Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Mustafa V. Spahiu

 

 

ANKTH E BRENGË

 

 

Ankth e brengë gjarprisht më gjurmojnë,

Rrufet’e serta më godasin deri n’thembër!

Trazirë mendjesh klithjet më shurdhojnë,

Vatrës prush, zjarri ç’po ndez në zemër…

 

Jam kredhur deri në grykë, deri në arzë;

T’i gjunjëzohem mihrabit, t’i lutem altarit.

Pastaj pres shpëtim, fshikëzim n’katarzë;

Po mashtrohem pas dritave t’ një fanarit.

 

Ankthi e brenga në mua s’kanë ngadhnjim,

Nëse më lëmshojnë s’do bëhem therror,

Me palcë eshtrash kapur ‘ë’ drur shekullor

 

Ryzës s’idhët mu nga rrenja do jap lul’zim,

Me lilat kam lindur n’prill të një pranvere –

Veten do e gjejë peng të një thërmie rëre.

E enjte, 12 korrik 2012.

 

DO MËRGOHEM…  

Shushunjat ma përthithin leprozën

 

 

Gushtit n’vendlindje idhnak do mërgohem,

Qepallat me mallë më janë zjarrpërflakur, e

Cikolit të Stërlashtit – firar – do cucrrohem,

Çepirokëve i gjejë gishtat t’stërpërgjakun!

 

“Çdo mal e ka peshën e vet,”- fjalë e urtë,

Imazhe shpeshherë me rroshk’am skicuar.

Mrizeve neuronet – kokës i mbajta trutë, e

Natyra ndërron – rektinë zemra graflluar.

 

Do t’i hap çerçivet – stinën e cysi më tej,

Dielli kapton ëndrrat lartë mbi Kronidel…

Kamerë e syve me imazhe s’do iu gnjej;

Kur soset gushti m’gjeni harfë në zabel!

 

Shkrepash mbi brirë dreri – thundërfat!

Si princ përralle s’e mashtroi vetveten…

Mërgohem n’vendlindje me penën e art’,

Lavdi shushunjave po ma zgjasin jeten!

E mërkurë, 18 korrik 2012, në vendlindje.

 

JAM I PRUSHTË – NDJEHEM AKULL

 

Dhe jam i prushtë ndjehem sikur akull,

Grindem me imtësira demoni m’sulmon!

Me t’Aresit mjeshtri gangull e lë shakull;

Shkumës’padukshme Odisieu m’përuron!

 

Sonetit s’ka skandale s’lëndohet askush,

Luginave shoh vitet – bëhem mençurak…

Shpirtit peng vargjet kalaveshe me rrush,

S’gjejë përgjigje t’saktë zjarr’im  përflak.

 

Me flakadan i çmendur det nuk përkulem!

Ugaroje vargun – im atë më pati thënë, e

Gjurmë në gur – peng – lëre çdo këngë, se

 

Shpresa end kohët … fshatit nuk zhgulem,

Ven’e vinë stinë diç shpërpushi pa trishtim;

Damarit të fshehur – palcës del frymëzim…

E shtunë, 21 korrik 2012, në vendlindje.

 

KATËR MULLINJTË

 

Të katrit bluanin miell t’bardhë, t’verdhë,

Secili lugun e gjatë – gurër prej graniti.

Dhëmb’i moteve pa pyetur i kish’ derdhë;

Vija ndalur firosur ndonjë bajloz e mbyti!

 

Dy pa gjurmë – dy ngjanin plagëmuranë,

Ndoshta mëllefi i kazmës i ka zhgartë![1]

Trokashkat si breshka s’lëvizin rrëshanë;

Errësirës i graplloi prushamë e zjarrtë…

 

Treqind shtëpi të bëfsha gjëmën, o fshat!

Tre shekuj mullinjtë përzjarreshin me uri!..

E bluanin drithin-bukën e hanim të that’ –

Denbabaden vendi tyre, ata janë me tapi!

 

Shekujt tekanjoz përngahera ndërrohen,

Katër mullinjtë patjetër duhet t’riparohen!

 

 

E hënë, 27 qershor 2011, në vendlindje.

 

[1] Zhgart, ë~a, i ka rrënuar, janë derdhur nga dora e njeriut, ose nga vjetërsi e tyre.

 

KËNGA

 

Kënga nis kujtimesh – përfundon shpresë,

Imazhet i kthen n’ëndërr të kohës s’ikur, e

Poeti hap dyer intimash larg një ujëdhesë;

Vetes dëshmitar i thot nga qielli s’ke pikur.

 

Nga metamorfozat s’ke zbritur në tokë, e

Bukura me shëmtinë stinë lypin të mirë, as

Shtegut mendimet fare s’vinë në kokë, pse

Kënga librit të brengave rrallë bimën e qet,

 

Mbi burime të reja përthithur nga thellësia,

Blanat së fundi me hap t’breshke i ndjekë.

Harresa inkarnuar rrëshqet nga pafundësia

Mes çerepit e saçit kënga vetveten e pjekë.

E martë, 25 shtator 2012, në Muçevërcë.

 

KTHIMI PA TAKIM

Kurmit të tim eti, Veliagës

 

Ktheva n’fshat zhuritur ëdrrash e mallë,

Shpati imazhesh më përqafoi me afshëri,

Udhës fëmijërisht u ndeshëm përballë,-

Rrudhëthinjat paksa qeshnin me ironi…

 

Paçka se ironia qeshi, bujare dashuria,

Bulzat shpresë u zgjatën ngadhnjimtarë.

Rrogshtajat e nënës – si vargjet e mia, në

Lisin e qumështit u rrit ‘i rrëfanë lastarë…

 

Kthimi s’më la harresës n’asnjë mënyrë,

Bebëza shtinësh m’ulën preh’rit’agimit.

Lum’i bjeshkës u shndërrua n’pasqyrë:

Mos rri i huaj, eja në prag t’lindjesimit.

 

Shtëpinë mos e lësho-gjarp’ri strehohet,

Këndo me trishtilin – sqep mushtkulluar;

Kurmi i tim eti me mua vakt ngjatjetohet!

Peng yrtin – shtëpinë s’duhet kur lëshuar.

 

Palombar u krodha n’kujtime të hershme,

Pullazit tronditur zbriti me hove një baticë;

Se ndal vaporin në çastet më t’tmershme,

Për kthimin tim do lundroj dhe në zbaticë.

E mërkurë, 22 qershor 2020, në Dardaninë Ilire.

 

LAGJIA

 

Mburrj’e krenari m’është lagjia Dullaku,

Avllive e kopshtesh mbolla fëmijërinë.

Si Demostenin urtia, motesh m’hâ meraku,

Mikpritja e lagjes e pranveron dashurinë!

 

Pjergullë qenka zgjatur gjethesh blerimi,

Njëqindenjëzet portash – rruaza n’gjerdan;

Nuset gjiplota-faqet brerore-rreze agimi-

Model sofrash bukë kur ndajnë me xhan.

 

Miq, hapin thekne portash t’lagjes’ime,

T’iu thuani: “jam mik me birin tuaj poet!”

Zemërngrohtë iu presin me përqafime,

Shtëpish bujare mikpritja zgjatë me vjet.

 

Lagjet e tjera kanë të njejtën dëshirë,

Tradita tyre ka mbetur rrënjë e gurit…

Ninëzat e tyre bëhen dritë n’errësirë;

Fshati shembllen në kallinj të grurit…

E enjte, 23 qershor 2011, në vendlindje.

 

LETRA POETËVE

 

Skënder Buçpapajt

 

Vetëm poezia e ka aleat besnikërinë,

Në shtratin e lumit të vet pa dredhë

Dhe nuk e aktron kur pakujdesinë, se

Lundron valësh, s’kredhet n’shtjellë.

 

Variantin më t’rënd’ e ke përvetësuar,

Nga prindërit prej stërprindërve, la –

Shkëlzeni “Imejetë” t’ka frymëzuar;

Muza t’bartë krahëve diell në hava.

 

 

A.Ç. në Shkodër

 

Besa ndër ne qoftë e pavdekshme, si

Flamur lartë që valëvitet mbi Rozafat,

Fjala rrënjësh burime t’pashtershme –

Shekujve të rrjedhë me të artin fat, se

 

Për njëri-tjetrin kemi aq tepër nevojë,

Zemërgjelbërt më priti – dritarja jote! –

Opusin tim s’e vure dot në peshojë; e

Uni yt më vlerësoi cepit t’kësaj bote.

 

Elida Buçpapajt

 

Zoti kur të fali në shekullin e kaluar,

Me ninulla perlë brohoriste shtëpia.

Yte më diellna të mbante në duar –

Yt atë tha: “Ime bijë, ë’ si Dora d’Istria,”

 

Vitoret tretën ditë nxituan hapërimin,

Ta gjetën emrin – mbaje plot shend!

Me burrin tat vazhdo kinge shkrimin,

Si n’ballë bjeshke dielli ka një vend…

 

 

Lulzim LOGUT

 

Poeti riosh të qartë e ka pranverën,

Një jetë para vetvetes dëgjon trishtila

Me hajku gdhend ujin, zgjate verën –

Vargjet mërli shndërroi n’trëndafila…

 

Poeti të vërtetën ta thotë me emër,

N’hejbet e qepallës rrëke frym’zimi…

I grafllojnë shtatë ujëvare në zemër,

Rreze dielli seç prarohet këngëtimi.

 

 

NATASHA LAKOS

 

Në të njëjtin vit çudi erdhëm në jetë,

Thonë bukë (s)kishte, tërfilli n’kallkan;

Nënat tona ia kërkonin katër fletë, at

Mot kishte ethe e zjarrmi në Ballkan?!

 

Atëbotë ishte gjindosur Informbyroja,

Ti në Korçë, unë thellë n’zonë malsie.

Mësonim shkollë – kyçur rrinte goja!-

Në mend gërshetonim vargje poezie…

E hënë, 19 tetor 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: