EULEX arreston ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi
Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani pas një operacioni nga EULEX-i dhe Policia, raporton Gazeta Express. Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani. Bastisjet kishin nisur në mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa kanë zgjatur për disa orë.
Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer përveç në shtëpinë e Krasniqit, bastisje në disa lokacione tjera. Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja.
Jakup Krasniqi ishe një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar. Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera.
Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar. Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera.
Ai ka qenë ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës. Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.
Please follow and like us: