Romario Metanj: Neni 17 i kushtetutës shqiptare dhe pandemia e Covid 19
Në vitin 1927 një nga mendjendriturit e kombit Faik Konica deklarontese “Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”.
Kjo shprehje gjen vend e sot pas gati një shekulli.
Prej disa ditësh nëpër rrjetet sociale dhe biseda po vihen re shprehje të tilla si: “kufizim i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut” apo “kufizimi duhet të vendoset me ligj”.
Një analizë e çështjes është e nevojshme.
Njeriu lind i lirë dhe me të drejta të caktuara natyrore. Këto të drejta konsistojnë në ushtrimin e lirë të aktivitetit intelektual, fizik dhe moral. Njeriu i ruan këto të drejta në çdo rrethanë, sepse ato janë të lidhura ngushtësisht me të, janë të pandara e të patjetërsueshme. Tërësia e tyre buron nga arsyeja universale, gjë e cila përbën dhe gurin themeltar të strukturës shoqërore dhe nuk mund të pushojnë ose të abrogohen në asnjë mënyrë. Shteti është i detyruar t’i respektojë këto të drejta.
Përtej detyrimit të shtetit, ekziston edhe kufizimi i gëzimit të këtyre të drejtave.
Asnjë e drejtë nuk është absolute dhe e pakufijshme.
Në rradhë të parë, kufizohen nga interesi i përgjithshëm publik dhe së dyti nga vetë liritë e tjetrit.
Vetë shteti nëpërmjet akteve të mund t’i kufizojë korpusin e të drejtave dhe lirive themelore por këtë, mund ta bëjë vetëm nëpërmjet përfaqësuesve të popullit (deputetët e Kuvendit) ose ky i fundit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Titullarë të korpusit të të drejtave dhe lirive themelore nuk janë vetëm shtetasit e një shteti konkret, por edhe shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi në territorin e një shteti, me përjashtim të rasteve kur kushtetuta e atij shteti e lidh në mënyrë eksplicite ushtrimin e këtyre të drejtave dhe lirive të caktuara me shtetësinë e atij shteti. Gjithashtu, te drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzohen dhe ushtrohen jo vetëm nga personat fizikë, por edhe nga ata juridikë. Në të njëjtën mënyrë, për të gjitha subjektet vlejnë njëlloj edhe deturimet e parashikuara në ligjin themeltar të shtetit.
Neni 17 i Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë shpjegon përcakton kufizimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë dokument. Vetë ligji themeltar i shtetit plotëson më mirë rastet, mënyrat dhe kushtet e këtyre kufizimeve duke i’u referuar ligjit. Ushtrimi i korpusit të të drejtave nuk mund të shtrihet derisa të cënojë vlerat e afirmuara me madheshti në preambulën dhe parimet themelore të Kushtetutës.
Në vijim të analizës të nenit 17, nuk mund të mos përmendim faktin se vendosen disa kushte.
Rezerva ligjore përbën aspektin themelor të këtij neni, duke treguar se është “vetëm ligji” plotësisht i aftë për të vendosur rregulla të cilat lidhen me të drejtat dhe liritë e qytetareve. Pra është vetë Kushtetuta ajo e cila nxjerrjen e ligjit ia atribuon si një kompetencë ekskluzive, Kuvendit.
Shqipëria për gati 2 javë ndodhet nën kërcënimin serioz kombëtar të shëndetit. Pikërisht kjo specifikë vë në zbatim në mënyrë të menjëhershme ligjin nr. 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive.
Titullarë të korpusit të të drejtave dhe lirive themelore nuk janë vetëm shtetasit e një shteti konkret, por edhe shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi në territorin e një shteti, me përjashtim të rasteve kur kushtetuta e atij shteti e lidh në mënyrë eksplicite ushtrimin e këtyre të drejtave dhe lirive të caktuara me shtetësinë e atij shteti. Gjithashtu të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzohen dhe ushtrohen jo vetëm nga personat fizikë, por edhe nga ata juridikë. Në të njëjtën mënyrë, për të gjitha subjektet vlejnë njëlloj edhe deturimet e parashikuara në ligjin themeltar të shtetit.
Neni 17 i Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë shpjegon përcakton kufizimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë dokument. Vetë ligji themeltar i shtetit plotëson më mirë rastet, mënyrat dhe kushtet e këtyre kufizimeve duke i’u referuar ligjit. Ushtrimi i korpusit të të drejtave nuk mund të shtrihet derisa të cënojë vlerat e afirmuara me madheshti në preambulën dhe parimet themelore të Kushtetutës.
Në vijim të analizës të nenit 17, nuk mund të mos përmendim faktin se vendosen disa kushte.
Rezerva ligjore përbën aspektin themelor të këtij neni,duke treguar se është “vetëm ligji” plotësisht i aftë për të vendosur rregulla të cilat lidhen me të drejtat dhe liritë e qytetareve.Pra është vetë Kushtetuta ajo e cila nxjerrjen e ligjit i’a atribuon si një kompetencë ekskluzive , Kuvendit.
Shqipëria për gati 2 javë ndodhet nën kërcënimin serioz kombëtar të shëndetit. Pikërisht kjo specifikë vë në zbatim në mënyrë të menjëhershme ligjin nr. 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive.
Virusi COVID – 19 përbën një rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve dhe për të garantuar shëndetin publik duhet të ndërmerren edhe kufizime. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konsideruar situatën në të cilën bota po përballet sot, me termin pandemi (përhapja masive e sëmundjes e cila i kalon kufijtë e një shteti, duke përfshirë disa shtete dhe kontinente). Qëllimi i ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive është mbrojta e popullatës duke përcaktuar rregullat dhe aktivitetet për mbulimin në kohë, evidentimin, parandalimin, dhe kontrollin e tyre, për eleminimin dhe zhdukjen sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga këto sëmundje.
Për të arritur qëllimin e ligjit legjislatori ka parashikuar marrjen e një sërë veprimesh mbi parandalimin, luftimin, monitorimin, kontrollin e përhapjes së virusit,zvogëlimin dhe zbutjen e rreziqeve në shëndetin publik.
Çdo masë e ndërmarrë është në funksion të ligjit dhe të gjithë subjektet e së drejtës janë të detyruar ta zbatojnë.
Ndodhemi përballë kufizimit të korpusit të së drejtave dhe lirive themelore, por përmbushen kushtet e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës.