja Nobelit dhe jo Nobeli Kadaresë. Së fundi, sipas diplomatit Bashkim Zeneli, mësojmë se nobelisti gjerman Gunter Grass, në vitin 2001, ishte rebeluar pse I. Kadareja, një shkrimtar, sipas tij, i madh dhe i njohur, nuk po e merrte çmimin Nobel dhe pengesë për këtë qenkish bërë edhe përfaqësuesi i shtetit shqiptar, amabasador, gjirokastrit.

Sipas pohimeve të autorit në Gjirokastër në nëntor 2008, me rastin e përurimit të shtëpisë së rindërtuar dhe sipas intervistës televizive me gazetarin Ardi Krasta, në vitin 1994 ambasadori shqiptar në Suedi, gjirokastriti Bardhyl Kokalari, paraqiti kërkesë me shkrim ndaj komitetit për Çmimin Nobel, që ky çmim të mos i jepet Ismail Kadaresë. (“Gazeta shqiptare”, 17 nëntor 2008). Shigjeta të idhta i vijnë shkrimtarit edhe nga shqiptaro-amerikani Gerti Kokalari, me prejardhje nga Gjirokastra, i cili e padit shkrimtarin për shërbime ndaj regjimit komunist dhe gati e injoron si shkrimtar me vlerë. Janë me qindra letra të bashkatdhetarëve drejtuar komisionit të çmimit të madh, që Kadareja të mos e marrë atë çmim. Ndoshta është bindja, pra, dhe e drejta e tyre. Por përse ajo fushatë e paparë dhe e padëgjuar, kur bota bën të kundërtën?

Megjithatë, shkrimtari nuk i njëson ata me popullin, flet dhe shkruan për popullin e vet, duke u bërë shpesh avokat deri edhe tribun i kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Çmimi Nobel në Letërsi lakmohet e cilësohet si maja më e lartë për një shkrimtar. Akademia Franceze e ka propozuar disa herë me kërkesë zyrtare Akademisë Suedeze, shkrimtarin shqiptar (dhe jo një francez në vend të tij) për këtë titull. Çmimi i Madh pati një kosto tepër të madhe për autorin.

Me gjithë vlerësimin e pamjatueshëm , prestigji i tij si shkrimtar është bash sikur e ka marrë atë çmim.

Në shtator 2013, shkrimtari me bashkëshorten Helenë bëri një vizitë në shtetin e Kosovës, ku u prit nga Presidentja Atifete Jahjaga. Duke i uruar mirëseardhjen në Kosovë dhe duke e përgëzuar për marrjen e çmimit ndërkombëtar “Ali Podrimja”, Presidentja Jahjaga theksoi se kjo vizitë është një nder i madh për gjithë Kosovën. Sipas Jahjagës, Kadare vazhdon t’i frymëzojë gjeneratat shqiptare me veprat e tij. Nga njoftimi i Presidencës mësojmë se në një bisedë shumë miqësore, Presidentja Jahjaga dhe shkrimtari Ismail Kadare biseduan për çështje të ndryshme politike, shoqërore e kulturore dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po ecën Kosova.

Kadareja, që ka dhënë shumë me mënyrën e vet, nuk ka përgjegjësi dhe faj për këtë. Nuk mund të përgjigjet për moskujdesjen dhe mosndërtimin e dhjetra shtëpive që u kthyen e po kthehen në rrënoja. Madje ishte gati i pafuqishëm edhe për rehabilitimin sa më shpejt të shtëpisë së vet, siç iu premtua disa here. Dhe ka përfituar nga Gjirokastra pothuajse vetëm lëndën e parë për ngrehinën e vet letrare, me të cilën u ka shërbyer masave të gjera njerëzore. Dhe dua të besoj se qëndrimi zvarritës ndaj restaurimit shpejt të shtëpisë nuk është hakmarrje e qytetit për “birin plangprishës”.

Nga bashkëbisedimi me inxhinierin gjirokastrit Shpëtim Emiri në dhjetor të vitit 2015, shkëpus një pjesë: “Gjirokastra, edhe me mëtimin se shkrimtari nuk bëri këtë dhe atë për vendlindjen, mund të krijojë çfarëdo defiçiti apo mungese, me përjashtim të përqindjes së të marrëve ndaj gjithë popullsisë. Ky fakt i zmadhuar bëhet tronditës, por ndoshta mund të ndikojë pozitivisht që t’i jepet Kadaresë Çmimi Nobel në Letërsi, madje, edhe Çmimi i Paqes e ndonjë tjetër çmim, sepse bota, komisionet e vlerësimit do t’i thërresin mendjes e do të thonë: – Prit ore!   Shikoni çka krijuar ky gjeni në mes të të marrëve! – Pra, lartësia marramendëse letrare e veprës letrare të Kadaresë rrietet njëherazi po t’i shtohet edhe thellësia nga ku ka shkruar, nga ku fillon vargmali i tij”.

Një gjë është e vërtetë: Sipas pronarëve të shtëpive të vjetra, që ishin kritikë të kohës së komunizmit dhe nuk mburreshin me Enverin e lindur në qytetin e tyre, thoshnin se që nga koha e Enverit, partitë kanë bërë tepër pak.

 

NË GJIROKASTRËN E KOHËS MË TË RE

 

Gjirokastra është qytet i vështirë, ku gjërat ndryshonin e ndryshojnë ngadalë, thua se ecurinë e pengon vetë terreni i aksidentuar e ngushtësia e rrugëve. Dhe, si një përplotësim ndaj tyre, të rinjtë gjirokastitë jo rrallë, jashtë Gjirokastrës, kanë marrë dhe marrin një vrull të habitshëm. Shembulli i I. Kadaresë është për këtë më kuptimploti. Forcohet prirja për tema të mëdha dhe interesimi për të rejat e shkencës dhe të teknikës. Në një vjershë të vëllimit “Ëndërrimet” (1957) i riu në udhëtim i flet një plake për rolin e teknikës, kurse disa vite më pas, tek “Shekulli im” (1961) flet për “shpejtësinë reaktive” dhe “të vërtetën e tmerrshme të zbërthimit nuklear”. Nuk është pa interes thënia e shkrimtarit në librin “Kukulla”, se dyshoi për nënën e vet, atë grua aq të mbyllur e të heshtur, se në Tiranë, shkonte fshehtazi të shikonte teatër…

Demaskimin e hipokrizisë dhe paraqitjen e zvetënimit moral të provincës, nisur më 1959 me “hoxhën pederast” në majë të xhamisë, shkrimtari e “mbylli” me Hoxhën në majë të piramidës shtetërore e partiake, duke deklaruar, pas rrëzimit të monizmit, se “diktatori i ndritur”, Njëshi, ishte homoseksual (në parathënien e tij për librin e Bashkim Shehut “Vjeshta e ankthit”).

Raportet me E. Hoxhën, midis shkrimtarit dhe politikanit, si bashkëqytetarë, përbëjnë një temë problematike, e cila është diskutuar gjerësisht dhe nuk është vendi të zgjërohemi. Shkrimtari nga koha në kohë kaloi disa faza e pozicionime ndaj Njëshit e dikatatorit gjirokastrit. Në fillim ishte indoktrinimi idelogjik komunist i poetit adoleshent, që zgjati jo pak, për të kaluar në ndonjë kompromis koniunktural, pastaj në aludime mbi karakterin dhe metodat që përdorte Njëshi, dhe, së fundi, në shkurorëzim të plotë dhe “asgjësim” moral të figurës së tij.

***

Përmendëm vlerësimet e shumta, të larta, por edhe disa pozicionime denigruese, nxitur nga prirje politizimi ose thjesht ligësia. Të huajt e ngrenë lart, nuk duan t’ia dinë për dobësi e gjynahe, por kryesisht për vlerat, që tashmë nuk i përkasin vetëm qytetit dhe atdheut të tij. Sepse ajo është e begatë, cilësore, e vetëmjaftueshme për të mbijetuar gjatë. Me kalimin e saj, koha veç ia nxjerr në pah hijeshinë dhe vlerat. E kjo aftësi mbijetese dhe rrezatimi të vazhdueshëm nuk mund të quhet tjetër veçse art.

Vepra e tij i flet botës në afro dyzet e ca gjuhë, studjues e kritikë të mirënjohur merren me të, shtëpi botuese me emër e botojnë, reklamojnë dhe e përhapin.

Në tregimin “Kohë e parasë” përshkruhet peripecia e prodhimit prej dy nxënësve, të monedhave metalike kallpe, pesëlekshe të vjetra. Herët kisha dëgjuar për këtë orvajtje ku nismëtari ishte ai e jo personazh Iliri. Ismaili i derdhte ato me kallaj te kovaçi Qato. (Familja mbante mbiemrin Llane, dhe i biri, Petriti, kishte talent poetik, i pëlqente shumë kabaja me gërnetë dhe ariet nga operat).

Me monedhën e parë kallpe, siç kujton mësuesi i merituar Muzafer Asllani, Ismaili bleu gështenja të pjekura tek shitësi i moshuar në shkallët e Gjimnazit. Por ato gështenja patën shije të hidhur. Sepse nuk vonoi arrestimi bash në orën e mësimit, në palestër, në orën e gjimnastikës, në sy të bashkënxhësëve. “Burgu për burrat është”, thotë një fjalë e e urtë e vjetër gjirokastrite. Por i dënuari me burgim ishte ende fëmijë. Dy-tri ditë burg për një fëmijë rëndojnë shumë, rënduan gjithë jetën në vetëdijen e tij, fëmijës që u rrit me psikozën e grushtit të ligjit mësimdhënës. Nuk mësuam hollësi për reagimin e prindërve dhe të motrës e vëllait ndaj incidentit, por, me siguri, edhe ata i shqetësoi e tronditi.

A ishte derdhja e monedhave diçka që rrezikonte shtetin dhe rendin? Përtej kësaj, na duket simpatike prirja për krijim, që, ndoshta ishte pjesë e talentit të shkrimtarit në një kuadër më të gjerë. Por si reflektoi ai pas atij pësimi? Përgjigjen e jep tërthorazi fshikullimi i personazhit të prozës së gjatë “Ditë kafenesh”, që përgatiteshin të merreshin me falsifikime dokumentesh historike, gjë për të cilën flet në kujtimet e veta edhe Helena Kadare. Duhej të ishte i kujdeshëm, ndaj në në librin e parë, të moshës së adoleshentit, bëri edhe deklarata besnikërie e devotshërie ndaj udhës ku ecte shoqëria dhe brezi i ri.

***

Fëmijë 5 – 6 vjeçar, Ismaili ka dalë fotografi me një qeleshe në kokë. Më pas, në rrugën e vet krijuese, ai mbrojti trashëgimin kulturor dhe historik, ngjyrat e vendit të tij, duke interpretuar dhe shfrytëzuar me mjeshtëri arsenalin artistik dhe estetik të folklorit lokal e mbarëkombëtar, duke kapërcyer etnografizmin klasikegjant dhe facadën.

Është një fotografi e I. Kadaresë në studjo, me një shqiponjë – skulpturë, prej qelqi. Nuk e tepërojmë shumë po të themi se asaj shqiponje ai i kushtoi jetën dhe veprën e vet. Shkaba, sipas përrallës shqiptare, doli nga nëndheu ku kishte rënë, duke ngrënë copa mishi nga djaloshi. Në këtë lidhje e simbolikë nuk është thjesht raporti i njeriut me shtetin, por edhe fati i vështirë në kushte të kundërfavorshme historike.

E gjithë kjo rrugë e gjatë dhe e gjerë e shkrimtarit nisi nga rrugica e ngushtë e vendlindjes së tij. Kur e nisi këtë rrugë, fëmijë, nuk e mendonte se do të shkonte aq larg. Dhe, nga çdo anë që ta marrësh, në themelet e karrierës së tij letrare ka gurë nga Gjirokastra.

Në një ndër poezitë e para që letrari i ri i dërgonte aty nga viti 1950 kryeredaktorit të atëhershëm të gazetës “Pionieri”, gjirokastritit Zihni Reso, ishte dhe vargu “Kush punon, detin e kalon”, që u përmendën në Postën e Redaksisë. Pionieri i letrave shqipe nuk u ligështua edhe pasi në vitet e gjimnazit romani që shkroi me letrarin e ri, përfundoi diku në përrua për shkak të egoizmit dypalësh. Me punë, vendosmëri, talent, dituri e mençuri shkrimtari kaloi edhe detin edhe oqeanin.

Librat e tij janë përkthyer në rreth mbi dyzet gjuhë të botës, në miliona kopje. Disa romane të Kadaresë janë futur në preogramin e letërsisë të shkollë së mesme në Francë. Vepra e tij letrare studjohet në disa universitete të botës. Për të janë bërë dhe bëhen studime edhe nga të huajt. Studjuesi australian Peter Morgan, autori i librit “Shkrimtari dhe diktatura”, shkoi posaçërisht në Gjirokastër dhe vizitoi shtëpinë në rindërtim të I. Kadaresë.

Në Paris autori nga Shqipëria e vogël eci nën Harkun e Triumfit dhe e bëri këtë hark të përulet ndaj tij. Vlerësim të lartë mori edhe në metropolin klasik të letërsisë botërore, në Eladë, ku numri i librave të përkthyera e botuara të shkrimtarit kanë prekur numrin 30. Kurse në Rumani, me punën e palodhur e plot pasion të përkthyesit Mario Dobresku, veprat e botuara atje të I. Kadaresë e kanë kaluar numerikisht 30-ën.

Gjirokastriti fliste dikur për Çanakalanë, Çinmaçinin dhe Filipistunin. E ja, në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, në vitin 2003, u nderua me çmim filmi brazilian “Prapa diellit”, me skenar e subjekt të huazuar nga novela “Prilli i thyer” e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, por që ngjarjet zhvillohen në Brazil.

Por ka edhe më: Mësojmë se në botën arabe, në Egjipt, Irak, etj., ku shkrimtari shqiptar njihet prej disa dekadash me   disa romane të tij, doli edhe problemi i cilësisë së përkthimeve, sepse disa bëhen nga anglishtja e disa nga shqipja, etj., pa cilësinë e dëshiruar, ndonjëherë pa lejen e dijeninë e autorit. Kjo ka ndodhur edhe me “Gjeneralin…” e “Kështjellën”, (romani i fundit duke ruajtur titullin “Daullet e shiut”, prej botimit frëngjisht). Përjashtim nga këto dukuri të pakëndshme atje bën Latif Arnauti i Sirisë, me prejardhje shqiptare, e ndonjë tjetër.

Në 46 ka arritur në botë numri i gjuhëve në të cilat janë përkthyer librat e I. Kadaresë, libra që janë shkruar fillimisht të gjitha në gjuhën shqipe, në gjuhën që ai e mësoi dhe foli në vendlindjen e ashpër por edhe bujare, sepse, tok me gjuhën dhe normat e jetesës, ajo i ofroi kaq subjekte dhe pamje, pa të cilat ansambli i tij letrar- artistik nuk do të ishte ai që njohim ne dhe bota.

***

Një nga gjërat me interesante, meritë e veprës së tij letrare, është se përmes Gjirokastres që rikrijon artistikisht Kadareja, të huajt përpiqen të kuptojnë dhe të shpjegojnë Shqipërinë, historinë e saj dhe psikologjinë e popullit shqiptar. Kjo bie në sy pothuajse në të gjitha vlerësimet e tyre. “Në Shqipërinë e Kadaresë, një vend që ka vuajtur nën diktatura të njëpasnjëshme – Perandoria Osmane, fashizmi italian, nazizmi gjerman, komunizmi – vdekja dhe jeta ndajnë skenën e përditshme, në të cilën gënjeshtrat zyrtare dhe pretendimet private kanë ndërtuar një ambient mashtrimi dhe mosbesimi ku asgjë nuk është ashtu siç duket”. (Alberto Manguel për romanin “Darka e gabuar”, Internet). Kjo është përmasa e katërt, “jashtëletrare” e korpusit të tij.

Mund të flitet mjaft për estetikën e krijimit letrare të autorit. Nëse për tragjizmin dhe atmosferën e zymtë është folur gjerësisht, për humorin dhe tonalitetet e tij është folur më pak. Kjo duket edhe në faktin se kinematografia, me përjashtim të ndonjë deliranti apo të dehuri në filmin “Ballëpërballë”, nuk ka kërkuar dhe nuk e ka shfrytëzuar këtë fond e spektër. Shkrimtari niset nga humori i lehtë që lidhet me defektet e rëndomta, stonaturat, disonancat, mospëputhjet midis anës së jashtme dhe thelbit, për të kaluar në grotesk, kur paraqitet absurdja, përçudnimet, denatyrimet, e shëmtuara, çmenduria e një individi, një sistemi apo botës së tërë. Çunaku i dikurshëm ka dashur të ndreqë diçka në realitetin që përjetoi, dëshiroi një drejtpeshim ose bashkëjetesë të pranueshme midis vlerave pozitive dhe negativitetit, por kjo ka qenë tepër e vështirë.

***

Ismail Kadareja i rikthehet Gjirokastrës si bir e qytetar i saj, si misionar i qytetërimit europian. Si jehona që përplaset në horizont dhe i kthehet burimit e amplifikuar.

Shkrimtari u rrit me historinë e qytetit, tani qyteti zgjeron përmasat me historinë e tij.

Vepra letrare e I. Kadaresë mbetet një pasuri e trashëgim me të cilën Gjirokastra mburret dhe e deklaron gjithnjë e më fort.

Pas Luftës së Dytë Botërore në Francë mori hov muzika konkrete, me parimin bazë prodhimin e tingujve jo nga veglat e specializuara por nga objektet e provokuara prej muzikantit. Në qytetin me pak vegla muzikore, ku fyti i këngëtarit popullor zëvendëson instrumentin, shkrimtari mprehu dëgjimin dhe praktikoi aftësinë e krijimit të muzikës së vet konkrete. Siç thotë për veten kompozitori italian Enio (Enriko) Morikone, autor i mëse pesëqint muzikë filmash, ai shkroi atë që dëshironte të dëgjonte. (E në jo pak raste shkrimtari gjirokastrit dëgjoi edhe ato që nuk do të dëshironte t’i dëgjonte…).

Megjithë vështirësitë, mungesat e pengesat, autori ishte nga të rinjtë më me fat. Sepse i realizoi dëshirat vetiake, intelektuale dhe profesionale, më mirë e më me sukses se shumëkush në brezin e vet.

***

“Nuk më çoi liria drejt letërsisë, por letërsia drejt lirisë” (libri “Nga një dhjetor në tjetrin”). Letërsia i dha krahë, letërsisë i dha krahë të ngjiten tok. Të ngjitet, së pari, si njeri i lirë, i lirë për të thënë të vërtetën, për ta mbrojtur atë gjithnjë e më me guxim.

Pëlhura artistike e veprës së I. Kadaresë është e endur me disa fije magjie. Mirëpo këtu autori nuk është i një mendje me ne. Në intervista të ndryshme ai ka deklaruar se nuk i pëlqejnë shprehjet “realizëm magjik” apo “realizëm naiv” dhe as cilësimet “i internuar” apo “kozmopolit”, dhe pohon se është thjesht “një shkrimtar shqiptar që shkruan vepra të cilat ngjallin interesim të përbotshëm”.

Shkrimtari pozicionohet si kritik kategorik ndaj regjimit diktatorial të vendit të tij, në radhët e para për mbrojtjen e të drejtave njerëzore,   adhurues i qytetërimit helen dhe qytetar i botës pa kufi.

 

JEHONA NËPËR BOTË

 

E gjithë rruga e gjatë dhe e gjerë krijuese dhe jetësore e shkrimtarit nisi nga rrugica e ngushtë e vendlindjes së tij. Kur e nisi këtë rrugë, fëmijë, nuk e mendonte se do të shkonte aq larg. Dhe, nga çdo anë që ta marrësh, në themelet e karrierës së tij letrare ka gurë nga Gjirokastra.

Në një ndër poezitë e para që letrari i ri i dërgonte aty nga viti 1950 kryeredaktorit të atëhershëm të gazetës “Pionieri”, gjirokastritit Zihni Reso, ishte dhe vargu “Kush punon, detin e kalon”, që u përmendën në Postën e Redaksisë. Pionieri i letrave shqipe nuk u ligështua edhe pasi në vitet e gjimnazit romani që shkroi me letrarin e ri, përfundoi diku në përrua për shkak të egoizmit dypalësh. Me punë, vendosmëri, talent, dituri e mençuri shkrimtari kaloi edhe detin edhe oqeanin.

Librat e tij janë përkthyer në rreth dyzet gjuhë të botës, në miliona kopje. Disa romane të Kadaresë janë futur në preogramin e letërsisë të shkollë së mesme në Francë. Vepra e tij letrare studjohet në disa universitete të botës. Për të janë bërë dhe bëhen studime edhe nga të huajt. Studjuesi australian Peter Morgan, autori i librit “Shkrimtari dhe diktatura”, shkoi posaçërisht në Gjirokastër dhe vizitoi shtëpinë në rindërtim të I. Kadaresë.

Në Paris autori nga Shqipëria e vogël eci nën Harkun e Triumfit dhe e bëri këtë hark të përulet ndaj tij. Vlerësim të lartë mori edhe në metropolin klasik të letërsisë botërore, në Eladë, ku librat e përkthyer e të botuar të shkrimtarit ka prekur numrin 30. Kurse në Rumani, me punën e palodhur e plot pasion të përkthyesit Mario Dobresku, veprat e botuara atje të I. Kadaresë e kanë kaluar numerikisht 30-ën.

Gjirokastriti fliste dikur për Çanakalanë, Çinmaçinin dhe Filipistunin.  Në revistën “Ekskluzive” dhjetor 2001, f. 102, lexojmë se filmi “Abril Desperocado” (“Prilli i thyer”) me regji të brazilianit Walter Sales u shpall nga Ministria e Kulturës e Brazilit si kandidate për konkursin e filmit më të mirë për çmimin Oskar. Kineasti brazilian e ka zhvendosur subjektin në një krahinë të varfër të Brazilit, për të theksuar atavizmat e dhunës kanunore.

E ja, në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, në vitin 2003, filmi brazilian “Prapa diellit”, me skenar e subjekt të huazuar nga novela “Prilli i thyer” u nderua me çmim. Por ka edhe më: Mësojmë se në botën arabe, në Egjipt, Irak, etj., ku shkrimtari shqiptar njihet prej disa dekadash me  disa romane të tij, doli edhe problemi i cilësisë së përkthimeve, sepse disa bëhen nga anglishtja e disa nga shqipja, etj., pa cilësinë e dëshiruar, ndonjëherë pa lejen e dijeninë e autorit. Kjo ka ndodhur edhe me “Gjeneralin…” e “Kështjellën” (ky duke ruajtur titullin “Daullet e shiut”, prej botimit frëngjisht). Përjashtim nga këto dukuri të pakëndshme atje bën Latif Arnauti i Sirisë, me prejardhje shqiptare, e ndonjë tjetër.

Në 46 ka arritur  në botë numri i gjuhëve në të cilat janë përkthyer librat e I. Kadaresë, libra që janë shkruar fillimisht të gjitha në gjuhën shqipe, në gjuhën që ai e mësoi dhe foli në vendlindjen që, tok me gjuhën dhe normat e jetesës, i ofroi kaq subjekte dhe pamje, pa të cilat ansambli i tij letrar- artistik nuk do të ishte ai që njohim ne dhe bota.

Një nga gjërat me interesante, meritë e veprës së tij letrare, është se përmes Gjirokastres që rikrijon artistikisht Kadareja, të huajt përpiqen të kuptojnë dhe të shpjegojnë Shqipërinë, historinë e saj dhe psikologjinë e popullit shqiptar. Kjo bie në sy pothuajse në të gjitha vlerësimet e tyre. “Në Shqipërinë e Kadaresë, një vend që ka vuajtur nën diktatura të njëpasnjëshme – Perandoria Osmane, fashizmi italian, nazizmi gjerman, komunizmi – vdekja dhe jeta ndajnë skenën e përditshme, në të cilën gënjeshtrat zyrtare dhe pretendimet private kanë ndërtuar një ambient mashtrimi dhe mosbesimi ku asgjë nuk është ashtu siç duket”.  (Alberto Manguel për romanin “Darka e gabuar”, Internet). Kjo është përmasa e katërt, “jashtëletrare” e korpusit të tij.

Mund të flitet mjaft për estetikën e krijimit letrare të autorit. Nëse për tragjizmin dhe atmosferën e zymtë është folur gjerësisht, për humorin dhe tonalitetet e tij është folur më pak. Kjo duket edhe në faktin se kinematografia, me përjashtim të ndonjë deliranti apo të dehuri në filmin “Ballëpërballë”, nuk ka kërkuar dhe nuk e ka shfrytëzuar këtë fond e spektër. Shkrimtari niset nga humori i lehtë që lidhet me defektet e rëndomta, stonaturat, disonancat, mospëputhjet midis anës së jashtme dhe thelbit, për të  kaluar në grotesk, kur paraqitet absurdja, përçudnimet, denatyrimet, e shëmtuara, çmenduria e një individi, një sistemi apo botës së tërë. Çunaku i dikurshëm ka dashur të ndreqë diçka në realitetin që përjetoi, dëshiroi një drejtpeshim ose bashkëjetesë të pranueshme midis vlerave pozitive dhe negativitetit, por kjo ka qenë tepër e vështirë.

***

Ismail Kadareja i rikthehet Gjirokastrës si bir e qytetar i saj,  si misionar i qytetërimit evropian. Si jehona që përplaset në horizont dhe i kthehet burimit e amplifikuar.

Shkrimtari u rrit me historinë e qytetit, tani qyteti zgjëron përmasat me historinë e tij.

Vepra letrare e I. Kadaresë mbetet një pasuri e trashëgim me të cilën Gjirokastra mburret dhe e deklaron gjithnjë e më fort.

Pas Luftës së Dytë Botërore në Francë mori hov muzika konkrete, me parimin bazë prodhimin e tingujve jo nga veglat e specializuara por nga objektet e provokuara prej muzikantit. Në qytetin me pak vegla muzikore, ku fyti i këngëtarit popullor zëvendëson instrumentin, shkrimtari mprehu dëgjimin dhe praktikoi aftësinë e krijimit të muzikës së vet konkrete. Siç thotë për veten kompozitori italian Enio (Enriko) Morikone, autor i mëse pesëqint muzikë filmash, ai shkroi atë që dëshironte të dëgjonte. (E në jo pak raste shkrimtari gjirokastrit dëgjoi edhe ato që nuk do të dëshironte t’i dëgjonte…).

Megjithë vështirësitë, mungesat e pengesat, autori ishte nga të rinjtë më me fat. Sepse i realizoi dëshirat vetiake, intelektuale dhe profesionale, më mirë e më me sukses se shumëkush në brezin e vet.

***

“Nuk më çoi liria drejt letërsisë, por letërsia drejt lirisë” (libri “Nga një dhjetor në tjetrin”). Letërsia i dha krahë, letërsisë i dha krahë të ngjiten tok.  Të ngjitet, së pari, si njeri i lirë, i lirë për të thënë të vërtetën, për ta mbrojtur atë gjithnjë e më me guxim.

Pëlhura artistike e veprës së I. Kadaresë është e endur me disa fije magjie. Mirëpo këtu autori nuk është i një mendje me ne. Në intervista të ndryshme ai ka deklaruar se nuk i pëlqejnë shprehjet “realizëm magjik” apo “realizëm naiv” dhe as cilësimet “i internuar” apo “kozmopolit”, dhe pohon se është thjesht “një shkrimtar shqiptar që shkruan vepra të cilat ngjallin interesim të përbotshëm”.

Shkrimtari pozicionohet si kritik kategorik ndaj regjimit diktatorial të vendit të tij, në radhët e para për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, adhurues i qytetërimit helen dhe qytetar i botës pa kufi. Kadare e bëri gjuhën frënge të dashur sa dhe gjuha amtare. E flet në biseda, diskutime dhe emisione televizive në Francë. Nisur së mësuari me përkthyesin e shquar Jusuf Vrioni dhe me ndihmën e bashkëshortes, Helenës, e përvetësoi atë si një armë të rëndësishme përkrah rusishtes dhe anglishtes. Gjirokastra ka qenë herët frankofone, por në vitet e gjimnazit, mësimdhënia e saj ishte ndërprerë. Sot shembulli i I. Kadaresë përbën edhe një rivlerësim të gjuhës dhe civilizimit francez.

 

AFËR DHE LARG VENDLINDJES

 

Qytetari i botës, I. Kadare ka patur kurdoherë mall të madh për atdheun, të cilin dikur e cilësoi “Betonarmeja e ëndrrave të vjetra dhe të reja”, një atdhe që e plagos përsëri. pikërisht kur nisi të besojë se punët po ecin mirë. Malli spikat që herët përmes brengës së të mërguarve, të syrgjynosurve në Arabistan apo Çanakala, në tymin e një cigare shqiptare që pi një rus (vëllimi “Shekulli im”) dhe dy vjollca që i dërgoi në Moskë një 17 vjeçare nga Elbasani.

Ishte një mall i papërballueshëm, shprehet autorit tek libri “Ftesë në studio”, f. 144). Shumë më vonë malli rishfaqet në anën tjetër të globit, në SHBA, kur gurët e kalldrëmeve të vendlindjes (lexo epilogun e romanit “Kronikë në gur”) i shfaqen befas midis asfaltit të qytetit metropolitan. Kur largua, në shtator 1989, në letrën e tij nga Parisi ai shkruante: “Duke e lënë vendin tim, kam besim se do të kthehem përsëri në të. Kur e them këtë, kam parasysh kthimin jo pas një katastrofe, por pas një demokratizimi të vërtetë”.

Për mijëra ditë tryeza në kafenetë “Le terrassë” dhe “Le Rostand” në Paris, ishte fronti i punës për hedhjen në letër të disa prej veprave më të rëndësishme të tij. Dhe ngjante se, sa më larg atdheut dhe vendlindjes të ndodhej, aq më qartë i shikonte, aq më thellë i kuptonte realitetin shqiptar, dukuritë e tij karakteristike dhe të veçanta. Ndërkaq, dëshira për t’u rikthyer e qëndruar sa më tepër e përfundimisht në Shqipëri, po bëhej e papërballueshme.

Μe përmbysjen e regjimit monist, I. Kadareja u kthye nga Franca, në Shqipëri, në Tiranë. Midis të tjerash, Kadare kujton redaktorin e disa veprave të tij (edhe të novelës sfidë “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”) Sami Çabej, i cili e priti me lot në sy në aeroportin e Rinasit, kur shkrimtari u kthye nga Franca, në maj 1992, në Shqipërinë postdiktatoriale.

Ishin shumë ata që e pritën në aeroport dhe e afruan drejt zemrës.

Kur I. Kadareja mungonte, Shqipërinë e vizitoi poeti dhe bashkëstudenti i tij në Moskë, Evgeni Jeftushenko, të cilin shkrimtari dikur, student, e njohu nga afër. Ai deklaroi: “U trondita kur zbrita në Shqipëri. Pashë një vend ku pasojat e diktaturës mund të krahasohen vetëm me Kamboxhian”.

Ku e ka shtëpinë shkrimtari?

Ja si e përshkruan Corine Lemse më 5 nëntor 1992 në gazetën “Le monde”. Pasi thotë se tabela tek dera e shtëpisë së tij është hequr, ajo pohon: “Adresë?” Zëri në telefon nxjerr një si të qeshur të hidhur. “Jo, Ismail Kadare nuk ka ndonjë adresë të njohur në Tiranë. Tabela u zhduk dhe mëkot të kërkosh adresën e rrugës. U zhdukën si shumë gjëra të tjera që shprehin një identitet, në marrëzinë shkatërrimtare që pushtoi Shqipërinë dimrin e kaluar […] Κadareja banon atje, më siguron një kureshtar i cili përpiqet gjithashtu të ngjitet. Një ndërtesë pa portë hyrje, shumë afër hotel “Tirana” […] Shkrimtari rigjeti apartamentin që kishte lënë më parë. Një tavolinë pune prej druri, një kanape me çmim të lirë, katër baulle të goditura, të cilat i kishte sekuestruar policia politike pas largimit të tij më 1990 dhe policia demokratike ia ktheu. Asgjë nuk mungon, as dorëshkrimet as fotografitë,   madje as dy revolverë – relikte familjare”.

Ishte kthyer më 24 shtator 1992, por siç pohonte: “Të gjithë njerëzit kanë probleme. Askush nuk më le të punoj”. Dhe: “Është një paradoks i madh: Unë që përpiqesha të ruaja lirinë time në vitet e diktaturës, rrezikoj ta humbas në demokraci. Si shkrimtar tani duhet të jem më i kujdesshëm”. Afër daljes një qiri është gati të ndizet dhe priret të drejtojë për jashtë vizitorin. Mundet që Ismail Kadareja të mos ketë adresë, por mos kujtoni se ka dhe rrymë elektrike”, (gazeta greke “To vima”, 8 janar 1992). Dhe nga bezdisja prej njerëzve e nga mungesa e disa kushteve elementare të jetesës, shkrimtari u detyrua të kërkojë për krijimtarinë një strehë më të qetë në Europë.

Ku gjendet shkrimtari tani? Megjithëse me kalimin e moshës udhëtimet bëhen të lodhshme e të bezdisshme, ai nuk rri në një vend. Dikur banonte disa qindra metra larg blokut të kuq, më pas bleu një apartament në një shumëkatësh modern që u ngrit në zemër të tij… “Pashallëkut” të I. Kadaresë i është shtuar një vilë në Malin e Robit në plazhin e Durrësit, ku zakonisht rri në stinën e verës. I pëlqen peisazhi, deti i hapur, qetësia dhe ai lloj vetmimi. Adriatiku hapet përpara si një ekran i madh, i gjerë. Valët venë e vinë si mesazhe të një dialogu jetik. (I mungoi aq shumë në fëmijëri deti, kurse tani ka në “dispozicion” edhe oqeanin).

E ka mbartur Gjirokastrën kudo, në çdo moshë, në çdo vend ku ka shkuar, nga Kulla Ejfel, në Akropolin e Athinës, nga stepat ruse (“Muzgu i perëndive të stepës”) te kontinenti aziatik (“Koncert në fund të dimrit”), nga asfaltet e Amerikës (ku shkroi“Vitet e marrëzisë”, në kujtimet dhe intervistat e ndryshme deri vonë. Dhe edhe në vitet e vështira e të turbullta të fundshekullit të kaluar e vizitoi disa herë atë, kërkoi në historinë dhe problematikën e saj.

Gjirokastra ishte dhe mbetet burimi i pazëvendësueshëm për motivet, imazhet dhe psikozat që lakmon muza krijuese e shkrimtarit. Atje ishin dhe vijojnë të rrojnë personazhet dhe tipat me ngjyrimet e papërsëritshme.

 

KEQKUPTIMET ME LETËRSINË SI ART

 

Në fund të vitit 2008 Gjirokastra shfaqet edhe një herë përmes sfidës tronditëse të romanit më të ri të autorit, “Darka e gabuar”. Κadareja na jep këtu një Gjirokastër posaçërisht dramatike, barometër të ngjarjeve politike (pushtimi italian, ai gjerman, dhe dhjetëvjeçari i pushtetit komunist), roman që synon një raport të ri me historinë.

Autori iu rikthye Gjirokastrës shesh lufte, për të hedhur një hark drejt epokës që pasoi, për të dënuar, pas krimeve të pushtuesit të huaj por edhe të regjimit diktatorial, “pushtimi i brendshëm”. “Darka e gabuar” përforcoi psikozën e pasigurisë, përpjekjet e stërmundimshme për mbijetesë, çmimin e luftës dhe atë të paqes së përgjakur.

Në romanin “Darka e gabuar” gjejmë parabolën midis natës së kompromisit me pushtuesin, dhe dënimit me vdekje të mjekut e njeriut të nderuar, që i solli aq shërbime qytetit dhe vendit.

Në darkën që shtrojnë doktori dhe autori lëshojnë hije Darka e Makbethit dhe darka mistike e Krishtit me dishepujt. Në këtë roman lexuesit, sidomos ata gjirokastritë, përjetuan emocionet e ditëve të pushtimit nazist dhe atmosferën e tjetërsimit të viteve të paspushtimit.

Diskutime midis qytetarëve gjirokastritë ka patur për figurën e Doktor Gurametos së Madh, duke e përqasur me prototipin, Doktor Vasil Labovitin, kirurgun e shquar. Se ai mbeti figurë e nderuar dhe nuk pati atë fund tragjik që gjejmë në roman. Dekorimi nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe shpallja “Nderi i Gjirokastrës” janë plotësisht reale dhe të merituara për një figurë madhore si ai, për ndihmesën e pashembullt profesionale dhe humanitare, në vitet e vështira dhe më pas. Kur dëgjon se Doktori ka kryer rreth 40.000 operacione dhe ka trajtuar rreth 12.000 luftëtarë të Ushtrisë Demokratike Greke në kuadrin e luftës civile në Greqi, ardhur andej, nuk mund të habitesh nga kjo punë titanike, mbinjerëzore e Doktorit me ndihmësit e tij. Edhe shkrimtari I. Kadare në një intervistë e ka cilësuar Doktorin si më të mirin kirurg të Shqipërisë. Darkë nuk u shtrua dhe as ndonjë fejesë kishte brenda kësaj vizite.

Tjetërsimi i historisë reale nuk ka qenë gjë e e lehtë për shkrimtarin. Se, siç plotëson vetë, “Është e kuptueshme, sepse kur lexon atë që ka ndodhur për qytetin tënd, është traumatike për banorët që jetojne në një qytet të mbyllur, sepse Gjirokastra është e mbyllur”.

Traumatike për lexuesit, banorë të qytetit, ca më tepër shpirtplagosëse për pasardhësit e Doktorit. Si i paraqet ngjarjet autori dhe si ishin ato në realitetin e qytetit të Gjirokastrës dhe të kohës? Sipas të dhënave historike, guerrilët gjirokastritë qëlluan autokolonën gjermane tek Ura e Nanxës, në rrugën që ngjitet për në qendrën e vjetër të qytetit, plagosën disa gjermanë dhe ata drejtuan grykat e topave kundrejt qytetit, por artileria nuk qëlloi. Si kundërpërgjigje, nisën raprezaljet nëpër rrugët dhe shtëpitë e qytetit, kontroll dhe terror në lagjet “Dunavat” dhe “Manalat”; u dëgjua se u arrestuan 200-300 burra e djem, me vendimin të pushkatonin 80 prej tyre. Vendimi do të ishte zbatuar   nëse nuk do të kishte ndërhyrë mjeku Vasil Laboviti, Vasili vërtet i Madh, me prejardhje nga Labova e Lunxhërisë. Nga ndërhyrja e Doktorit, u anulua djegia e qytetit dhe minimi i tij.

Te figura e Doktorit kemi njeriun me kurajë qytetare, atdhetar, dhe me besim tek dialogu, sado i egër të jetë kundërshtari. Natyrisht, në suksesin e tij ndihmoi mjaft rastësia, njohja e vjetër me oficerin e ushtrisë pushtuese, se, ndryshe, gjermani nuk falte. Gjithsesi, ishte fat për qytetin, që ai nuk qendroi në Austri, pas studimeve, siç iu ofrua kërkesa dhe mundësitë.

Autori në roman thotë se Dr. Gurametoja ia shtroi darkën komandantit gjerman Frits fon Shvabe, sepse kishin qenë bashkëstudentë në mjekësi, në Vjenë (por oficeri gjerman i ndërpreu studimet). Dihet se personazhi real i foli gjermanisht komandantit gjerman dhe i tha se dhjetra burrat ishin të pafajshëm, kur tre ushtarët gjermanë të plagosur i mjekonte ai në spital, ku ishte edhe drejtor që nga viti 1932. Doktori shpëtoi nga gjermanët, duke shpëtuar edhe dhjetra jetë të banorëve, por më pas, në vitet e Çlirimit, komunistët, na thotë autori, e torturuan Gurameton me veglat kirurgjikale që pati sjellë nga Austria, ku studjoi.

Pas direktivës europinane për të dënuar krimet e Komunitzmit dhe të kërkesës për dekomunistizimin e jetës politike në Shqipëri, shkrimtari e pa të udhës të japë një version e optikë letrare që t’u përgjigjej këtyre. Dhe shkrimtari ka devijuar nga faktet reale, sipas së drejtës së tij për të bërë letërsi dhe ndërtuar subjektin në drejtimin ideor që i ka interesuar. Nëse tjetërsimi i Doktorit si personazh, për banorët që e dinë historinë, është arbitare ose flagrante, për lexuesit që nuk e njohin, sidomos për të huajt, kjo nuk ka rëndësi.

Në roman, tërthorazi, autori, përmes fatit tragjik të Doktorit si viktimë, na thotë se komunizmi ishte më i keq se sa nazizmi. Sot në propagandën perëndimore spikat një lloj prirje për të treguar se komunizmi ishte më i tmerrshëm se nazizmi, por sido që të bëhet, më të tmerrshëm se hitlerianët dhe khmerët e kuq njerëzimi nuk ka parë.

Për hir të së vërtetës, një gjirokastrit me emër, Doktor Omer Nishani, nuk u vra nga dikush, nuk bëri harakiri, por vrau veten me revolverin vetiak. Omer Nishani ishte zgjedhur kryetar i Komitetit Amntifashist Çlirimtar në Kongresin e Përmetit dhe ishte anëtar i shtabit të lartë vendimmarrës. Mësojmë se në ditët e luftës për çlirimin e kryeqytetit Omeri pati një protestë me shkrim ndaj Enver Hoxhës pse ky e la jashtë në diskutimin dhe vendimin për të pranuar pranë shtabit partizan disa krerë të reaksionit a kolaboracionistë që dëftoheshin të penduar dhe pranonin gjykimin politik, me kusht faljen e jetës. Midis tyre ishte gati të shkonte edhe Bahri Omari, por, ka të ngjarë të mos ketë shkuar. Nga sa më sipër, është ky konfliktim dhe cënim i rëndë i personalitetit, që e çoi Omer Nishanin, kur ishte President i Republikës, të vetëvritej.

Për këtë ngjarje është hetuar e shkruar pak, as është thënë se autor moral i saj, si edhe i Nako Spirut, ishte Enver Hoxha. Për Omer Nishanin Gjirokastra flet pak, por flet shumë fakti që emrin e tij e mban spitali i madh i qytetit, spital tashmë rajonal, teksa Omeri ishte me profesion veteriner, kurse për shumë vite përpara dhe pas Çlirimit drejtor i atij spitali ishte Vasil Laboviti, kurse në fillimet, me themelimin e tij, disa vite ishte drejtor i ati, Telemaku. Emrin e kirurgut të mbishquar e mban rruga kryesore e Lagjes Varosh dhe është shpallur edhe “Nderi i Gjirokastrës”, tok me tre figura të tjera, midis tyre, shkrimtari Ismail Kadare. Megjithëse emblema e Doktorit nuk është vendosur, ata tashmë qëndrojnë krahpërkrah…

Megjithëse dy epokat dhe historia ngjajnë të ngjitura me sforcim, konflikti artistik është nga më të egrit që ka paraqitur autori. Romanin “Darka e gabuar”, botuar nga “Metekmio”, Athinë, 2011, studjuesi Pano Ramadani e ka cilësuar – “Një Përrallë Βallkanase”

Në komentin e grekut Ramadani lexojmë:

Vula’ e Kadaresë na shpie shumë prapa, diku nga viti 1943. Në vjeshtë dhe në Gjirokastrën që gjendet nën pushtimin gjerman. Mjeku më i shquar i qytetit, i madhi dhe impozanti doktor Gurameto, do të ftojë komandantin e nazistëve, kolonelin Fric fon Shvabe për darkë, pasi guerrilët e qytetit kishin goditur pararojën e autokolonës gjermane. Qyteti do të ndëshkohej sipas ligjeve të luftës, që s’marrin parasysh nëse qyteti ishte sqimatar, i rrjedhur nga mosha, madhe, i çmendur, (f. 24).

Doktor Gurametoja, i cili fejonte vajzën, e gjeti të udhës të shtronte një banket për ushtrinë pushtuese, me shpresë të zbuste egërsinë dhe ndëshkimin: “Ju pritën me plumba sot në mëngjes tek hyrja e qytetit? Unë, përkundrazi, ju pres me bukë e muzikë”, (f. 32).

Atmosferë ankthi e tmerri, lojë nervash. Lajmi i darkës për kolonelin gjerman jehon çuditshëm në veshët e banorëve, shoqëria vendore tronditet. Një vello misteri shtrihet mbi qytet… Çfarë u tha në atë darkë mistike? Μos kemi të bëjmë me një allishverish të turpshëm tradhtie? Mundet motivi nxitës të jetë atdhetaria… Νdoshta λshtλ fjala pλr njλ lλvizje “tλ errλt” interesi, ose pλr njλ bλmλ “tλ thjeshtλ” njerλzore. Pyetje kλto qλ do tλ mbeten pa pλrgjigje pλr vite me radhλ. Pikλrisht ditλn e nesλrme, njλ grup tλ burgosurish shqiptarλ lirohet, midis tλ cilλve edhe hebreu Jakoel.

Ηλshtja e darkλs rishfaqet nλ jetλn e…“pλrditshme” tλ qytetit disa vite mλ pas, gjatλ periudhλs sλ stalinizmit dhe ekstremizmit politik. Lirimi i rebelλve tλ burgosur dhe veηanrisht i farmacistit hebre, i ηoi disa pλrηorλ tλ partisλ nλ pλrfundimin se Gjirokastra λshtλ qendra e njλ pλrbetimi tλ pλrbotshλm kundλr…Socializmit!

Νjë zgjidhje të gatshme do të japë hetuesi guximtar Shaqo Mezini, i ndihmuar gjithmonë nga fryma e “Babushit”, por edhe nga “zonjat” e partisë!

Përfundimisht, çfarë ndodhi në të vërtetë, gjatë darkës së shumëpërfolur? Μos vallë i ftuari prej mjekut ishte thjesht një i vdekur?

*****

Mënyrë e pazakonshme të shkruari, humor i tmerrshëm, kritikë dhe satirë politike, por mbi të gjitha një rrymësi e zgjuar letrare…Karakterizime që do të mundnin të fotografonin , pa asnjë tepërim, veprën e fundit në prozë të Ismail Kadaresë.

Me sfond fashizmin, antisemitizmin dhe “logjikën” e tjetërsuar të absolutizmit, perëndimor e lindor, Kadareja sajon një histori të pabesueshme, një përrallë ballkanike, që jep ushqim për…shumë mendim”.

Gazeta prestigjioze angleze “The guardian”(cituar nga “Gazeta shqiptare”, 25 shtator 2012, f. 17) e vlerëson romanin “Darka e gabuar” në disa drejtime. Pasi i paraqet shkurt historinë që përbën bërthamën e subjektit të tij me rrezikun e pushkatimi të 100 qytetarëve që u morën peng nga pushtuesi i ri, formulon idenë se në të ka “kuptime të thella të tragjedive tona të përbashkëta”, se “Në Shqipërinë e Kadaresë, një vend që ka vuajtur nën diktatura të njëpasnjëshme – Perandoria Osmane, fashizmi italian, nazizmi gjerman, komunizmi – vdekja dhe jeta ndanin skenën e përditshme, në të cilën gënjeshtrat zyrtare dhe pretendimet private kanë ndërtuar një ambjent mashtrimi dhe mosbesimi, ku asgjë nuk është ashtu siç duket”. Νë të treguarit e historisë së “Rënies së qytetit të gurtë”, Kadare ka marrë ndoshta si model të tijin skenën e fundit e të tmershme të “Don Juan” – it, darkën që heroi i ofron Comendadorit të vdekur. Por ajo që është arrogancë në tragjedinë spanjolle, është përulje këtu…”. Artikullshkruesi bën edhe krahasimin midis Gurametos së madh dhe Gurametos së vogël: “Εdhe pse nuk ka patur kurrë ndonjë rivalitet midis dy Gurametove, Doktor Gurameto i madh tani përshëndetet si një hero për shkak se ka arritur të shpëtojë qytetin, ndërsa Dr. Gurameto i vogël ndihet i turpëruar”.

Disa thonë se ngjarjet ndodhën në vjeshtën e vitit 1943, pas largimit të italianëve. Autori thotë se ndodhën më 25 të dhjetorit të atij viti. Ata që i jetuan nga afër ngjarjet thonë se ka patur realisht një nënkolonel gjerman të plagosur, ardhur për mjekim nga Saranda. Por nënkoloneli gjerman nuk shpëtoi. [Më pas në spitalin e Gjirokastrës kirurgu i madh operoi dhe mjekoi ata mijra luftëtarë të Ushtrisë Demokratike Greke, që u plagosën ose gjymtuan gjatë Luftës Civile (1946 – 1949) në malet e Gramozit dhe të Viçit].

Kompromisi i arritur mes oficerit gjerman dhe qytetit, në romanin “Darka e Gabuar” fqinjëron me variantin e parë të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (bot. 1963), ku na jepej një gjeneral pushtues që ka prirje pacifiste   dhe me të cilin mund të bësh dialog. Nuk dimë sa te ky gjeneral, atëherë, mund të ketë ndikuar shembulli i doktorit gjirokastrit, ose ka qenë thjesht vetëdija e armiqësive të zgjatura midis Shqipërisë dhe Perëndimit, ku fajin e kishin të huajt pushtues, por përgjegjësi mbante edhe politika e zgjatur vetizoluese e udhëheqjes shtetëroe moniste. Dhe dihet se varianti i parë i “Gjeneralit…” u pa si sakrilegj dhe autori u detyrua ta ndryshojë. (Tashmë Republika e Shqipërisë mori drejtim të pakthyeshëm perëndimor dhe është anëtare e blokut politik-ushtarak të NATO-s).

Sipas dëshmisë së librit “Themele dhe rrënoja”, të shkrimtarit e gazetarit Thanas Dino, ishin Vasil Laboviti dhe Thoma Papapano ata që zbritën e shkuan te komandanti gjerman me një shami të bardhë në dorë (dhe nuk ishte një shami apo çarçaf i bardhë në një dritare ajo që dha shenjën e dorëzimit të qytetit, siç na impresionoi dikur shkrimtari tek “Qyteti i Jugut”, 1963). Zbritën apo u ngjitën dy burrat? Sepse realisht takimi me komandantin është bërë sipër, në sheshin me emrin dhe përmendoren e Çerçizit.

Sipas dëshmitarit okular, mësuesit Reshat Vishe, pasi Doktori kuvendoi me komandantin gjerman, i tha turmës të zbriste poshtë, duke mbajtur në duar një shami të bardhë secili. Njerëzit zbritën duke mbajtur shami e copa çarçafësh në duar dhe u mblodhën atje ku është sot Kinoteatrit i ri i qytetit. Atje ishin të tjera forca gjermane dhe topa. Pra, Doktori jo vetëm ndërmori nismën shpëtimtare për mospushkatimin e të arrestuarve, por edhe organizoi protestën popullore të gjirokastritëve.

Çfarë ishin ata që zbritën? Sigurisht, gra dhe fëmijë. Sipas infermierit veteran Kanan Zano, burrat që arrestoi gjermani ishin 50-60 vetë e jo njëqint e më shumë siç e bëjnë. Ku i gjeje atëherë aq burra në lagje e qytet, e të mbidheshin me nxitim siç u mblodhën? Se burrat i gjetën rrugës e në shtëpi sa mundën, edhe doktor Vasilin e gjetën në punë. Se dërguan portë më portë në Varosh një djalë me mbiemrin Çani, i cili u tha grave të nxjerrin në dritare nga një çarçaf të bardhë në shenjë dorëzimi e kapitullimi. Dhe ashtu u bë.

Sipas z. Kanan, në takimin e parë me nënkolonelin gjerman Spitali atëherë ishte te Poliklinika e vjetër, përballë ngrehinës së madhe të Hadërajve, që u bë azil. Doktori pati me të një polemikë. Kur gjermani e pyeti pse mjekonte partizanë, Doktori i tha se ka mjekuar edhe të plagosur me kombësi të tjera, polakë e rumunë. Se ashtu e kanë mësuar në shkollë në Austri. Madje kam mjekuar këtu në spital, tha, edhe një gjerman, mos vallë, bëra gabim? Gjermani u dorëzua, i shtrëngoi dorën dhe shprehu respekt për Doktorin. Pati dh e një takim të dytë, ku ishte i pranishëm infermier Kanani. Hyri një gjerman, austriak në fakt, me kapele. Pyeti:

– Ti je Laboviti? –

Doktori u drodh, sepse kujtoi se erdhën ta arrestojnë përsëri.

-Nuk më njeh? – e pyeti oficeri. Pastaj hoqi kapelen dhe Doktori e njohu.

Të dy lëshuan pasthirrma habie dhe u pëqafuan. Kishin qenë bashkëstudentë në Austri, mjekë. Por lufta i ndau dhe i hodhi në llogore të kundërta.

– Ti, austriak e mjek, ç’punë ke me popullin, që arrestoni dhe vrisni njerëz të pafajshëm,- guxoi e tha Doktori.

Ai u rrudh pak dhe tha se ishte i detyruar.

“Gjermani, tha Kanani, kur vë taçin në kokë, bëhet tjetër njeri”. Doktori porositi Shadon të shkonte e të blente një shishe konjak special tek një tregtar i njohur. Dy burrat pinë dhe kaluan në kujtimet e vjetra, sikur nuk ishte kohë lufte.

Thelbi i së vërtetës historike mbetet, ndërsa mund të diskutohet edhe për numrin e banorëve që i shpëtuan pushkatimit, numër që lëviz me mjaft diferenca nga një variant a person tek tjetri.   Për një vërtetësi faktike ngulmojnë një nip i Doktorit dhe më pas vajza e tij Ela Laboviti, e cila hapi edhe gjyq kundër shkrimtarit, ish bashkënxënës. Ngjan se autorit nuk iu ndanë gjyqet, por përsërisim se “shkeljet” nga ana e tij bëhen në emër të së drejtës së krijuesit për të manipuluar faktet reale dhe duke ruajtur thelbin, frymën e së vërtetës historike, që mbetet kujtesa për pësimet tragjike dhe vija e demarkacionit midis popullit paqësor dhe agresoit e pushtuesit. (Nga kjo pikëpamje, mendoj se në vend të së respektueshmes Musine Kokalari, në sheshin e vjetër të qytetit duhej të ishte figura e luftëtares gjirokastrite për liri, heroinës Bule Naipi).

Në romanin “Darka e gabuar”, krahas tmerrit dhe krimit, autori e ve theksin tek depersonalizimi i njeriut nën thundrën e dhunës. Takojmë pas Çlirimit gra të moshuara, midis të cilave zonjat e terrorizuara shpirtërisht, që de-zonjëzohen nga komunizmi dhe tani thirren detyrimisht “shoqe”. Diku shkrimtari përmend një prift të rreptë me bastun, kurse unë përmend dhespotin Kokoneshi, i cili kalonte me revole në brez në mes të qytetit, teksa djali i tij ishte kuadër në aparatin e K. Q. të PPSH.

Please follow and like us: