Bardhyl Berberi: Masakrohet nga hidrocentralet e Maqedonisë liqeni i Ohrit
Bardhyl Berberi
Në Pogradec po ndjekin me shqetësim një fenomen të pazakontë, masakrimin që po pëson liqeni I Ohrit. Liqeni është tëhequr rreth 50 m larg bregut nga mungesa e ujit dhe janë krijuar deri në thellësi tatuazhe rëre. Por çfarë po ndodh? Shteti fqinj i Maqedonisë ka hapur të gjitha portat e ujit mbi lumin Drin duke u harxhuar 54 metra kub ujë në sekondë, duke larguar sasi të jashtëzakonshme uji e duke e ulur nivelin e ujit gati dhe momentalisht ka zbritur në 25 cm më tepër se norma dhe kufiri i fundit që nuk duhet të preket pasi dëmtohet ekosistemi i përgjithshëm i Liqenit të Ohrit që edhe pse është pasuri e UNESKO-s që nga viti 1980 dhe janë disa marrëveshje detyruese të nëshkruara në të dy qeveritë, asaj Shqiptare dhe asaj Maqedonase, që duhet të ruhet kjo pasuri duke mos u prekur standardet.
Qeveria e Maqedonisë i ka shkelur me të dyja këmbët këto detyrime duke i hapur të gjitha portat e liqenit mbi lumin Drin në qytetin e Strugës duke shkarkuar mijra litar ujë në sekondë.
Natyrshëm lind pyetja, pse vepron kështu qeveria maqedonase? Shkaku është se ata mbi lumin Drin kanë ngritur disa hodrocentrale duke i shfrytëzuar ato për nevojat e veta. Çuditërisht ka një indiferentizëm skandaloz edhe nga qeveria shqiptare pasi pushtetarë të gjithë rangjeve vijnë në Pogradec për fundjavë dhe tava korani dhe mbyllin sytë para kësaj katastrofe që po shaktërron këtë perlë të natyrës, këtë pasuri ndërkombëtare që ruhet nga UNESKO.
Shqetësimi ka shkuar deri në zyrat e UNSEKO-s dhe drejtoria e këtij institucioni ndërkombëtar në Europë, Aleksandara Waclawczyk ka thënë për mediat se ata do të marrin masa, por çuditërisht qeveria maqedonase, e prirur nga interesat e saj dhe fitimet që i rrjedhin nga tre hidrocentrale që ka ngritur mbi ujrat e lumit Drin, po bën shurdhin dhe të paditurën mbi këtë katastrofë… Është e para herë që qeveria maqedonase hesht dhe nuk pranon bashkëpunim rreth këtij shqetësimi serioz.
Liqeni i Ohrit është një nga më të lashtit në botë, me një moshë 4 milionë vjeçare. Në sajë të jetëgjatësisë dhe të ekzistencës së tij janë ruajtur lloje bimësh dhe peshqish që nuk gjenden në asnjë liqen tjetër në botë. Këtu rritet specia më e rrallë në botë, korani i famshëm, belushka, krapi, ngjala, kleni, skobuzi, pllashica apo mërena… Por liqeni është i populluar me një faunë të pasur zogjsh ujorë ku dallohen zogjtë zhytës apo pelikani Mjelma, si dhe zogjtë notues si rosat e egra, guzat dhe shqipkat…
Liqeni i Ohrit me një sipërfaqe prej 358 km katrorë dhe gjerësi prej 14,5 km 70 % të ujit e siguron nga liqeni i Prespës që ndodhet 200 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Pjesa tjetër vjen nga lumenj dhe përrenj që derdhen në liqen. Uji I liqenit të Ohrit ndërrohet një herë në 60 vjet dhe tejdukshmëria e tij shkon deri në 18 m. Duke marrë parasysh këto karakteristike ky liqen në vitin 1980 është shpallur nga UNESKO si thesar natyror i saj që çuditërisht sot po kërcënohet si asnjëherë tjetër, ndaj duhet të veprohet me urgjencë se nesër do të jetë shumë vonë…