Emil Asdurian: MBI ATË QË NUK ISHTE
(Mendohej se duhej të bëhej pa të)
Jo kjo nuk është një pritje të vijë si viti i ri, e vetvetijshme, e ngadalte ca në ditët e fundit. As si domosdoshmëri kohore që bashkë me yjet mbi ta, ende i mban lidhur njerëzit pas vetes. Sigurisht nga të mirat e saj, por ndoshta fare jo, për ato që kemi parë, hequr apo dëgjuar. Dhe as të vijë si ai i Pirandelos, pastaj të piqet me disa veçori, më të shumta të vjedhur, si pjesë a e tërë trupi, njerëzish të gjallë, (Pse jo kujtime te vdekurish), të baresë ca kohë me ne, si një i huaj jashtëtokësor dhe një ditë befas të zhdukej andej nga kish ardhur. E keqja me këta, të këtij lloji, ndoshta për hir të asaj qe s’e kemi pasur kurrë ose ajo ngadalë fshirë e humbur, ngelën disa si gjurma gishtash të pistë, nga mungesa e letrave, nëpër mure, diku thellë në nënveten arkaike apo arkeotipit, qoftë dhe si nevojë për ta thirrur të na japë zemër si Supermeni a dhe si përrallë para dhe në gjumë. Dhe çuditërisht si për të shkuar kundër vetes, se gjeja e falur nuk ka si të japë shpërblim, të gjithë me më të thjeshtën modesti kërkojnë bindje, dhe rallë ose as fare falje edhe pas shkatërrimesh të mëdha në emër të lirisë. Kurrë s’e kuptuan heronjtë, (për ata më lart e kisha fjalen), udhërrëfyesshpëtimtarë dëmin mendor që na shkaktuan. Mund të numëroj disa, pa përmendur ato të cilat sidomos ne pellazgët ballkanikë apo dardanët e këtejmë, provuam nën Baba Stalinin, që botën shpëtoi nga murtaja e zezë, siç është djenja e pafuqisë ndaj veprimit, pavlefshmëria e tij, mos më keq, frika e vetëshkatërimit, (shtresën e ozonit, apo vetë të gjorin planet), e cila jo vetëm mpin mendimin, në pasivitet e plogështi dhe krahët i pret fantazisë, me mbipeshën mbytëse që nga brenda gërryhen pa u shfaqur çdo komb. Plakjen e parakohëshme. Në ç’është as një hap larg nga vdekja, bindjen e verbër. Në mos s’më besoni, pyesni Gëten qe para se të hiqte shpirt, thirri në grahmë të fundit:”Dritë, dhe më dritë!” Thonë, me zërin e heshtur të leximit, se në shekullin e ri, të njezetenjëtë, të gjitha kanë ndryshuar, nga mendjet e brezave, si tek “të Mijtët”, deri tek ata, gjithmontënevojshmit, udhërrëfyesit heronj! Tani është skena kur ata jo vetëm që s’kërkohen më, as nuk u besohet, madje as nuk duhen të jenë. Të mos përzihen në punët tona. Dhe ata vdesin dhe ndërrohen. Benë mirë që nuk lanë asnjë tu afrohet, kushdo qe ish! Mjaft! Mjaft me të gjithë. ZERO HERO!
Në një studim të kohëve të fundit, sikur të mos të mjaftonte gjithë ajo përvojë dyzetmijëvjeçare, kërkohet t’i jepet më shumë rëndësi psikologjisë etnike, pjëse e mendësive shoqërore, që më të shumtën e rasteve dhe shumicën e kombeve fare të pastër, është unike dhe nëse duhet të dimë për lëvizjet e kundërshtimit civil. Si një skulpturë mendjeje mbështetur në trarë të rendësishëm shekullorë, sikur të ishte një shtresë e vendosur mbi të tjera në fundin e një liqeni deri sa vjen një kohë që nga trusnia ngurtësohet. Madje dhe specie pas specie, në evolucion, sikur të kishin një fillesë të përbashkët, të gjithë me nje klithje të njejtë për hënën si dhe për të vluarën femër dhe urinë dhe etjen e një krimbi pa sy. Është psikologjia shoqërore psikologjike, njejtësia etnike, e cila mendohet se është pasojë e zgjedhje të përvetëshme, të ndërgjegjëshme dhe të lira, domethënieve dhe bindjeve vetjake dhe jo psikologjia shoqërore shoqërore e cila vjen nga një un tjetër, këtë herë i përbashkët. Dhe duke qenë se shoqëria ndërton tek ne veten, kjo qenie, njera midis të tjerave, është në një ndryshim të vazhdueshem.
“Dhe pse ato (njejtësitë etnike)duken dhe ndjehen të ngurta dhe të pakapërxyeshme, ato janë pasoja të kushtëzuara të procesit shoqëror. Ndryshimi dhe përtërritja janë trashëgimtare teë jetës shoqërore. Ato që duken të vetëkuptueshme dhe të natyrshme mund të bëhen subjekt mosmarrveshjesh dhe të çojnë në dallime të reja përshtatjeje. Njejtësitë shoqërore janë në negociata në mënyrë të vazhdueshme. Këto negociata mund të përfshinë pyetjen nëse një farë dallimi duhet apo jo të krijohet apo të theksohet.”*
Ndërgjegjia e një populli,, deri dje e derdhur a gdhendur në mermer, u shkri befas si të ish kub akulli nën kafenë e nxehtë me fishkëllimpsherëtimën e një gjarpëri. Ku u mbyt njeriu pellazgo-komunist, malësori me trimërinë si dyfek mbi supe, opingat me flakëgjak në majë, të cilat s’tregojnë asgjë tjetër veç se një psikologji etnike? Ku dhe ajo fustanellë ilire që burra si Muji me muskuj e si lisa të gjatë, i mbanin me më fisnikëri më bukur se gratë? Dhe tmerrohesh kur mendon këtë lëvizje rebele shkatërruese të dhe në identitet, vërtetuar nga rrezja e diellit deri tek klorofili i gjakut me fakte pa fund. Apo s’jemi ne pellazgët të prirur enkas për këtë, me kokën mbi Olimpin e Zotave, dhe këmbët zhytur diku në baltë apo gjiriz kënete. Shihni miq përreth! Dikur na e mbronin këtë njejtësi-identitet kombëtar, ashtu si çdo tjetë, malet. Se s’kish jeniçer, roman apo türk t’i pushtonte dot! Kush na mbron nga interneti i celularëve apo qejfblerja e shoqërisë seë konsimit global, që s’ka asnjë të tillë, pa ngjyrë, e zbehtë, pa fytyrë e zjarr! Ku janë? Dhe mjaft të më kujtohet gjuha,me historinë e saj, që të më ngrohet pak shpirti! Aty gjej prehje në poezineë dhe historinë, ku shpesh papritur gjej gjurmët e mbijetesës së saj, si dhe kur fjale i vodhen dhe i vranë, diç mbeti në një prapa apo parafjalë. Ka shumë arna kohe mbi të, si greqizma, latinizma, dhe anglizma, aty këtu mongolizma dhe kinezërira, si myshk lagështire ngjitur thithin mbi kokëvarret ilirike ç’u kish mbetur. Jetojnë tek njera tjetra si mendjet e epokave të shkuara të mbijetojë më e lashta. Ne ndoshta jemi kombi më i lirshëm se fqinjët a ndokush që më shumë mbahemi tek hijet se sa tek ëndrrat! Dukuri arkaike, po aq sa dhe e marrë! Të zgjedhurit e Zotit para hebrejve, shkuam ta humbnin për të fituar përzgjedhje te reja, u përshtatëm pa ndryshuar, c’nuk mundëm e fshehëm. Ndërruam fe, por të “vetmit”, me manastir Artemise, dyemrash në një familje. Ne kemi tonat, i ruajme me Kaniun si Kanunin. Siç kishim socialismin me pashallarët tanë dhe me kamaret e tyre të turpit. Bizantinë në sjellje, nuk besuam në asgjë, veç tek gjak i fisit! Gjithmonë thamë e dhamë jo atë që menduam. Në luftë shkuam kur na thanë e kur na shkrepej! Na rritën të mendonim të ishim lumturisht të veçantë, kur ishim njësoj të mjerë me këto! Veçori dhe të kësaj lëvizjeje mosbindjeje në fund te vitit kur lindi, gërrmonte ç’të në mëdyshje ç’të bënte të gjente veten. Ah, mëdyshja, dymendja e albanëve.
Midis të tjerave të permendura dhe më parë, qëndron ndoshta më e veçanta, që sociopsikologët që do vinë ta studiojnë më mbrapa, do gjenin se ish, më së pari, mungesa e një qëllimi të qartë politik, përcaktuesi i vërtetë i cdo levizjeje, në mund të quhej e tillë, një pa të. Po ja që Lëvizja mbijetoi, pa asnjë. Tre a katër të përzjerra, por asnjë e vetme, që do i duhej përqëndrimit dhe bashkimit të forcave. Rrogëtarët mendimtarë s’u dukën gjëkundi, agjitatorët po ashtu. Ca duasporistë turistë për festa. Repertori i lëvizjes, i paktë, i varfër, ngeli me të njejtën shfaqe, i mungoi si larmia e formave, si dhe dinamika e veprimit dhe ajo e shrirjes gjetkë. Nuk pati “sit-in”, madje as muzikë si në Francë. Shumë gjëra mund të bëheshin më mirë dhe më ndryshe, se bashkimi në klithje dhe kujitje, aq sa vlera e saj s’qe bindëse. Ajo pak e mardhur mbeti aty e tulatur e tharë. Diç pritej të bëhej, si një shenjë pravere e papërmbajtur të çelej. Di që u fol shumë dhe të gjithë iken pa bërë gjë të festojnë mëvehte.
Askush se kish parë Kullufin, sot, që e ndjenin se duhej të ishte, atje. Ku dreqin vallë?
*THEORIES OF SOCIAL MOVEMENTS Copyright © 2011 by Salem Press