Nobel për Letërsi 2020, Louise Glück, akademia ka dhënë një çmim të merituar…
Poezia e saj njomza intelekti dhe ndjenje. Ja pse poetja amerikane Louise Glück fiton ‘Nobelin” për Letërsi./
Përgatiti dhe përktheu, Rafael Floqi –DIELLI/
/Shkrimi nga Dwight Garner “New York Times/
Kur Saul Bellow fitoi çmimin “Nobel” në Letërsi në 1976, ai komentoi: «Fëmija brenda meje është i kënaqur, i rrituri tek unë është skeptik ”. Bellow pa një farë “poshtërimi sekret” në faktin që “disa nga shkrimtarët shumë të mëdhenj të shekullit nuk e kanë marrë atë çmim”. (Ndër ta dhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. RF)
Louise Glück, e cila fitoi çmimin të enjten, ka qenë prej kohësh skeptike madje edhe për lavdërimet ndaj saj.
Në një intervistë të vitit 2009, ajo tha: “Kur më thonë se kam lexues të shumtë mendoj, ‘Oh shkëlqyeshëm, do të jem bërë si Longfellow’: dikush i lehtë për t’u kuptuar, i lehtë për t’u pëlqyer, i përvojës së hollë që i vihet në dispozicion shumë njerëzve. Dhe nuk dua të jem Longfellow. Dhe më vjen keq, Henry, por unë nuk e bëj dot. Në shkallën që unë vlerësoj, mendoj vetë, “Ah, gjithnjë kam një te metë në këtë punë.”
“- Mbiemri i saj Glück rimon me “clik”, jo “cluck” – dhe ajo nuk është një Longfellow i ri. Megjithatë, është pjesë e madhështisë së saj që poezitë e saj janë relativisht të lehta për t’u kapur, ndërsa është e pamundur të arrihet plotësisht në kuptimin e tyre. Ato kanë mjaft kuptime refleksivë plot jehonë; dhe ju mund të ngatërroheni me ta për një kohë shumë më të gjatë.
Unë kam argumentuar, në këto me shkrim se libri i saj i vitit 1990, “Ararat”, ishte libri më i egër, dhe më i pikëlluar me poezi, i botuar në 30 vitet e fundit. (Ai është pjesë e koleksionit të saj “Poezi: 1962-2012.”) . Ka një frymë rrëfimi dhe pak e egër, shkrova, duke e krahasuar atë me “Gjakun në shina” të Bob Dylanit. Një nga gjërat për ta dashuruar poezinë e Glück është se puna e saj përmban shumë regjistra emocionalë, ajo nuk ka frikë të jetë mizore – as të përballet me mostrat e vetvetes, dhe të të tjerëve, jo me dorëheqjen dhe digresionin terapeutik, por prerjen e arterieve me thikë.
Poetja Kay Ryan, në librin e saj të jashtëzakonshëm me ese, “Sintetizimi i Gravitetit”, shkruan: “Unë mendoj se është mirë të pranosh se çfarë gjëje prej ujku është arti; Unë u besoj shkrimtarëve që e dinë se nuk janë aq të mirë ”. Puna e Glück është e mbushur edhe me jo-hijeshi. Ju do ta kuptoni, por nuk do ta donit atë kurrë si një armike. Ndërsa i shkruaj këto rreshta, unë kam para kopjen time të “Poezive: 1962-2012” të shpërndara në tryezën time të shkrimit. Është mjaft mirë e nënvizuar. Mund ta hapni pothuajse kudo dhe të gjeni copa fluturuese të një intelekti të errët dhe të zgjuarsie të rrallë.”
Ju duhet të merrni një nga ato kimikate, / ndoshta do të shkruani më shumë” është një karakteristikë që paraqitet më poshtë. Kështu është vargu: “Shpina juaj është pjesa ime e preferuar prej teje, / pse është pjesa më e largët nga goja jote.” Kështu është: “Unë prisja më mirë nga dy krijesa / të cilave u ishte dhënë të kishin tru.”
Ndoshta duke shpjeguar linja të tilla, ajo ka shkruar gjithashtu: «Ju tregoni respekt duke luftuar. / Duke lënë të fyer kundërshtarin.
“Vargu i lirë i Glück është ekzakt dhe i tendosur dhe i organizuar retorikisht. Nga ana tematike, pikë pëlqimet përbëhen nga familja, fëmijëria, dashuria, seksi, vdekja, natyra, kafshët. Aludimet e saj klasike janë të shkathëta. Ajo është një poete serioze në orekset e saj. Edhe kur ajo gjoja shkruan për ushqimin, ajo po shkruan për 11 gjëra të tjera në të njëjtin moment. Një poezi e quajtur “Shporta” përfshin gjithë këto rreshta:
“Unë e po sjell shportën time në tregun e pacipë,
në vendin e takimin tonë,
Unë të pyes, sa shumë bukuri
mund të durojë një person? Është
më e rëndë se shëmtia, madje dhe barra
e zbrazëtisë nuk është asgjë para saj.
Bikerina me vezë, papaja, qeska me limona të verdhë
-Unë nuk jam një grua e fortë. Nuk është e lehtë
të duash kaq shumë, të ecësh
me një shportë kaq të rëndë,
prej kashte apo thuprash shelgu.
Glück lindi në New York City në 1943 dhe u rrit në Long Island. Babai i saj ndihmoi në shpikjen e thikës X-Acto. Ky është një detaj kozmikisht sublim; asnjë poet tjetër nuk pret vargjet me aq saktësi dhe qëllim vdekjeprurës sa ajo. Ajo ndoqi kolegjin Sarah Lawrence dhe Universitetin Columbias, por nuk mori asnjë diplomë. Ajo ishte laureate e poetëve të Shteteve të Bashkuara në 2003 dhe 2004. Ajo ka fituar shumicën e çmimeve kryesore të poezisë në SHBA. Kur Glück ishte e re, ajo vuante nga anoreksia nervore. Ajo nuk e trajton shpesh këtë temë ose drejtpërdrejt, në punën e saj. Por këtu është një pjesë e poezisë së saj “Përkushtim ndaj urisë”:
Fillon në heshtje
tek disa vajza fëmijë:
frika nga vdekja, merr formë
përkushtimin ndaj urisë,
sepse trupi i një gruaje është një varr;
që do të pranojë
çdo gjë.
Ajo është bërë një poete e thellë dhe e mprehtë sidomos kur u moshua. Në vëllimin “Averno”, ajo shkruan për fëmijët e saj:
Unë e di se çfarë thonë ata kur jam jashtë dhomës.
A duhet të vizitohem diku a duhet të marr
një nga barnat e reja për depresion.
Unë mund t’i dëgjoj ata, duke pëshpëritur,
duke planifikuar se si ta ndajnë koston.
Dhe unë dua të bërtas
ju të gjithë jetoni në një ëndërr.
Është mjaft keq, ata mendojnë të më shohin mua duke u sfilitur.
Është mjaft keq, pa këto leksione që marrin këto ditë
sikur të ishte ndonjë të drejtë për këtë informacion të ri.
Epo, ata kanë të njëjtën të drejtë.
Pasi ata po jetojnë në një ëndërr dhe unë jam duke u përgatitur
të bëhem një fantazmë.
Në një poezi tjetër, ajo pyet: “Pse të duash atë që do të humbasësh?” Ajo i përgjigjet po vetë pyetjes së saj: “Nuk ka asgjë tjetër për të dashur”
Helen Vendler, duke shkruar në Republikën e Re, për të tha se poezitë e Glück “kanë arritur dallimin e pazakontë të së qenit as” konfesionale “dhe as” intelektuale “në kuptimet e zakonshme të këtyre fjalëve”. Ka një intelekt të bollshëm dhe ndjenja e thellë e Glück-ut që ju tërheq vazhdimisht tek poezitë e saj. Duke komentuar mbi zgjedhjet e dobëta që Akademia Suedeze ka bërë në të kaluarën, Gore Vidal dikur këshillonte të mos nënvlerësonim kurrë zgjuarsinë skandinave. Në rastin e Louise Glück, akademia ka dhënë një çmim saktësisht të merituar.
Një Mit Përkushtimi *
Kur Hadesi vendosi që ai e donte atë vajzë
ndërtoi për të një kopje të Tokës,
gjithçka të njëjtë, në imtësi gjer tek livadhet,
por veçse shtoi vetëm një shtrat.
Çdo gjë e njëjtë, përfshirë dhe rrezet e diellit,
sepse do të ishte e vështirë mendoi për një vajzë të re
për të kaluar kaq shpejt
nga drita e ndritshme në errësirën të plotë.
Gradualisht, mendoi, do t’i prezantonte natën,
së pari si hijet e gjetheve që lëkundeshin.
Pastaj hënën, pastaj yjet. Pastaj as hënën, as yjet.
Lëreni Persefonin të mësohet me të ca nga ca.
Në fund, ai mendoi se ajo do ta quante këtë gjë ngushëlluese.
Një kopje e vërtetë Toke
veçse këtu kishte dashuri.
A nuk e duan që të gjithë dashurinë?
Ai priti shumë vjet,
duke ndërtuar një botë, e duke e parë
Persefonin në rendte në livadh.
Persefonin që merrte erë që shijonte.
Nëse kishte oreks, mendoi ai,
aty i kishte që të gjitha.
A nuk do cilido të ndjejë gjatë natës
trupin e dashur, busullën, yllin polar,
të dëgjojë frymëmarrjen e qetë që thotë
Unë jam e gjallë, e që do të thotë gjithashtu
që dhe ti je i gjallë, sepse më dëgjon,
e ti je këtu me mua. Dhe kur njeri kthehet,
dhe tjetri kthehet –
Kjo është ajo çka ndjeu, ai zoti i errësirës,
duke parë botën që ai kishte
ndërtuar për Persefonin. Asnjëherë s’i shkoi në mendje
se nuk do të kishte më nuhatje
e sigurisht as më ngrënie.
Faj? Terror? Frikë nga dashuria?
Këto gjëra ai as mund t’i imagjinonte;
Pasi asnjë dashnor nuk i imagjinon kurrë.
Ai ëndërronte, ai mendonte se si ta quante këtë vend.
Së pari ai mendoi: Ferri i Ri. Pastaj: Kopshti.
Në fund, vendosi ta quante atë
“Vajzëria e Persefonit.”
Një dritë e butë u ngrit mbi nivelin e livadhit,
pas shtratit. Ai e mori atë në krahët e tij.
Ai deshtë t’i thoshte se të dua, asgjë nuk mund ty të lëndojë
por ai mendoi,
se kjo ishte veç një rrenë, kështu që ai tha më në fund
‘Se ti ke vdekur, asgjë nuk mund ty të lëndojë.
E kjo gjë që iu duk
si një fillim më premtues, por qe më i vërtetë.
Miti i Pafajësisë
Një verë ajo shkon në fushë si zakonisht
duke ndaluar për pak tek pellgu ku ajo shpesh
këqyr veten, për të parë
nëse ajo zbulonte ndonjë ndryshim. Ajo sheh
të njëjtin person, me atë mantelin e tmerrshëm
të vajzërisë që ende i rri ngjitur pas trupit.
Dielli në ujë dukej shumë afër.
Ky është xhaxhai im që spiunon përsëri, mendon ajo –
gjithçka në natyrë është në një farë mënyre si një i afërm e saj.
Unë kurrë nuk jam vetëm, mendon ajo,
duke e kthyer mendimin në një lutje.
Pastaj u shfaq vdekja, si përgjigjja e një lutjeje.
Askush nuk e kupton më
sesa i bukur ishte ai. Por Persefoni kujton.
Se gjithashtu që ai e përqafoi atë, pikërisht aty,
Ndërsa xhaxhai i saj qe duke e parë.
Ajo kujton rrezet e diellit që shndrisin në krahët e tij të zhveshur.
Ky është momenti i fundit që ajo e mbante mend qartë.
Pastaj zoti i errët e shpuri atë larg.
Ajo gjithashtu kujton, jo aq qartë,
depërtimin drithërues se që nga ai moment
ajo nuk mund të jetonte pa të përsëri.
Vajza që u zhduk nga pellgu
nuk do të kthehej më kurrë. Një grua do të vinte,
duke kërkuar vajzën që ishte dikur.
Ajo qëndron pranë pellgut duke thënë, herë pas here,
Qeshë e rrëmbyer, por i tingëllon si gabim
asgjë nuk qe si ajo që ndjeu atëbotë.
Pastaj thotë, ai nuk më rrëmbeu.
E thotë, unë u dhashë me qejf vetë, doja
t’i shpëtoja trupit tim. Madje, ndonjëherë,
Unë vetë dëshiroja këtë. Por injoranca
nuk e mund dot dijen. Injoranca
është diçka e imagjinuar, të cilën beson se ekziston.
Ndaj të gjithë emrat e ndryshëm—
ajo i shqipton me rotacion.
Vdekja, burri, zoti, i huaji.
Gjithçka tingëllon kaq e thjeshtë, aq konvencionale.
Duhet të kem qenë, mendon ajo, një vajzë e thjeshtë.
Ajo nuk mund ta kujtojë veten si i njëjti person
por ajo vazhdon të mendojë se pellgu do të kujtohet
dhe do t’i shpjegojë asaj kuptimin e lutjes
kështu që ajo mund ta kuptojë
nëse i ishte përgjigjur apo jo.
- “Një Mit Përkushtimi” dhe “Miti i pafajësisë” janë marrë nga vëllimi Averno bazuar në mitin grek të Persefonit. Sipas mitologjisë, Vizitorja e parë e gjallë e nëntokës, megjithëse ishte e pavullnetshme, ishte perëndesha Persefoni. Vajza e vetme e Zeusit dhe Demetrës (perëndesha e grurit, bujqësisë dhe pjellorisë), Persefoni ishte një vajzë e pafajshme, një virgjëreshë që pëlqente të luante në fushat ku mbretëronte pranvera e përjetshme. Por Hades kishte plane të tjera për Persefonin: Ai do të vidhte pafajësinë dhe virgjërinë e saj dhe do ta kthente atë në perëndeshën e tmerrshme të Botës së Nëndheshme.
Mbrëmje
Gjatë mungesës tënde të zgjatur, ti më lejove
ta përdorja tokën, duke parashikuar
disa të ardhura mbrapsht nga ky investim. Por unë duhet të raportoj
se dështova me punën time kryesisht
për rritjen e bimëve të domateve.
Mendoj se nuk duhet të më nxisësh më të rris më domate.
Ose, duhet , duhet t’i përmbani shirat e mëdha,
netët e ftohta që janë kaq të shpeshta këtu,
ndërsa në rajone të tjera kanë dymbëdhjetë javë verë.
E gjitha kjo të takon ty: nga ana tjetër,
Unë i mbolla farat, i pashë lastarët e parë
si krahë zogu që shqyenin tokën,
dhe kjo ishte zemra ime
e thyer nga sëmundja, pika e zezë
që kaq shpejt u shumua në rreshta. dyshoj
se ju keni një zemër, në kuptimin tonë të asaj fjale.
Ju që nuk bëni dallimin
midis të vdekurve dhe të gjallëve, të cilët janë, si pasojë,
imune ndaj paralajmërimit, mund të mos e dini sa tmerr i kemi,
fletat me njolla,
e gjethet e kuqe të panjës që bien
edhe në gusht, në errësirën e hershme:
Pasi unë jam përgjegjëse
dhe për këto hardhi.
- Nga “Irisi i egër”, botuar nga The Ecco Press, 1992
Muzika Qiellore
Unë kam një shoqe që ende beson në parajsë.
Jo një person budalla, por gjithë ajo çka di, është të flasë mirëfilli me Zotin.
Ajo mendon se dikush e dëgjon atë në parajsë.
Në tokë ajo është jashtëzakonisht e aftë.
Edhe trime, e aftë të përballet me gjërat e pakëndshme.
Ne gjetëm një vemje që po vdiste për dhe, dhe milingonat lakmitare që zvarriteshin mbi të.
Jam përherë e prekur nga fatkeqësia, gjithmonë e etur kundër veprimit me vrull
Por gjithashtu e ndrojtur, e shpejt mbylli sytë.
Ndërsa shoqja ime qe në gjendje ta shikonte, për të lejuar që ngjarjet të luanin
sipas rrjedhës së natyrës. Por për hatër tim ajo ndërhyri
Largoi ca milingonave nga gjëja e shqyer dhe vazhdoi të ecë
Në anën tjetër të rrugës.
Shoqja ime thotë se i mbyll sytë e pret nga Zoti, dhe asgjë tjetër nuk shpjegon
Antipatinë time ndaj realitetit. Ajo thotë se unë jam si fëmija që
Fut kokën në jastëk
Për të mos parë, fëmija që i thotë vetes
Kjo dritë shkakton trishtim-
Shoqja ime është si nëna. Që me durim më nxit
Të zgjohem e si një njeri i rritur si ajo, si një person i guximshëm-
Në ëndrrat e mia, shoku im më afrohet. Po ecim
Në të njëjtën rrugë, përveç se është dimër tani;
Ajo po më thotë se kur e do botën, dëgjon një muzikë qiellore:
Shih lart, thotë ajo. Kur shikoj lart, s’shoh asgjë.
Vetëm re, flokë borë të shtruar bardhësisht ndër pemë
Që si nuse të bardha kërcejnë nga në një lartësi të madhe-
Atëherë kam frikë për të; Unë e shoh atë
Kapur nga një rrjetë të hedhur qëllimisht mbi dhe-
Në realitet, ne jemi ulur buzë rrugës, duke parë diellin kur perëndon;
Kohë pas kohe, heshtja shpohet nga një klithmë zogu.
Është ky momenti kur ne përpiqemi të shpjegojmë, faktin
Pse jemi të qeta me vdekjen, me vetminë tonë.
Shoqja ime vizaton një rreth përdhe; brenda, vemja që nuk lëviz.
Ajo gjithmonë përpiqet të bëjë diçka të plotë, diçka të bukur, një imazh
Të aftë për jetuar veçmas saj.
Ne jemi shumë të qeta. Qetësisht të ulura këtu, duke mos folur,
në një kompozim
Të rregullt, ku rruga befas errësohet, ajri bëhet i ftohtë,
E aty- këtu shkëmbinjtë që shkëlqejnë dhe vezullojnë-
Kjo është qetësia që të dyja duam.
Dashuria për formën është një dashuri për fundin.
E enjte, 1 janar 2004