Artisti shqiptar tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare!
Artisti me origjinë shqiptare, Alkent Pozhegu, ka realizuar një mozaik për Joe Biden, që ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. Punimi i tij i realizuar në mënyrë perfekte ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, ku “The Guardian” e ka cilësuar si fotografinë më të mirë të ditës.
Artisti nga Kosova ka shpjeguar se mozaikun e tij e ka realizuar me kokrra dhe fara të ndryshme.
I ftuar sot në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” ai ka treguar se para 1 viti ka bërë një punim për Donald Trump dhe kësaj here i lindi ideja që të bënte diçka për kandidatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
“Para një viti kam realizuar një për Donald Trump, kështu që lindi ideja që një moment të realizoj dhe Joe Biden. Mediat ndërkombëtare e kanë marrë nga një agjenci franceze“, u shpreh Pozheku.
Alkent Pozhegu ka marrë edhe tri certifikata nga libri i rekordeve Guinness, për artin e veçantë që bën.