Xhoi Jakaj: Bashkimi Europian dhe dëshira e kahershme për integrim!
Shqiptarët vazhdojnë ëndërrojnë pranimin në Bashkimin Europian, me një padurim të madh mes një dashurie për të qenë europian dhe për t’u ndier të tillë dhe mes një amullie politike dhe pasigurie individuale, për shkak të asaj që ne e kemi dashur herët këtë gjë. Por politika e ka larguar aq shumë këtë moment sa është bërë “mollë e ndaluar” për të gjithë ne po t’i shtojmë dhe Hollandën që ka propozuar edhe ndërprejen e lëvizjes së lirë në një vend me liri të nivelit lartë të BE, përpos këtij fakti a jemi ne gati, a sillemi në vetvete si europian, a kemi politikanë të denjë që njëherë të mendojnë në unanimitet të plotë pro vendit tyre e jo individualisht për të ardhmen e tyre politike, pse nuk dalin dot përtej interesave të vogla partiake. Politikanët tanë, të cilët janë përgjegjës për mos integrimin e vendit i shohim të sillen me një lloj njëanshmërie për të pasur punën e tyre në terezi dhe nuk posedojnë elementet e liderve europianë, më së shumti janë individualistë dhe të paaftë për të bashkëpunuar me njëri- tjetrin që Shqipërinë ta integrojnë në Europë dhe që ne të mos ndihemi përjetësisht inferiorë…
Po çfarë është në vetvete një vend kandidat dhe një vend që është pjesë në BE… Negociatat e pranimit me një vend kandidat nisen vetëm kur qeveritë e BE, të mbledhura në Këshillin e Europës, kanë rënë dakord njëzëri mbi pranimin. Negociatat zhvillohen në konferenca ndërqeveritare midis qeverive të vendeve të BE dhe atij të vendit kandidat. Ato i ndihmojnë vendet kandidate për t’u përgatitur për anëtarësim në BE. Kundër nesh gati hapur janë Franca dhe Hollanda e disa shtete të tjera, herë pas here vendosin kushte, këtë e ka bërë edhe fqinji ynë Greqia. Mogherini do bëjnë një vizitë gjatë 10-ditëshit të parë të këtij muaji për të dhënë një lloj shprese per zgjidhjen e krizës shqiptare dhe politiken e acaruar në vend që zbutja e saj mund të sjellë në vjeshtë hapjen e Negociatave Në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri, Përfaqësuesi i Lartë i BE Federica Mogherini besoj do kërkoi një “përgjegjësi kolektive” nga udhëheqësit dhe institucionet. Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë. Por dhe këtë herë fajin e ka politika shqiptare e papjekuar dhe e pamaturuar akoma. Çfarë fiton Shqipëria nga hapja e negociatave?
1. Në planin politik është një arritje e madhe për vendin, pasi rritet besueshmëria jonë kundrejt partnerëve ndërkombëtarë si dhe fakti që autoritetet shqiptare do të ftohen në takime të rëndësishme të BE-së me status vëzhguesi. Do të jetë një mënyrë e mirë për të vendosur kontakte por edhe për të parë nga afer modelin europian të politikëbërjes.
2. Modernizim i mëtejshëm i shtetit.
3. Do të ndihmohet Shqipëria, të vendosë standardet më të larta në fusha si mjedisi, shëndetësia, siguria ushqimore apo punësimi.
4. Më shumë investime të huaja për të nxitur ekonominë dhe për të krijuar vende pune më të shumta dhe më të mira.
5. Rritet aksesi i Shqipërisë në programet europiane ku jo vetëm institucionet shtetërore, por dhe organizma privatë mund të përfitojnë. Do të ketë rritje progresive të alokimeve të ndihmës IPA.
Zgjerimi BE aktualisht përbëhet nga 28 vende. Pas 6 vendeve të para: Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës – 22 vende të tjera janë bashkuar me BE-në: 1973: Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar; 1981: Greqi; 1986: Spanja dhe Portugalia; 1995: Austria, Finlanda dhe Suedia; 2004: Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia; 2007: Bullgaria dhe Rumania; 2013: Kroacia. Shqipëria, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia kanë statusin e vendeve kandidate. Bisedimet e pranimit me Islandën filluan në korrik të vitit 2010 dhe u vunë në pushtet nga qeveria islandeze në maj 2013. Në mars të vitit 2015, Islanda tërhoqi kërkesën e saj për t’u bashkuar me BE. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova (siç përcaktohen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) kanë statusin e vendeve kandidate potenciale. NE do jemi pjesë e BE sepse ka qindra vjet që këtë gjë shqiptari e ka kërkuar me këmbëngulje. NE e duam BE. Por a jemi gati dhe kur do jemi brenda saj kjo varet plotësisht nga Politika Shqiptare.